Lajmet

OVL takohet me ambasadorin Guerot: Shqetësimet tona për Specialen të adresohen edhe në shtetin francez

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është pritur në Ambasadën e Francës në Kosovë nga ambasadori Olivier Guérot. Përfaqësuesit e OVL-së kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me Gjykatën Speciale dhe kushtet me të cilat po përballen bashkëluftëtarët e tyre.

Ata kanë kërkuar nga ambasadori francez që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet më të larta të shtetit francez.

Në një njoftim në Facebook, OVL-ja ka falënderuar ambasadorin për vëmendjen, si dhe Francën për kontributin e dhënë në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm drejtësi”, thuhet në reagim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 460 mijë euro ari dhe argjend në Prizren

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar aksion ndaj disa bizneseve për shitjen e arit në Prizren, nën dyshimet për shmangie tatimore dhe doganore.

Gjatë kontrolleve të realizuara në gjashtë lokale afariste dhe tri shtëpi banimi, autoritetet kanë sekuestruar rreth 8 kilogramë ari dhe argjendi të padeklaruar, me vlerë të përgjithshme mbi 460 mijë euro.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar 3.7 kilogramë ari në vlerë rreth 455 mijë euro dhe mbi 4 kilogramë argjend në vlerë afro 9 mijë euro.

Po ashtu, gjatë aksionit janë gjetur edhe dy armë pa leje, ndërsa ndaj katër personave është iniciuar rast për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave doganore”.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Sezonit” te Sunderland AFC

Published

on

Sunderland AFC ka vlerësuar paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, duke e shpallur atë “Lojtari i Sezonit” për edicionin aktual.

Në një postim të publikuar nga klubi anglez, Xhaka u cilësua si “kapiteni” dhe “lideri” i skuadrës, duke marrë vlerësime të mëdha për kontributin dhe ndikimin e tij gjatë sezonit.

“Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i Sezonit. Urime, Granit Xhaka”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Sunderland AFC.

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga figurat kryesore të ekipit, duke treguar paraqitje të qëndrueshme dhe lidership si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, sjell 20 dëshmi të dëbimeve të vitit 1999

Published

on

Më 26 maj 2026, në Qendra Barabar, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit me kujtime “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, i cili sjell 20 dëshmi autentike të qytetarëve të dëbuar me forcë gjatë pranverës së vitit 1999.

Libri trajton përvojat e dëbimeve masive nga Kosova gjatë luftës, ku qytetarët u detyruan të largohen me trena drejt kufirit në Bllacë të Hanit të Elezit dhe më pas si refugjatë drejt Maqedonisë së Veriut. Përmes rrëfimeve personale, botimi dokumenton eksodin e asaj periudhe dhe traumat e përjetuara, duke e paraqitur trenin si simbol të zhvendosjes së dhunshme.

Sipas organizatorëve, libri synon të shërbejë si dokument historik dhe edukativ, duke nxitur kujtesën kolektive, dialogun dhe reflektimin mbi pasojat e konfliktit.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen me sukses në Marché du Film në Kanë

Published

on

Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Marché du Film në Kanë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së filmit, ku Shqipëria dhe Kosova janë prezantuar me një stendë të përbashkët përmes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gjatë ditëve të panairit, përfaqësuesit e të dy institucioneve kanë zhvilluar një sërë takimesh me institucione të filmit, producentë dhe përfaqësues të rëndësishëm të industrisë globale audiovizuale. Në këto takime është diskutuar edhe ligji i ri shqiptar për kinematografinë dhe audiovizualin, i cili ka ngjallur interes të konsiderueshëm tek partnerët ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja e përbashkët në këtë aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e prezencës së Shqipërisë në hartën globale të filmit, përmes nxitjes së bashkëprodhimeve dhe projekteve të reja.

Në përmbyllje të aktivitetit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kineastët që kanë vizituar stendën shqiptaro-kosovare gjatë zhvillimit të Marché du Film në Kanë.

Continue Reading

Të kërkuara