Lajmet

Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët kosovar gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet, që sipas saj është vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën”, shtoi Osmani.

Lajmet

Kthimi në rishqyrtim i Ligjit për Këshillin e Sigurisë, kjo është kërkesa e Komisioni për Legjislacion

Published

on

By

Në mbledhjen e Komisionit për Siguri po diskutohet për vendimin e presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi Mehmeti, e cila ka qenë kryesuese e grupit punues tha se në takimet që janë mbajtur gjatë hartimit të këtij ligji nga sponsorizuesi, kanë qenë prezent përfaqësuesit e presidencës, e të cilët nuk kanë pasur vërejtje.

Në ato vërejtje apo sugjerime thuhet qe ka shkelje të Kushtetutës së Kosovës për një nen të caktuar që e rregullon udhëheqjen në gjendje të jashtëzakonshme. Ne si grup i kemi shqyrtuar të gjitha arsyet që janë deri këtu, dje e kam thirrur sponsorizuesin e këtij ligji dhe i kam pyetur, nga sponsorizuesi më është thënë që në të gjitha takimet kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e presidencës“, tha ajo.

Ajo kërkoi një interpretim të Komisionit për Legjislacion, se si të procedohet më tej me Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Continue Reading

Lajmet

​Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit

Published

on

By

Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit, tha kryeministri Albin Kurti.

Kreu qeveritar bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerëaimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.

Kurti para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se kjo e dëshmon se ushtria është prioritet kryesori i ekzekutivit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Vendi është bërë lider në rajon me implementimin e teknologjive të fundit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Telekomin e Kosovës, lidhur me projektin “Modernizimi i plotë i rrjetit Vala”.

Kurti, ka thënë se me investimet që janë bërë në Telekomin i Kosovës, vendi është bërë lider në rajon me implementimin e teknologjive të fundit.

Continue Reading

Lajmet

​Në kushte të rënda atmosferike, kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marshuar suksesshëm prej 12.8 kilometra në liqenin e Batllavës.

Sipas Maqedoncit ky marshim është përfunduar suksesshëm në rrethinën e liqenit të Batllavës përkundër kushteve të rënda atmosferike.

“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Maqedonci.

 

Continue Reading

Të kërkuara