Lajmet

Osmani: Pezullimi i vizave do ta vriste dialogun

Ajo theksoi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave që pritet të ndodh më 1 janar 2024.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pezullimi i vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do ta vriste dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osamni nënvizoi se nëse merret një ndëshkim i tillë për popullin e Kosovës nuk do të ketë mandat askush më që të shkojë në Bruksel për dialog.

Megjithatë, Osmani tha se nuk beson se do të pezullohet vendimi për heqjen e regjimit të vizave, teksa theksoi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave që pritet të ndodh më 1 janar 2024.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra më efektive për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat në Kosovë që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet. Besoj shumë se as nuk do të vijë deri tek ajo punë, Kosova i ka plotësuar dhe stërplotësuar kriteret”, tha Osmani.

Këtë deklaratë Osmani e bëri pas homazheve pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, pasi u pyet për qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Krahas kësaj, Osmani tha se pret që pas takimeve të shtatorit në dialog të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Dakordimi i Kosovës me Bashkimin Evropian ka qenë që obligimet që dalin nga marrëveshja e Bratislavës do të jenë të mjaftueshme në mënyrë që të hiqen masat. Kjo nënkupton krijimin e bazës ligjore për mbajtjen e bazës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo do të jetë gati pasnesër më 1 shtator. E dyta kërkohet që të bëhet deeskalimi përmes reduktimit gradual të policisë, kjo e cila ka ndodhur. E treta kërkohet konsturktivitet në dialog dhe zbatim të marrëveshje, kjo që do të vijojë të ndodh përgjatë takimeve që pritet të mbahen në shtator e tutje edhe në nivel të kryeministrit dhe kryenegociatorëve. Unë pres që gjatë shtatorit, pas këtij takimi ku Kosova sërish do të ketë qëndrim konstruktiv sikurse gjithmonë, BE-ja do të konstatojë se janë plotësuar kërkesat e veta sa i përket deeskalimit dhe do të plotësohen të gjitha kushtet sa i përket heqjes së masave të cilat edh ashtu kanë qenë të padrejta dhe jo proporcionale në raport me Kosovën”, shtoi ajo.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara