Lajmet

Osmani nga varri i Rugovës: Bëri bashkë gjithë popullin për kauzën e tij për liri, pavarësi dhe demokraci

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me familjen e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova kanë bërë homazhe tek varri i tij në Velani për 20-vjetorin e vdekjes së tij, nga ku tha se ai e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, kauzë kjo që akoma është gjallë.

Sot është 20 vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës arkitektit të pavarësisë, njeriut që i dha gjithçka Republikës sonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tonë strategjik brenda familjes eueroataltike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq që është sot mbetet dritë në udhërrëfyesin për gjithsecilin prej nesh që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike në familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrënojë dhe Kosova, do të rrojë përjetësisht”, tha Osmani.

Ndërsa bashkëshortja e Rugovës, Fana Rugova ka falënderuar Osmanin.

Falënderoj presidenten Osmani për këtë ceremoni që organizoi për nder të presidentit historik të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova. Faleminderit shumë zonja presidente për të gjitha këto aktivitete”, tha ajo.

Lajmet

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”

Published

on

By

Me moton “Drejtësi jo politikë”, më 17 shkurt në sheshin “Skëndërbeu” do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 14:00 dhe organizohet në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Protesta kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka Emër”.

Ne një konferencë për media, përfaqësues të kësaj organizate kanë përmendur shkeljet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor, për cka thanë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Continue Reading

Aktualitet

UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City

Published

on

By

Si i vetmi institucion nga rajoni, UBT po prezantohet me hapësirën e vet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026 në Londër, krahas kompanive globale si Google, Meta dhe të tjera.

Në këtë ngjarje globale, UBT prezanton platformën unike inovative për Smart City (All-in-One Solution), si dhe zgjidhje inovative në fushën e EdTech-ut, platformat digjitale dhe projektet kërkimore për transformimin e arsimit përmes inteligjencës artificiale.

Ekipi i UBT-së, gjatë tri ditëve, do të prezantojë përpara mijëra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit dhe industrisë edukative, duke ofruar produkte teknologjike, shërbime dhe sisteme smart për tregun global.

Continue Reading

Lajmet

Kurti flet me Marta Kos për gjeopolitikën dhe Planin e Rritjes

Published

on

By

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ku u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyç në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 vlerëson se Kosova ka vazhduar përparimin në integrimin evropian, duke qenë “më e përgatitur se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat”.

Gjatë takimit thuhet se u trajtuan edhe çështjet gjeopolitike, Plani i Rritjes, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet aktuale.

“Kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv në rajon, duke mbështetur integrimin më të gjerë ekonomik në përputhje me vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në njoftim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kufizuar kohor i miratuar për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Ai është peng i ratifikimit në Kuvend.

Nga Plani i Rritjes i BE-së, Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Continue Reading

Lajmet

KEK-u rikthen operimin me pesë njësi gjeneruese, rifillon me sukses Njësia A3

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A3 ka rifilluar me sukses operimin, pas përfundimit të të gjitha sanimeve dhe ndërhyrjeve teknike, të realizuara pas ndaljes së përkohshme.

Sipas KEK-ut, Njësia A3 është startuar dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.

Me rikthimin në operim të Njësisë A3, KEK sh.a. aktualisht operon me pesë njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2. Kjo gjendje operative, sipas Korporatës, garanton vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë.

KEK-u ka vlerësuar lart punën e ekipeve teknike dhe menaxhuese, duke theksuar se ky rezultat dëshmon aftësinë profesionale për të realizuar ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme brenda kohës optimale.

Continue Reading

Të kërkuara