Lajmet

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau.

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë sot (e enjte) me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, presidenti francez ia ka hedhur gjithë përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë.

“Ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare në situatën aktuale dhe mungesë respekti për një marrëveshje që është e rëndësishme dhe është mbyllur disa javë më parë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në takim dy ministre nga Belgjika.

Sipas agjendës së presidentes, takimi i saj me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe atë të Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt zhvillohet në orën 09:30.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në një njoftim të presidencës./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara