Lajmet

​Osmani thotë se së shpejti do të dihet data e seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet e ditur data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kjo do të ndodhë sipas afateve kushtetuese. Ajo shtoi se ekipi i saj ligjor po analizon nevojat për përgatitjen e kësaj seance për të siguruar një konstituim të suksesshëm të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Osmani tha se presidenti ka marrë zyrtarisht njoftimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për ndarjen e ulëseve në Kuvend. Ajo shtoi se, sipas Kushtetutës, presidentja ka afat 30 ditë nga certifikimi i rezultateve për të thirrur seancën konstituive.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27%, dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06%./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Apeli shqyrton ankesën e Millosh Plleskoviqit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte në Prizren

Published

on

By

Në Gjykatën e Apelit do të mbahet të hënën seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Më 31 korrik 2025, Gjykata Themelore e ka dënuar Pleskoviqin me 15 vjet burgim për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

Vendimi ishte dhënë nga gjykatësi Rrahman Beqiri. Pleskoviqi ishte nën masë paraburgimi që para gjykimit.

Sipas aktakuzës, Pleskoviqi dhe një grup serbësh të armatosur kanë hapur zjarr me armë ‘Kallashnikov’ në qytetin e Prizrenit. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shpëtuar.

Continue Reading

Lajmet

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Aktualisht qytetarët po presin deri në 5 minuta për të dalë nga Kosova, gjersa edhe sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, janë nga 1 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga -5 deri në -1 gradë.

Kushtet e motit do të mbeten të ftohta, me mundësi të ngricave, për çka IHMK ka rekomanduar qytetarët për kujdes të shtuar.

Continue Reading

Lajmet

Ndërroi jetë Ali Sadriu, ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës

Published

on

By

Ka ndërruar jetë Ali Sadriu. Ai ishte ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës. Në periudhën kur Kosova ndërtoi sistemin financiar të vetin.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë bashkëpunëtori i tij, Besnik Osmani.

Postimi i plotë i Osmani në Facebook:

Paska ndërruar jetë Ali Sadriu.

Aliu nuk ishte vetëm ministri i parë i financave, por edhe themeluesi i institucioneve fiskale dhe financiare të Republikës së Kosovës.

Në kohët më të vështira, Aliu ishte lis që nuk rrëzohej kurrë dhe mendje që ecte përpara, me qëllime, ide dhe bindje të qarta.

Periudha e pasluftës ishte jashtëzakonisht e vështirë – jo vetëm për t’u përgjigjur nevojave urgjente të rindërtimit, por edhe për të mbrojtur vlerat liridashëse dhe shtetndërtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Trim i madh, burrë i vendosur, i qartë në ideale dhe në vizion.

Me drejtimin tënd dhe me ndihmën e shumë ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, u themelua buxheti i parë i shtetit. U siguruan rrogat e para për mësuesit dhe mjekët. U ndërtuan institucionet më të rëndësishme financiare: Thesari, Buxheti, Administrata Tatimore dhe Doganore e Kosovës.

Nuk mund të harrohet gëzimi yt – edhe pse i përmbajtur, për shkak të natyrës sate – kur vendose doganën e parë në pikën kufitare të Merdarës.

As momenti kur, mbi një filxhan porcelani kafeje, u shënua shifra e parë e buxhetit të shtetit: 213 milionë euro.

U prehsh në paqe, Ali Sadriu.

Kontributi yt do të mbetet gur themeli i shtetit të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara