Lajmet

Osmani takon senatorin Cruz, flasin për forcimin e partneritetit Kosovë – SHBA

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz, me ç’rast kanë diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Ajo ka shtuar po ashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe siç ka shkruar ajo “jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”.

Lajmet

Plagoset një person në Leposaviq, dyshohet se është rrëmbyer në territorin e Kosovës nga xhandarmeria serbe

Published

on

By


Një person shtetas i Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës duke thënë se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe. Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar. Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi. Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet e sigurisë”, njofton Policia./EO


 

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen 10 armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 346 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 53 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe vepra të tjera.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4854 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 311 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftimin e policisë./EO

Continue Reading

Lajmet

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Published

on

By

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Turqinë.

Forca e lëkundjeve raportohet se kishin magnitudë 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore.

Autoritetet thanë se tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë.

Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas orës 14:30 dhe epiqendra e tij u vlerësua në 11 kilometra (6.8 milje).

Rajoni vazhdon të goditet nga lëkundje pasuese pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë më 27 tetor. Përpara tërmetit të fundit me magnitudë 4.9, një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 kishte ndodhur në të njëjtën epiqendër.

Ekspertët thonë se këto vlerësohen më shumë si pasgoditje sizmike, por frika për pasoja më të rënda është prezentë. Nuk ka ende raportime për dëme materiale dhe të lënduar./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban mbledhje për certifikimin e rezultateve, njofton komunat që shkojnë në balotazh

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur sot në Prishtinë për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në 35 komuna të Kosovës, si dhe shpallja e rezultateve për kryetar komune në Prishtinë, Junik dhe Mamushë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së diskutuan për ecurinë e procesit zgjedhor, transparencën e numërimit të votave dhe respektimin e procedurave ligjore.

Ndër të tjera, u bë e ditur se disa komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, ku qytetarët do të vendosin për kryetarët që do të drejtojnë komunat përkatëse. Disa nga komunat që shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci dhe Peja./KP

Continue Reading

Të kërkuara