Lajmet

Osmani uron ShBA-në: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke thënë se populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan.

Në një postim në Facebook, e para e vendit ka thënë se aleanca e Kosovës me ShBA-të vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave dhe në këtë ditë kujtohen vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara.

“Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave. Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July”, thuhet në urimin e Osmanit.

Aktualitet

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Published

on

Për nder të shënimit të 26 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot organizon një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës

Datë: 05.09.2024

Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00,

Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00

Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit

Vendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15-Datë: 06.09.2024.

E shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00

Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.

PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32 gradë Celcius sipas IHMK.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori Hargreaves i shkon në zyrë Dimal Bashës

Published

on

By

Kryeparlamentari Dimal Basha priti sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës ndaj Britanisë së Madhe për rolin e saj gjatë luftës, dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Ai tha se Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit në familjen evropiane, dhe synimin e qartë për anëtarësim në NATO.

Ndërsa, ambasadori Hargreaves ri-konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan arrin në 2200

Published

on

By

Operacionet e kërkim-shpëtimit nga tërmeti i fuqishëm i së dielës në Afganistanin lindor po vazhdojnë, me numrin e të vdekurve që tejkalon 2.200, sipas zyrtarëve.

Hamdullah Fitrat, zëvendës zëdhënës i administratës së përkohshme, tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se numri i të vdekurve u rrit në 2,205, ndërsa numri i të plagosurve arriti në 3.640, vetëm në provincën Kunar.

Me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, numri i të vdekurve mund të rritet më tej ndërsa operacionet e kërkimit për të mbijetuarit vazhdojnë“, tha më parë Rahimullah Hamzala, zëdhënës i forcave lokale të sigurisë në provincën Kunar.

Autoritetet në Kabul kanë frikë gjithashtu se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa ndajnë të dhëna nga provincat Nangarhar, Laghman dhe Panjshir, të cilat u goditën gjithashtu. Të paktën 12 vdekje janë raportuar tashmë në Nangarhar.

Agjencitë humanitare paralajmërojnë se shkalla e shkatërrimit kërkon mbështetje urgjente ndërkombëtare për të parandaluar një krizë të përkeqësuar.

Turqia këtë javë dërgoi 25 ton ndihma në vend, duke përfshirë materiale strehimi, pako higjienike dhe kuti ushqimore.

Pakistani fqinj gjithashtu ka dërguar 105 ton ndihma, ndërsa Irani, Kina dhe India, si dhe vendet perëndimore, janë zotuar të dërgojnë ndihmë./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara