Lajmet

Osmani: Vuçiqi s’ka interes për serbët në Kosovë, qëllim i tij është destabilizimi i rajonit e kthimi në vitet e 90-ta

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka interesim që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet kosovare. Sipas saj, qëllimi i presidentit serb është destabilizimi i rajonit.

Në një adresim për media, presidentja Osmani tha se janë të interesuar që serbët të kthehen në institucione, ndërsa Kosovën e cilëson multietnike.

“Në asnjë moment nuk e besoj që Vuçiqi është i interesuar që serbët të kthehen në institucione. Ne jemi të interesuar që serbët të jenë në institucione, gjë që ju takon edhe me Kushtetutë edhe me pako të Ahtisarit. Kosova është multietnike jo përse thotë Vuçiqi por që u takon me Kushtetutë. Në asnjë moment nuk besoj që Vuçiqi e ka atë qëllim, ai po duket po punon vetëm në destabilizim të rajonit dhe kthim në vitet e 90-ta”, u shpreh Osmani.

 

Bota

Vladimir Putin njofton shtimin e trupave ushtarake

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një dekret për shtimin e forcave të armatosura të vendit, duke bërë të ditur nevojën për krijimin e zonave të reja ushtarake. Kjo nismë vjen në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar, veçanërisht pas anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në deklaratën e tij, Putin ka njoftuar se numri total i forcave të armatosura do të rritet në rreth 2.4 milionë, përfshirë 1.5 milion ushtarë aktivë. Kjo është hera e tretë që Rusia rrit numrin e trupave që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valeri Gerasimov, shpjegoi se krijimi i zonave të reja ushtarake do të shoqërohet me ngritjen e bazave dhe dislokimin e trupave të reja. Ai theksoi se nevoja për forcimin e këtyre strukturave është e domosdoshme për të përballuar sfidat e reja gjeopolitike.

Putin kërkoi gjithashtu forcimin e armatosjes dhe militizimin e forcave të armatosura. Ai njoftoi se në të ardhmen, ushtria ruse do të marrë armët moderne në seri, për të siguruar një përmirësim të qëndrueshëm të kapaciteteve ushtarake.

Presidenti ruse theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të njohurive të fituara nga lufta në laboratorët e raketave dhe armëve. Ai njoftoi gjithashtu se do të vizitojë një fabrikë në Shën Peterburg të enjten, për të parë nga afër përparimet në prodhimin e armëve.

Kjo lëvizje e Putinit pasqyron një strategji të qartë për forcimin e fuqisë ushtarake ruse, në një kohë kur tensionet globale janë në rritje dhe situata në Ukrainë vazhdon të mbetet e paqartë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vdekja e një fëmije në Malishevë, policia jep detaje

Publikuar

nga

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Malishevë, 16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas raportimeve në media, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një depo të madhe municionesh ruse pas një sulmi me dron gjatë natës

Publikuar

nga

Si pasojë e një sulmi me dron, i cili filloi gjatë natës, u shkatërrua një depo municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit, tha një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) për CNN të mërkurën.

Dronët ukrainas shënjestruan deponë e ministrisë ruse të mbrojtjes në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U, bomba ajrore të drejtuara dhe municione artilerie, tha burimi.

Qeveria rajonale njoftoi se zjarret e mëdha shpërthyen si pasojë e mbeturinave e dronëve të zmbrapsur nga mbrojtja ajrore lokale. Guvernatori Igor Rudenya urdhëroi evakuimin e pjesshëm të asaj zone gjatë orëve të para të së mërkurës.

Monitoruesit e tërmeteve thonë se si pasojë e shpërthimeve nga sulmi me dron mund të jenë gjeneruar aktivitet sizmike. Ben Dando, një sizmolog në fondacionin norvegjez të kërkimit të sizmologjisë NORSAR, i tha CNN se sensorët “zbuluan sinjale sizmike, të magnitudës 2.5 deri në 2.8, në veriperëndim të Rusisë, të cilat duket se lidhen me sulmin me dron të nisur nga Ukraina”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria gjermane mohon pezullimin e lejeve për eksportet e armëve në Izrael

Publikuar

nga

Qeveria gjermane ka mohuar pretendimet se ka pezulluar lejet për eksportet e armëve në Izrael, pavarësisht raporteve që po qarkullojnë se eksportet nga Gjermania kanë ngecur.

“Nuk ka asnjë ndalim për eksportet e armëve në Izrael dhe nuk do të ketë asnjë ndalim”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë për agjencinë e lajmeve DPA.

Zëdhënësi shtoi se qeveria vendos për eksportet e armëve rast pas rasti, duke marrë parasysh ligjin humanitar dhe situatën aktuale midis Izraelit dhe Hamasit.

Të mërkurën, Reuters raportoi se Gjermania ka bllokuar eksportet e armëve të reja në Izrael si rezultat i sfidave ligjore, duke cituar një burim pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Gjithashtu ka pasur edhe raportime të tjera ku pretendohet se qeveria gjermane ka ndryshuar pozicionin e saj për furnizimin e Izraelit me armë. Që nga marsi, nuk janë lëshuar më leje për eksportet e armëve, pasi numrat janë në rënie që nga muajt e mëparshëm, duke vënë në mënyrë efektive të gjitha shitjet në pritje, raportoi shtypi vendas./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara