Lajmet

OVL-UÇK reagon pas punimit të Bashës: E papranueshme që Kuvendi të drejtohet nga fyesi i UÇK-s

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas publikimeve të punimit të Dimal Bashës në të cilin ai si bashkëautor me Jana Arsovska kanë hedhur pretendimet mbi lidhjet e UÇK-së me kriminelë shqiptarë jashtë dhe brenda Kosovës.

“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës. Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë”, thuhet në reagim.

Tutje, OVL-UÇK thotë se është e papranueshme që Basha të jetë në krye të Kuvendit.

“Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë.Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet tutje në komunikatë.

OVL-UÇK e cilëson si njollë të Kuvendit të Kosovës dhe goditje të drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.

“Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.OVL UÇK do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të UÇK-së dhe të vlerave të saj. Ne nuk do të lejojmë që historia jonë të tjetërsohet e as të përlyhet nga individë të tillë”, përfundon komunikata e OVL-UÇK.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj i reagon qeverisë: Shumë vonë, shumë pak

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e projekt buxhetit për vitin 2026, rritjen e pagës minimale, pensioneve dh shtesave për fëmijët.

Sipas tij, kjo rritje është e vonuar dhe e pakët. Teksa ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj tha se një rritje e tillë është dashur të ndodh para shumë vitesh.

Shumë vonë, shumë pak. Marre. Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh. Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, ka shkruar ai.

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin në vlerë prej katër miliardë euro për vitin 2026. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti.

Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

LDK e quan të paligjshëm miratimin e projektbuxhetit: Përpjekje për blerje votash

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm për miratimin e buxhetit të vitit 2026 nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim si “akt të paprecedent politik, institucional dhe një përpjekje të dëshpëruar për blerje votash”.

Në një komunikatë për media, LDK ka theksuar se një qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet nuk ka të drejtë të miratojë dokumente të tilla madhore, veçanërisht “vetëm një javë para balotazhit të zgjedhjeve komunale dhe pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron vendimin e sotëm për miratimin e buxhetit për vitin 2026 nga një qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet si një akt të paprecedent politik dhe institucional, një përpjekje të dëshpëruar për blerje votash dhe manipulim të procesit zgjedhor vetëm një javë para balotazhit të zgjedhjeve komunale dhe pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, miratimi i buxhetit në këtë fazë përbën “uzurpim të kompetencave shtetërore dhe keqpërdorim flagrant të buxhetit publik për interesa partiake”. Partia thekson se ky veprim bie ndesh me Kushtetutën dhe aktgjykimet e fundit të Gjykatës Supreme.

“Asnjë qeveri në detyrë nuk mund të marrë vendime kaq madhore e afatgjata që prekin stabilitetin financiar dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës,” thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK ka paralajmëruar se çdo tentim për përdorimin e buxhetit si instrument elektoral është i papranueshëm dhe përbën “abuzim me pushtetin dhe shkelje të etikës institucionale”.

Në fund të deklaratës, kjo parti u bën thirrje qytetarëve “të mos bien pre e tentativave mashtruese”, duke theksuar se Kosova ka nevojë për “institucione të ndershme, qeverisje me përgjegjësi dhe transparencë”.

LDK ka shprehur vendosmërinë për të mbrojtur rendin kushtetues, integritetin e institucioneve dhe interesin publik, duke u angazhuar për “rikthimin e besimit qytetar dhe normalitetit institucional” pas zgjedhjeve të ardhshme./KP

Continue Reading

Lajmet

​Fundi i arratisjes, 30-vjeçari bie në prangat e policisë

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se po vazhdon me veprime intensive për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtyre veprimeve, sot njësitë e stacionit policor të Lipjanit, në fshatin Gllogovc, kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar personi me inicialet A.A. (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrim”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës të korrektimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet për kapjen e personave të kërkuar dhe ekzekutimin e aktgjykimeve të formës së prerë, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Published

on

E përditësuar: 
08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim liderët e partive politike në vend me fillim nga ora 12:00 , për një takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara