Lajmet

Osmani në takim me Pendarovskin: Maqedonia e Veriut jo vetëm fqinje, por edhe partnere e Kosovës

Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në vizitë pune presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takim me homologun e saj, sipas njoftimit të zyrës së presidencës thuhet se Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE”, thuhet në njoftim.

Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

Presidentja Osmani tha se me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian.

“Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, citohet të ketë thënë presidentja.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar angazhim serioz në procesin e reformave rrënjësore, ndaj ajo thekson se meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Presidentja Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm fqinje e Kosovës, por edhe partnere në shumë procese.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”, ka theksuar ajo.

Në këtë kontekst, sipas Presidentes Osmani, përfshirja e Kosovës në PfP, e më pas në NATO ka një rëndësi strategjike dhe gjithashtu është garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.

Të dy liderët pohuan se ekziston potenciali për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar, kulturor, të shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, turizmit, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Vendi

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, kërkohet ndihma e qytetarëve

Published

on

By

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I kërkuari është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëhirë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për të lajmëruar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 0800 19999 (të dy numrat pa pagesë)
  • 039 432 327 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë)

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor parlamentar

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi se seanca synohet të mbahet më 26 tetor 2026, ku do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësisë.

Nagavci theksoi se viktima i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej.

“Ajo kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar dhe hetime për përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar raport të detajuar me shkrim lidhur me të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj.

Përmes një komunikate për media, Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se rastit do t’i jepet trajtim me urgjencë dhe seriozitet maksimal, duke autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë çdo procedurë të ndërmarrë më parë.

Në kuadër të këtij autorizimi, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i hollësishëm që përfshin:

  • Kronologjinë e plotë të trajtimit të rasteve të së ndjerës, identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të veprave.
  • Të dhënat për prokurorët kujdestarë e ngarkues, veprimet procedurale dhe kohën e ndërmarrjes së tyre, si dhe vendimet e nxjerra bashkë me arsyetimet përkatëse.
  • Vlerësimin e rrezikut, masat e marra për mbrojtjen e viktimës dhe komunikimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës.
  • Trajtimin e veçantë të shkresës paralajmëruese të dërguar nga e ndjera më 22 tetor 2026.

Përveç kësaj, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të nisë veprimet hetimore dhe verifikuese mbi mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës.

Në njoftim theksohet se nëse do të konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare, do të ndërmerren masa të rrepta ligjore pa asnjë tolerim, si në nivel individual ashtu edhe institucional. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ritheksoi se çdo pretendim për mosveprim do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale për sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Fushë Kosovë janë regjistruar dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht dy gra, të cilat morën tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u lirua më pas në procedurë të rregullt. Në ngjarjen tjetër në këtë komunë, pas një përleshjeje fizike mes dy personave ku po ashtu u kërkua ndihmë mjekësore, prokurori vendosi t’u caktojë masën e ndalimit të dyshuarve.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës fizike ndaj grave u raportuan në Kamenicë, ku të dy të dyshuarit u arrestuan nga policia dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Përplasje fizike në familje u shënuan edhe në Prishtinë dhe Vushtrri. Në kryeqytet, rasti ndaj të dyshuarit po vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa në Vushtrri, viktima mori trajtim mjekësor dhe i dyshuari u lirua pas intervistimit /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara