Lajmet
Osmani sot takon partitë politike për konsultime për zgjedhjet
Published
3 months agoon
By
Betim GashiPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t`i presë sot në takim liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Të gjitha partitë e ftuara në takim e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 5 (2) të Ligjit Nr. 089L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (“Ligji”), zgjedhjet e rregullta për Kuvend, duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 Janar – 16 Shkurt 2025. Rrjedhimisht, në pajtim me përcaktimet e Kushtetutës dhe Ligjit, më 26 korrik 2024, fillon zyrtarisht faza brenda së cilës mund të zhvillohen konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën C301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit dërguar partive politike./UBTNews/
Lajmet
Bastisje në Gjilan, arrestohet një person nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve
Published
3 mins agoon
November 7, 2024By
UBTNewsPolicia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.
Sipas policisë në vazhdën e luftimit të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, pas një pune hetimore dhe operative në terren, me datën 7 nëntor në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, është realizuar kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi të dyshuar i cili ka bërë shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit.
“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin e shtetit nga prokuroria kompetente, sipas policisë të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti i cilësuar ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, është proceduar tutje për procedurat e mëtejme.
Lajmet
“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
Published
7 mins agoon
November 7, 2024By
UBTNewsTelekomi i Kosovës këto ditë ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara Prepaid që ofrojnë shërbime të zërit dhe internetit.
Disa prej këtyre pakove mujore kanë shënuar ngritje të çmimeve rreth 20 për qind ose nga një euro për pako. Një prej pakove, e cila ka kushtuar deri më 31 tetor 5 euro e 99 euro tani nga ky muaj kushton 6 euro 99 centë.
Disa konsumatorë të “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shtrenjtime. Këtë ngritje të çmimeve, zyrtarë të Telekomit të Kosovës e kanë quajtur simbolike.
Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepja thotë se që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ‘ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht’.
“Me modifikimin e pakove, Telekomi i Kosovës e ka rritur dukshëm, në sasi, përmbajtjen e ofertës, e pakove, ndërkohë që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht”, thekson Lepaja.
Ai ndër të tjera ka thënë se Telekomi i Kosovës, edhe kësaj radhe, si zakonisht, e dëgjon zërin e konsumatorëve të vet dhe ipërshtatë pakot me nevojat dhe kërkesat e tyre.
“Këtë modifikim të pakove Telekomi e ka bërë i motivuar nga rritja e kërkesave të konsumatorëve, kohëve të fundit, si rezultat I modernizimit të rrjetit të Vala dhe kalimit të plotë në teknologjinë 4G+ dhe 5G”, thotë Lepaja në një përgjigje me shkrim.
Konsumatorët e “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shërbime, derisa zëdhënësi Lepaja thotë se nuk kanë pranuar ankesa lidhur me çmimet e reja të pakove.
Lajmet
Miratohet me vërejtje rregullorja e punës së Komisionerit Parlamentar për FSK-në
Published
30 mins agoon
November 7, 2024By
UBTnewsKomisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar draftin final të rregullores së punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ky projektligj është miratuar me disa vërejtje të propozuara nga anëtarë të partive opozitare dhe asaj në pushtet.
Derisa anëtarët e partive opozitare dhe atyre në pushtet u pajtuan njëzëri që ta votojnë në procedurë të shpejtë, këtë projektligj, Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje përmendi disa vërejtje, për çka u shpreh se nuk do të votojë pro.
Përveç kësaj, Selimi potencoi se kanë pranuar me vonesë projektligjin.
“Sa i përket rregullores së punës së zyrës së Komisionerit Parlamentar, mënyra e ftesës që na është bërë neve si deputet dhe prezantimi i rregullores ka qenë afati shumë i shkurtër kohor. Ne dje kemi marrë ftesën për takimin e sotëm, njëkohësisht e kemi marrë edhe rregulloren, më pak se 24 orë kemi pasur kohë ta shqyrtojmë, analizojmë dhe vërejtjet ose propozimet tona t’i japim në lidhje me këtë. I kam vërejtjet e mija në shtatë nene, në disa pika. Por, mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregulloreje. Gjuha shqipe është pothuajse e bastarduar në disa nene që nuk ishte dashur të ishte ashtu. Unë nuk jam njëra prej atyre që do ta votoj sot këtë rregullore, për arsyet e mija”, tha Selimi.
Ndërkaq, anëtari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha kërkoi që në mënyrë emergjente ky projektligj të kalohet.
“Unë kam prirje më shumë ta përkrahim grupin punues që janë të thelluar në këto tema. Deputetja po kërkon edhe një takim t’i trajtojmë disa vërejtje të saj që ne nuk e dimë a ka vërejtje në ato që ne jashtë komisionit dhe grupit punës, as unë nuk jam i njoftuar shumë. Koha e shkurtër për ta lexuar, unë nuk e kam lexuar fare. Por, kam prirje t’iu besoj këtyre që kanë punuar aty…Unë e kisha proceduar në formë emergjente për ta kaluar edhe pasi ka konsensus politik të partive politike”, tha Berisha.
Pasi filluan diskutimet rreth vërejtjeve, komisioni vazhdoi të mbahet i mbyllur për media. Me përfundimin e tij, kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni tha se pas shqyrtimit të vërejtjeve, anëtarët u dakorduan që të votojnë pro miratimit të rregullores së punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Po bëhen 10 vite që ne po mundohem të funksionalizojmë institucionin e Komisionerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Tani jemi në fazën e hartimit të ligjeve sekondare. Një ndër to është edhe rregullorja e cila e përkufizon punën e Komisionerit dhe zyrës së Komisionerit. Ne kemi ardhur deri tek një draft final, i cili kur është prezantuar në komision pati edhe disa vërejtje, nga disa anëtarë të komisionit. Ne i shqyrtuam ato vërejtje dhe ato që ishin të arsyeshme menjëherë u miratuan, duke i ndryshuar nenet, paragrafët, duke i plotësuar e të tjera. Në fund, të gjithë njëzëri e miratuam këtë rregullore… Kishte vërejtje që të gjithë kemi pasur rezerva, mëdyshje dhe së bashku erdhëm deri tek zgjedhja finale”, potencoi Quni.
Përveç kësaj, Quni tregoi për rëndësinë e miratimit të këtij projektligji.
“Komisioneri që në momentin kur të miratohet rregullorja e gëzon një buxhet dhe gëzon të drejtën të shpallë konkursin që të punësohen zyrtarët hetues, këshilltarët, nëpunësit e të tjerë. Zyra bëhet operacionale dhe bëhet adresë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe për pjesën e uniformuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes nëse ata e kanë ndonjë shqetësim, për të cilin mendojmë që nuk është trajtuar brenda institucionit mundem t’i adresohen vetë Komisionerit “, tha Quni.
Bota
Elon Musk, fituesi i dytë i zgjedhjeve pas Trumpit
Published
1 hour agoon
November 7, 2024By
UBT NEWSNëse Donald Trumpi është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë pas tij vjen një tjetër emër i njohur, miliarderi Elon Musk. Musk ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të kandidaturës republikane gjatë fushatës, duke investuar gjithçka për të siguruar që Trump të arrijë një tjetër mandat.
Njeriu më i pasur në botë ka hedhur gjithçka në këtë fushatë. Ai nuk ka hezituar të angazhohet personalisht, duke ndjekur me pasion tubimet e Trumpit dhe duke dalë në skenë për ta mbrojtur atë, veçanërisht në shtetin kyç të Pensilvanisë. Me një ndikim të madh në rrjetet sociale dhe me pasuri të jashtëzakonshme, Musk ka arritur të krijojë një rrjet të gjerë mbështetjeje për kandidatin e tij të preferuar.
Sipas burimeve të besueshme, Musk ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë për të mbështetur fushatën e Trumpit. Ai ka përdorur platformën e tij sociale, X (ish-Twitter), për të shpërndarë mesazhe të fuqishme të Trumpit, me fokus të veçantë në politikat e migracionit, të cilat kanë qenë një temë e nxehtë në këtë periudhë zgjedhore.
Një nga hapat më të diskutueshëm që Musk ka ndërmarrë ka qenë organizimi i një lotarie të veçantë, në të cilën ai ofroi 1 milion dollarë çdo ditë për ata votues që janë regjistruar në shtetet kyçe dhe që janë të gatshëm të nënshkruajnë një peticion konservator në favor të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të mbajtur armë.
Ky angazhim i Musk ka shkaktuar diskutime të shumta, duke e bërë atë një nga emrat më të përfolur të fushatës zgjedhore. Megjithatë, mbështetje e tij për Trumpin duket se ka arritur të krijojë një koalicion të fuqishëm me grupe të ndryshme konservatorësh, të cilët e shohin si një udhëheqës të fuqishëm për një ndryshim të thellë në politikën amerikane.
Në një kohë kur Trump po përballet me disa sfida dhe akuza, mbështetja e Musk dhe investimi i tij i madh mund të ketë ndikim të rëndësishëm në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, duke e renditur Musk si një nga figurat kryesore të momentit pas ish-presidentit amerikan./Guardian/
Epikë, muzikë dhe dramë: 5 filmët më të mirë për këtë Nëntor!
Bastisje në Gjilan, arrestohet një person nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve
“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
E keni ditur gabim, ushqimet pikante i japin freski organizmit
Miratohet me vërejtje rregullorja e punës së Komisionerit Parlamentar për FSK-në
Kur fjalët mbyllen me dry: Panairi i Librit në Algjeri pa zërin fitues, Kamel Daoud!
Me zemrën në Prizren: Kujtesa e ‘Nënë Terezës’ rikthehet në vendin e origjinës
Elon Musk, fituesi i dytë i zgjedhjeve pas Trumpit
Analizë: Cili vend ballkanik është më afër anëtarësimit në BE?
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje