Lajmet

Osmani-Sadriu: Kosova synon anëtarësimin në OSBE

Publikuar

Presidentja Osmani pas takimit me shefin e OSBE-së: Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë.

Presidentja Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport.

Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së, duke potencuar se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë.

Ndërkaq z. Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar në të gjitha fushat.

Lajmet

Hamasi i bën thirrje vendeve të tjera ta njohin shtetin palestinez

Publikuar

nga

Vendimi i Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës për të njohur shtetin e pavarur palestinez është mirëpritur nga Hamasi, i cili u ka kërkuar vendeve të tjera të ndjekin shembullin e tyre.

“Ne mirëpresim vendimin e Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës dhe e konsiderojmë atë një hap të rëndësishëm në rrugën drejt krijimit të së drejtës sonë për tokën tonë dhe krijimit të shtetit tonë të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve në mbarë botën që të njohin të drejtat tona legjitime kombëtare, të mbështesin luftën e popullit tonë për çlirim dhe pavarësi dhe t’i japin fund pushtimit sionist të tokës sonë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore

Publikuar

nga

Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me aksionet e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore. Sipas vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit, sot ky aksion ka vazhduar në një ndërtim në lagjen Arbëria.

“Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria. Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidentja Osmani: Masakra e Dubravës, shpërfaqi egërsinë e pushtetit kriminal serb

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën në burgun e Dubravës, të 22 majit të vitit 1999, ku pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau në këtë burg 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politikë, si dhe i plagosi 300 të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo masakër shpërfaqi, sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik, të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg. Me këtë rast, Vjosa Osmani ka kërkuar drejtësi për viktimat.

“25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë. Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik, të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg. Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë të vazhdojnë ta mbrojnë të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to”, ka cituar shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Masakra në Burgun e Dubravës është kryer prej datës 19 deri më 24 maj të vitit 1999 dhe aty u vranë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zyrtari i Hamasit thotë se njohja e Palestinës nga tri shtete është një “pikë kthese”

Publikuar

nga

Bassem Naim, anëtar i lartë i byrosë politike të Hamasit, thotë se ishte “rezistenca e guximshme” e popullit palestinez që nxiti Norvegjinë, Irlandën dhe Spanjën të njoftojnë se do ta njohin Palestinën si shtet të pavarur.

“Këto njohje të njëpasnjëshme janë rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj rezistence të guximshme dhe qëndrueshmërisë legjendare të popullit palestinez”, i tha ai AFP-së.

“Ne besojmë se kjo do të jetë një pikë kthese në pozicionin ndërkombëtar për çështjen palestineze”, shtoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara