Lajmet

Osmani: Të përkushtuar që sfidat t’i tejkalojmë me partnerë e aleatë

Këto komente Osmani i bëri në takimin me kryeministrat evropianë Mark Rutte dhe Xavier Bettel.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke aluduar për situatën në veri ka thënë se Kosova është e përkushtuar që sfidat t’i tejkalojë me partnerë e aleatë. Këto komente Osmani i bëri në takimin me kryeministrat evropianë, atë të Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në komunikatën për media thuhet se takimi trepalësh u fokusua në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve trepalëshe, nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimin në fushat kryesore me interes të përbashkët.

“Presidentja Osmani falënderoi Holandën dhe Luksemburgun për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënvizoi vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që lidhin të tri vendet evropiane së bashku. Më tej, Presidentja Osmani theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, janë orientim strategjik, ndaj shtroi nevojën e mbështetjes dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në këto dy organizata.

E një pjesë e diskutimit me dy kryeministrat u fokusua në situatën aktuale të sigurisë në veriun e vendit.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit dhe se vendosja e rendit dhe e ligjit është në përputhje me investimin ndër vite të shteteve të BE-së me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në takim, presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës që sfidat t`i tejkalojnë me partnerë dhe aleatë”, thuhet në komunikatë.

Osmani potencoi se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

Kurse në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, derisa Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sikurse edhe shkelë marrëveshjen e fundit të Brukselit të arritur në Ohër.

“Presidentja Osmani dhe kryeministrat Rutte e Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”.

Takimi u përmbyll me rikonfirmimin e përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon e më gjerë, thuhet në fund të komunikatës. 

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2493 gjoba për kundërvajtësit e trafikut në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, teksa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

​Vendimi i Supremes, LDK-ja sot i drejtohet Prokurorisë

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot, më 16 korrik, në Prokurorinë Speciale vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme. Dorëzimi do të bëhet në orën 11:30.

Bëhet fjalë për çështjen e arkave fiskale.

Veprimi i LDK-së vjen pasi Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm si dhe e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Rrjedhimisht, Supremja bëri të ditur se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë, është e kundërligjshme. Sipas gjykatës, gjithashtu shkel dispozitat kushtetuese.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Qeveria në detyrë e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30. Një prej pikave është edhe raportimi rreth vlerësimit për rishpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ për vitin 2025 për zgjedhjet lokale.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standard të veprimit për krijimin e Listës së Votuesve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025.

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 47-të

Published

on

Kuvendi ka dështuar për herë të 47-të të konstituojë legjislaturën e nëntë, ku tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish ftoi partitë politike për të propozuar emrat e kandidatëve për Komisionin Ad-hoc për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as pas kësaj thirrje partitë e tjera në Kuvend nuk propozuan emrat, madje të njëjtat kërkuan që kryesuesi t’i kthehet rendit të ditës së dakorduar për votim  të hapur të zgjedhjes së të parës së Kuvendit.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 17 korrik në orën 11:00./Kosovapress

 

Continue Reading

Të kërkuara