Lajmet

Osmani nderon Plenkoviqin me medalje presidenciale

Osmani theksoi se me Plenkoviqin biseduan për intensifikimin e raporteve ndërmjet të dy vendeve.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, me medaljen presidenciale “Shën Tereza” shkruan UBT News.

Osmani ka pritur Plenkoviqin në kabinetin e presidentes, pasi ai e përfundoi takimin dhe konferencën me kryeministrin Albin Kurti.

“Kënaqësi sot të mirëpres Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkovic, me të cilin bashkëbiseduam për intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve tona.

Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes e deri të përkrahja e pakusht e tyre në fushën e politikës së jashtme, Kosova vërtetë është e bekuar që ka një miqësi aq të fortë me shtetin dhe popullin kroat.


Në emër të qytetarëve të Kosovës, sot poashtu kam ndarë medaljen presidenciale ‘Shën Tereza” për Kryeministrin Plenkovic si dhe për Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod, me motivacion për humanizmin e treguar, dedikimin e shtetit kroat si dhe profesionalizmin e stafit mjekësor dhe reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente në aksidentin tragjik afër Slavonski Brodit të Kroacisë, ku 10 qytetarë të Kosovës humbën jetën ndërkaq 26 të tjerë u lënduan” ka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook.

Kujtojmë se Plenkoviq gjatë konferencës për medie, tha se do ta ndihmojnë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave./UBTNews/

Lajmet

Sulmon nënën – arrestohet

Published

on

 

Një person ka sulmuar nënën e tij në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-me probleme psikike, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë në oborrin e QKUK

Published

on

 

Pas hapësirave rreth shkollave, droga po gjen shtrirje edhe në hapësirat rreth institucioneve të tjera, si ato shëndetësore, për shembull. Një rast i tillë është regjistruar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1100€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Lajmet

Një person i zhdukur në Fushë Kosovë 

Published

on

 

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast personi të zhdukur në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Dyshohet se viktima ka probleme mendore. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.

 

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarët policorë kanosen në Viti e në Gjakovë

Published

on

 

Një person i dehur ka fyer dhe ka kanosur policët në Viti.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar-hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke i fyer-ofenduar qytetarët, ndërkohë i njëjti ka filluar t’i fyej dhe kanosur  edhe zyrtarët policorë. I dyshuari (nën ndikim të alkoolit) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një rast tjetër i kanosjes së zyrtarëve policorë ka ndodhur edhe në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.  

Continue Reading

Të kërkuara