Lajmet

Osmani-Lajçakut: Disa dispozita të Asociacionit mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, ku Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian, Miroslav Lajčák. Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, ku Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces. Ajo theksoi se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023 dhe aneksi i Ohrit i 18 marsit 2023 duhet të zbatohen në plotëni.

Ndërkaq sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Osmani ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, “të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”.

“Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, u tha në njoftim.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara