Lajmet

Osmani pas deklaratës së Vuçiqit, kërkon ndërhyrjen e BE-së dhe NATO-s

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO që t’i përgjigjen këtij kërcënimi.

“Pres nga BE-ja dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiqi”, shkroi Osmani në Twitter./UBTNews

Lajmet

Sindikata e Trepçës kërkon që të ekzekutohen pagat për minatorët

Publikuar

nga

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët. Në njoftim thuhet se situata e krijuar me vonesat në paga është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën e minatorëve.

“Sot kur ne të gjithë me padurim presim ekzekutimin e pagave, me gjasë e njejta përseri nuk do të realizohet, duke vazhduar kështu pafund injorimi, fyerja dhe degradimi total i minatorëve. Një situatë e tillë e krijuar tashmë e sa kohë është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën tonë. Mungesa e mjeteve ekzistenciale për jetës (pagesa e pagës) dhe injorimi i menxhmentit për të bërë punën e tyre tashmë nuk don koment”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim është thënë se minatorët nuk kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën, pasiqë të njëjtit nuk kanë financa të mjaftueshme as për shujtën ditore.

“Ne ju flasim në gjuhë të butë dhe gjuhë shqipe, ekzekutoni pagat sot. Një gjë e tillë është edhe pjesë e marrëveshjes së arritur me Bordin Mbikëqyrës, Ministrinë e Ekonomisë dhe Grupin e deputetëve. Këtij shqetësimi për ekzistencën tonë duhet t’i vije fundi njëherë e përgjithmonë. Kërkojmë të ekzekutohen pagat”, thuhet tutje në reagim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BE konfirmon se më 15 maj do të diskutohet për dinarin serb

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 15 maj Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ky do të jetë takimi i shtatë me radhë në nivel të kryenegociatorëve kushtuar kësaj teme, teksa në gjashtë takimet e mëhershme kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, nuk kanë arritur pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Gjatë konferencës për media në Bruksel, duke folur për takimin e radhës për çështjen e dinarit, Stano tha se BE-ja pret që palët të dëshmojë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme praktike, e cila sipas tij, do t’i ndihmonte qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

“Presim që palët të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Kryenegociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje përmes diskutimeve konfidenciale, e këto janë mënyra evropiane për gjetjen e zgjidhjeve. BE-ja vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin i cili është i nevojshëm sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, tha Stano.

Më herët, Stano kishte deklaruar se takimi i 15 majit do të jetë takimi i fundit për temën e dinarit. I pyetur për pritjet që takimi i së mërkurës të jetë vërtetë i fundit, Stano tha se “BE-ja gjithmonë pret që secili takim ku kërkohet zgjidhje për problemet të jetë edhe final, por kjo varet nga gatishmëria e palëve për të gjetur zgjidhje”.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se hezitimi për të gjetur zgjidhje për çështjen e dinarit është duke ndikuar edhe në çështjet tjera me të cilat nuk po merren në dialogu për shkak se fokusi tash është në këtë çështje. Ai tha se prioritet mbetet zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën vitin e kaluar.

Njoftimi për takimin e radhës të dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, vjen pasi gjatë fundjavës që shkoi përfundoi periudha tranzitore e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave në Kosovë.

Kjo rregullore hyri në fuqi më 1 shkurt, por autoritetet vendosën një fazë tranzitore, që mundësonte lehtësim për zbatimin e këtij vendimi.

Rregullorja e BQK-së parasheh ndëshkime për ata që përdorin dinar serb. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për transmetuesin publik të Kosovës se rregullorja e BQK-së ka për qëllim ligjshmërinë “dhe jo ndëshkimin dhe dënimin”./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin

Publikuar

nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti. Si arsye për këtë ata thanë se tema e takimit ka qenë agjenda legjislative dhe se sipas tyre kjo i takon shefit të Grupit Parlamentar.

Kjo parti opozitare thotë se janë të gatshëm për takime që lidhen me interesin nacional.

“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”, thuhet në përgjigjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pranuar të përgjigjen sa i përket qëndrimit të kësaj partie. Megjithatë në letrën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku bëhet e ditur se ata e konsiderojnë si tentim të vonuar mundësinë për bashkëpunim me partitë opozitare.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre. LDK vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut.

Kryeministri Albin Kurti pritet të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i vetmi nga tre liderët opozitarë ka pranuar të marrë pjesë në takimin e ftuar nga shefi i ekzekutivit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stafi i Universitetit të Amsterdamit i bashkohet protestave pro-Palestinës

Publikuar

nga

Profesorja e sociologjisë në Universitetin e Amsterdamit, Sarah Bracke, foli për Al Jazeera për protestat e studentëve dhe stafit kundër luftës së Izraelit në Gaza, të cilat po mbahen në Holandë.

Ajo tha se stafi në tri institucione të arsimit të lartë në Amsterdam është dëshmitar i dhunës të cilën e përdori policia për t’i shpërndarë protestat e studentëve.

Sipas saj, stafi hebre dhe protestuesit studentë u rrahën nga policia pavarësisht pretendimit të institucioneve arsimore se policia ishte e nevojshme për të mbrojtur studentët hebrenj në kampus./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara