Lajmet

Osmani udhëton në Bruksel, kjo është arsyeja e vizitës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes, thuhet se temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

Lajmet

Abdixhiku pritet në Ambasadën Amerikane pas pezullimit të Dialogut Strategjik

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është parë sot duke hyrë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, vetëm pak minuta pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Abdixhiku ka mbërritur në objekt rreth orës 15:00, ku pritet të zhvillohet një takim me përfaqësues të ambasadës amerikane.

Para këtij takimi, kreu i LDK-së reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se “është koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”./UBTnews

Continue Reading

Lajmet

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Uashingtoni ka vendosur të pezullojë për një periudhë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Në deklaratën e publikuar nga Ambasada thuhet se ky vendim është marrë për shkak të shqetësimeve rreth veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë kontribuar në rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë, duke vështirësuar bashkëpunimin produktiv mbi prioritetet e përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në deklaratë.

Dialogu strategjik kishte për synim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, në interes të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

​“Kam shumë për të thënë”: Rubin konfirmon se do të jap dëshmi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

“Kam shumë për të thënë javën e ardhshme”, tha James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, derisa konfirmoi se do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Rubin do të dëshmojë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të dëshmoj në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin për emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin”.

Madeleine Albright, tashmë e ndjerë, ishte kryediplomate amerikane.

Gjykata Speciale, e cila i heton krimet e pretenduara të luftës, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015.

Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.

Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nis paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale“, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme“, përfundoi ai./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara