Lajmet

OVL e UÇK-së i reagon Speciales: Mbajtja e seancës më 28 nëntor, fyerje e ndjenjave tona kombëtare

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancë më 28 nëntor.

OVL UÇK,  shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, z. Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, shtë dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagim thuhet se kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.

Kjo organizatë thotë se mbajtja e seancës më 28 nëntor është fyerje e ndjenjave kombëtare.

Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.”/EO

Lajmet

Krimet e luftës në Prekaz: Dorëzohet aktakuza, prokuroria sot në konferencë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë Speciale (kati VI), me fillim nga ora 13:30.

Gjatë këtij takimi me gazetarë, prokurorët e çështjes pritet të shpalosin detaje rreth përmbajtjes së aktakuzës dhe personave të akuzuar për masakrën dhe krimet e kryera në këtë ngjarje historike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Britani: Dënohet familja shqiptare që drejtonte rrjetin e kokainës në Mançester

Published

on

By

Gjykata “Manchester Crown Court” në Britaninë e Madhe ka dënuar me burgim anëtarët e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës. Në krye të rrjetit ndodhej 44-vjeçari Rezart Balesi, i cili u dënua me 7 vite e 6 muaj burg, ndërsa në burg përfunduan edhe djali i tij 22-vjeçar, Joshua Balesi (4 vite burg) dhe vëllai Refail Balesi (5 vite e 3 muaj burg).

Sipas hetimit të kryer nga njësia rajonale kundër krimit të organizuar (NWROCU), grupi përdorte një lokal në zonën e Bury-t si bazë operative, ndërsa porositë e drogës merreshin përmes aplikacionit WhatsApp dhe u shpërndaheshin klientëve nga korrierë të besuar. Hetimet treguan se rrjeti, i cili funksiononte nga maji i vitit 2024 deri në mars të vitit 2026, gjeneronte deri në 9,000 paund në një natë të vetme.

Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësja e çështjes kritikoi ashpër kryetarin e grupit, Rezart Balesi, për futjen e djalit të tij në rrugën e krimit që në moshën 18-vjeçare.

Përveç anëtarëve të familjes Balesi, gjykata dënoi edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal: Fatos Vrenezi (53 vjeç) – u dënua me 4 vite burg, Imanuel Lumaj (30 vjeç) – u dënua me 3 vite e 9 muaj burg, Fjoraldo Lukaj (31 vjeç) – u dënua me 3 vite e 6 muaj burg dhe përballet me dëbim nga Britania, Lorenzo Canovi (48 vjeç) – u dënua me 37 muaj burg, Antonino Precaj (33 vjeç) – u dënua me 27 muaj burg për përfshirje në kultivim kanabisi.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara