Lajmet

Osmani për situatën në Ukrainë: Ajo që po ndodh është abuzim flagrant i pushtetit nga ana e Rusisë

Në këtë intervistë Osmani tha se shpreh mbështetjen për popullin ukrainas.

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për radion britanike Times Radio ka thënë se Kosova është thellësisht e shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë.

Në këtë intervistë Osmani tha se shpreh mbështetjen për popullin ukrainas si dhe mbështetjen e plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

“Ne besojmë se ajo që po ndodh është një abuzim flagrant i pushtetit dhe një shkelje e së drejtës dhe praktikave ndërkombëtare nga Rusia. E vërteta është se Ukraina është shtet i pavarur dhe i takon popullit të lirë dhe demokratik të Ukrainës që të marrë vendime për të ardhmen e tyre”, tha ndër të tjerash Osmani.

Sipas saj në këto ngjarje NATO duhet të kenë një rol aktiv dhe shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë “abuzim flagrant të pushtetit”.

Lajmet

Gjendet trupi i pajetë i mërgimtarit që u hodh nga ura e Ujmanit

Published

on

By

Pas dy ditësh kërkimi intensiv, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit që u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit.

Operacioni i kërkimit u zhvillua me angazhim të lartë nga njësitë e specializuara të FSK-së dhe ekipet e zhytësve, të cilët bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e ATK-së kundër deklaratave të ministrit Murati: “Rritja e pagave, mashtrim për opinionin”

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga e shërbyesve publikë është rritur për 110 euro nga ky muaj – dy herë nga 55 euro, në janar dhe tash nga gushti.

Sipas Sindikatës, këto deklarata janë të pavërteta dhe të pasakta, pasi shumica e punonjësve të ATK-së – institucion që siç theksohet “e mbush arkën e shtetit” – nuk kanë përfituar asnjë cent rritje page gjatë mandatit aktual qeveritar.

Nuk është e vërtetë që të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga. Në fakt, në ATK vetëm një pjesë e vogël ka përfituar, ndërsa pjesa dërrmuese e stafit nuk ka marrë asnjë rritje”, thuhet në reagim.

Sindikata shprehet e zhgënjyer nga mosrespektimi i premtimit të ministrit në detyrë Murati për nënshkrimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, që nga muaji shkurt i vitit 2024 ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Financave.

Sipas Sindikatës, mungesa e kësaj rregulloreje ka bërë që angazhimi i stafit të ATK-së të mos vlerësohet, pavarësisht vëllimit të madh të punës. Kjo situatë, sipas tyre, ka ndikuar në dorëheqje të shumta të punëtorëve të kualifikuar dhe në rënie të ndjeshme të numrit të zyrtarëve – nga mbi 850 sa ishin, aktualisht janë nën 700, duke përfshirë edhe pensionimet.

Ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit është i pakuptueshëm dhe ka krijuar zhgënjim të thellë te punëtorët,” vijon reagimi.

Sindikata është e gatshme të publikojë dëshmi për të vërtetuar pretendimet e saj, duke bërë të ditur se mund të ofrojë para mediave të dhëna konkrete për pagat para dhe pas deklarimeve për rritje, për të dëshmuar se rritja e përfolur nuk është aplikuar për shumicën.

Në një postim në Facebook të hënën, Murati kishte thënë se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës publikë, e cila u zbatua në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

Continue Reading

Lajmet

Përurimi i tri ndërtesave sociale në Skenderaj, Rizvanolli: Investim që përmirëson jetën e 100 familjeve

Published

on

By

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përuruan sot përfundimin e punimeve në tri ndërtesa sociale shumëbanesore në Komunën e Skenderajt, nga të cilat përfitojnë 100 familje në nevojë.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë ceremonisë theksoi rëndësinë e investimeve në energji eficience për përmirësimin e jetës së banorëve. Ajo sqaroi se ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë që po zbatohet në nivel vendi, duke përfshirë renovimin e 28 ndërtesave sociale në 13 komuna, me vlerë totale 6 milionë euro. Përveç 693 mijë eurove të investuara në Skenderaj, projekti përkrahet financiarisht nga Bashkimi Evropian me 90%, ndërsa komunat kontribuojnë me 10%.

Ky është pjesë e një programi më të gjerë në nivel vendi, ku tashmë është duke u punuar edhe në 12 komuna të tjera, në renovimin total të 28 ndërtesave sociale me një vlerë totale prej 6 milionë euro. Ndërsa investimi këtu është rreth 693 mijë euro. Këto investime po realizohen me përkrahje financiare të BE-së në masë 90 përqind dhe bashkëfinancim të komunave prej 10 përqind. Këto janë investime të rëndësishme që janë përtej infrastrukturës – kursimi i energjisë do të jetë 75‑85 përqind më pak konsum. Kjo do të thotë kushte më të mira për banorët, më të shëndetshme për familjet e tyre dhe një jetë më dinjitoze dhe më e sigurtë. Përveç investimeve që janë bërë në hyrje, dysheme, izolim të çatisë, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, izolimin e ndërtesës, gjithashtu është instaluar sistemi i interfonisë që mundëson siguri më të lartë,” ka deklaruar Rizvanolli.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi, theksoi rëndësinë e mbështetjes së BE-së në këtë projekt, duke shtuar se masat për eficiencë të energjisë janë një mënyrë efektive për të ndihmuar familjet në përballimin e krizës energjetike dhe për të mbrojtur konsumatorët më në nevojë.

Një ndërtesë në Skenderaj me vlerë rreth 700,000 euro, nga e cila përfitojnë rreth 100 familje në nevojë sociale. Projekti u mundësua nga financimi i Bashkimit Evropian në kuadër të Pakos së Mbështetjes për Energjinë, me një shumë totale prej 75 milionë eurosh, i cili po zbatohet nga Qeveria e Kosovës dhe Fondi për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, si dhe falë kontributit të komunës. Qëllimi i kësaj pakove ishte të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballojnë ndikimin e krizës energjetike, por gjithashtu të përmirësojë përballueshmërinë e energjisë dhe të mbështesë familjet më të ndjeshme. Masat për eficiencë të energjisë janë një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar dhe mbrojtur konsumatorët në nevojë,” deklaroi Bianciardi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe suksesin e projektit, duke theksuar ndikimin pozitiv në reduktimin e shpenzimeve për energjinë elektrike dhe investimin në komunitetin në nevojë, si komuna e parë që përfundon një iniciativë kaq të rëndësishme.

Një bashkëfinancim dhe bashkë-koordinim që po japim këtu në Skenderaj ka dy elemente kryesore: do të ndikojë në reduktimin e shpenzimeve të energjisë elektrike, dhe njëkohësisht kemi investuar në një pjesë të komunitetit që ka pasur nevojë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që jemi komuna e parë që po implementon dhe finalizon një projekt kaq të rëndësishëm,” shtoi ai.

Ky projekt sinjalizon përkushtimin dhe përpjekjen sistematike për të përmirësuar kushtet e jetesës për familjet më të ndjeshme në Kosovë, përmes investimeve të qëndrueshme në eficiencën e energjisë dhe rinovimin e infrastrukturës sociale.

Continue Reading

Lajmet

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

Published

on

By

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë mbajtur takim me bizneset, me të cilat është diskutuar sa i përket çështjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.

Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka përmendur hapat e ndërmarrë deri më tani, me të cilave edhe letrat dërguar Komisionit Evropian, Sekretariatit për Energji në Vjenë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ai ka thënë se përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe prezantimit të fakteve për një numër të madh të shkeljeve nga ZRRE, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që t’u gjendet bizneseve, të cilat mbushin mbi gjysmën e buxhetit të shtetit.

Nga ana tjetër, drejtori i OEGJK-së, Besnik Vasolli tha se procesi është përcjellë e po vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta, derisa përmendi faktin se bizneset që janë furnizuar gjatë dy muajve të fundit me energji nga KEK-u, nuk kanë marrë faturat e energjisë.

Hysen Sogojeva nga OHT, shprehu mbështetjen e vazhdueshme në kundërshtim të veprimeve të dëmshme të ZRRE-së.

Në këtë takim konsultativ, drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për mungesë të informatave, pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe veprimeve të KEK-ut, që po i largon orët aktuale të rrymës dhe po i vendos të vetat pa asnjë njoftim.

Si shoqatat e bizneseve ashtu edhe bizneset, kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se askush nuk është kundër liberalizimit të tregut të lirë të energjisë, por se paqartësitë, mungesa e informatave, tregu i pa përgatitur, vërtetuar edhe nga instancat ndërkombëtare, e bëjnë këtë proces të dyshimtë dhe dëmtues për ekonominë”, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Me këtë rast i është bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës, ZRRE-së dhe KEK-ut që të pezullojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe të rishqyrtohet i gjithë procesi i liberalizimit të tregut.

Continue Reading

Të kërkuara