Sport

Ozil e harron pagën, preferon largimin nga Arsenal

Published

on

Mesut Ozil është i gatshëm që të harrojë 7 milion funta vetëm që të përfundojë kontratën me Arsenalin në janar dhe të largohet nga klubi.

Ozil ka 6 muaj të mbetur në kontratë me Arsenalin dhe ai paguhet mbi 350 mijë euro në javë nga Gunners.

The Athletic raporton se megjithatë, 32 vjeçari nuk po mendon për para dhe dëshiron të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar.

Disa klube kanë filluar që të zhvillojnë bisedime me lojtarin dhe Arsenalin për të përfunduar kontratën me të dhe njëri nga klubet më të interesuar është Fenerbahce.

Menaxheri Mikel Arteta mund ta ftojë në skuadër Ozilin këtë muaj, por raportohet nga The Athletic që nuk parashikohet një gjë e tillë.

Së fundmi, Ozil është përgjigjur në disa pyetje që tifozët kanë parashtuar për të, ai thotë se dëshiron të luaj në Turki dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pensionohet.

Sport

Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën elitare të Zvicrës

Published

on

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në kampionatin elitar të Zvicrës.

Swiss Football League ka shkruar se ky ndoshta ishte vendimi më i lehtë i gjithë sezonit.

Kjo pasi që nga rikthimi i XS te skuadra e Bazelit, sulmuesi ka shkëlqyer gjatë edicionit.

Shaqiri ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke arritur ta rikthejë ekipin te titulli kampion pas tetë vitesh.

Continue Reading

Sport

Xabi Alonso, së shpejti trajner i Real Madridit

Published

on

Shumë shpejt, Xabi Alonso pritet të të konfirmohet si trajner i ri i Real Madridit.

Spanjolli ka njoftuar ditë më parë për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me klubin e madrilenëve.

Kjo,sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

“Xabi Alonso te Real Madrid! Historia e konfirmuar dhe marrëveshja e nënshkruar për Xabin si trajner i ri deri në vitin 2028. Stafi i kompletuar, kontrata në fuqi dhe një marrëveshje tre-vjeçare për Alonson, me Realin që planifikon që ai fillojë në Kupën e Botës për Klube”.

“Lamtumira e Ancelottit së shpejti, pastaj epoka e Xabit”, ka shkruar Romano.

Continue Reading

Sport

Legjenda e mundjes Sabu vdes në moshën 60 vjeçare

Published

on

Sabu , një nga legjendat e mundjes profesionale , ndërroi jetë papritur në moshën 60 vjeç. Shkaku i vdekjes së mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Branc, ende nuk është bërë i ditur.

Sabu e kishte bërë ndeshjen e tij të fundit një javë më parë, gjë që shënoi tërheqjen e tij nga ringu, ai ishte bërë i famshëm për ndeshjet e tij jashtë fushave me shkallë, karrige, tavolina, tela me gjemba dhe objekte të tjera.

Nuk ishte rastësi që atij iu dha nofka: Maniaku vetëvrasës, vrasës dhe që sfidon vdekjen.

Sabu, i cili ishte nipi i The Sheik, një ish-yll i mundjes, kishte qenë dy herë kampion i peshave të rënda ECW dhe tre herë kampion i tag teams. Mundësi 60-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në ECW në vitet ’90 përpara se të transferohej në WWE në mesin e viteve 2000.

Continue Reading

Sport

Reali një zhgënjim, Ançeloti pas humbjes me Barcelonën: Gabuam në sulm dhe e paguam

Published

on

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë kritik pas humbjes në Barcelonë, që me shumë gjasa mbylli çështjen e titullit dhe etapën e tij të dytë në stolin e bardhë.

Duke analizuar takimin në “Montjuiç”, Karleto ka nënvizuar se skuadra ka gabuar si në mbrojtje, duke marrë shumë gola, ashtu dhe në sulm, ku ka shpërdoruar shumë gola.

 “Bëmë disa gabime të dukshme. Ato na kushtuan disa gola. Rastet që patëm ishin të qarta. Sulmuam mirë pas mbrojtësve. Shënuam tre gola e mund të kishim shënuar më shumë. Në sulm, skuadra kishte një plan të qartë, por duhej të kishim shënuar më shumë.

Mund të ishim mbrojtur më mirë. Në 30 minutat e para, duhet të kishim luajtur më mirë. Nuk duhet të harrojmë se mungonin pesë mbrojtës në takim e të luash kundër Barcelonës me kaq pak resurse nuk është e lehtë. Duhej të mbroheshim më mirë. U mbrojtëm dobët, kaq. Jo sepse bllokuam ulët. Humbëm disa shanse dhe ata na ndëshkuan”, deklaroi Ançeloti.

KRITIKAT – Ançeloti nuk ka dashur të fajësojë askënd nga skuadra, duke preferuar të mos përmendë emra konkretë.

“Patëm mundësinë të shënonim 4-4 dy herë. Ishte ndeshje e ekuilibruar, konkurruese dhe e luftuar fort deri në sekondën e fundit. Shënuam dhe ishte jashtë loje. Kështu e pashë unë. Kundër një skuadre të shkëlqyer, dy skuadrave të shkëlqyera, nuk kam asgjë për të fajësuar skuadrën time sa i përket qëndrimit dhe përkushtimit. Nuk shkoi mirë, por ne konkurruam”, shtoi ai.

FUNDI – Me titullin në duart e Barcelonës, Ançeloti ka folur dhe për takimet e mbetura, duke pretenduar më të mirën nga skuadra e tij.

Continue Reading

Të kërkuara