Lajmet

Osmani kujton Gjergj Kastriotin në përvjetorin e vdekjes: Të përkulemi, Skënderbe!

Ajo mes tjerash shkroi se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo mes tjerash shkroi se heroi kombëtar Skënderbeu e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve.

“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.

Të përkulemi, Skënderbe!”
ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook./UBTNews/

Lajmet

​Një vit nga kidnapimi i tre policëve, Musliu: Askush nuk u mbajt përgjegjës, Serbia të qëndrojë matanë kufirit

Publikuar

nga

Sot kur janë bërë një vit nga kidnapimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se ende askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë.

“Me 14 qershor te vitit të kaluar, Serbia kidnapoi brenda territorit të Republikës së Kosovës tre policë kufitarë! Ende askush në Serbi nuk u bë përgjegjës për këtë akt agresioni! As shteti i Serbisë nuk u mbajt përgjegjës nga bashkësia ndërkombëtare! Ndërkohë, në komunat veriore agresioni i Serbisë u rrit secilën herë e më shumë – deri më 24 shtator, kur një agresion me terroristë vranë një polic të Kosovës. As për këtë ende nuk ka asnjë aktakuzë nga drejtësia e as përgjegjësi nga Serbia”, ka shkruar ai.

E sot, më 14 qershor 2024, shkruan ai, gjërat kanë ndryshuar dukshëm për të mirë, në kuptimin e sigurisë, në veri të vendit.

P.sh. njëmijë qytetarë serbë të veriut të Republikës së Kosovës kanë aplikuar për t’i marrë patenë-shoferët e Kosovës. Aktivitete të lira kulturore e sportive mbahen atje! Edhe në Liqenin e Ujmanit, ku e kishte villën kryeterroristi Radojçiq (e cila u konfiskua). Nevojitet që serbët të relaksohen dhe politikat e integrimit të tyre duhet të avancohen. Kosova është shtet i tyre, ashtu siç është shtet edhe i yni! E Serbia duhet të rrijë matanë kufirit!!!”, përfundon Musliu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mustafa kritikon Abdixhikun dhe Halitin: Për Rugovën s’folën ata që do duhej të flisnin, ai s’ka kërkuar azil

Publikuar

nga

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ndonëse nuk e ka përmendur me emër, duket që Mustafa ka kritikuar edhe konferencën ndërkombëtare që LDK-ja ka mbajtur për Ibrahim Rugovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në konferencën në fjalë nuk kanë folur ata që është dashur të flasin.

25 vjetorin e çlirimit të Kosovës disa e shfrytëzuan për ta sulmuar dhe denigruar figurën presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili i vuri themelet e çlirimit dhe të pavarësisë. Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin. Disa kanë vdekur, disa nuk u ftuan të flasin, disa nuk janë aty ku është mikrofoni e disa po bëjnë politika ditore me emrin dhe figurën e tij për interes të tyre. Rugova nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse atë e mbron dhe e madhëron vepra e tij. Nuk shkruhet historia duke e cilësuar Rugovën si paranojak, sepse paranojakët nuk krijojnë vepra kombëtare, siç i krijoi Rugova”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka mohuar pretendimet e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se Rugova gjatë luftës kishte kërkua azil në Gjermani.

“Aq më pak nuk thuhet e vërteta nëse ia mvesh dikush, që nuk e ka dashur Rugovën asnjëherë, që ai ka kërkuar azil në Gjermani. Unë kam qenë në Bon, si anëtar i qeverisë në ekzil, kur ka ardhur Rugova me familje të ngushtë nga Italia në maj të vitit 1999. Qeveria jonë ka qenë e interesuar që Rugova të qëndrojë aty për një kohë dhe të punojmë së bashku deri sa të kthehemi në Kosovë. Që qeveria e Kosovës (jo ajo gjermane) ti mbulojë shpenzimet e qëndrimit dhe të aktivitetit të tij. Askush nuk e ka menduar as përmendur azilin. Së fundmi azil nuk kishim kërkuar asnjëri nga ne që qëndruam 9 vite në ekzil, (as dr. Bujar Bukoshi, as dr. Muhamet Bicaj, as Halit Muharemi, as unë). Pas disa ditësh Presidenti Rugova u kthye në Itali. Qeveria dhe populli italian u treguan atëbotë mikpritës dhe më të kujdesshëm ndaj Rugovës”, ka shkruar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konjufca takon Shefen e Programeve të NDI-së, Stephanie Rust dhe Drejtorin e Programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtoren dhe Shefen e Programeve të NDI-së, Stephanie Rust, si dhe Drejtorin e Programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë organizatë partnere, si dhe nevojën për të ecur përpara e së bashku me punën e mirë, me synimin e forcimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe profesionalizmit në proceset apo rezultatet institucionale.

Kryetari Konjufca i falënderoi Rust dhe Benjamin për punën e tyre dhe për kontributin e madh të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Republikën e Kosovës, që ka qenë një partner tejet i vyer ndër vite, me shumë rezultate të arritura në institucionin tonë legjislativ dhe demokracinë tonë parlamentare, si dhe në nivel tërësor shtetëror e shoqëror. Sipas kryekuvendarit, kjo traditë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë gjithnjë duke u thelluar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kroacia e ndihmon Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve të Ushtrisë

Publikuar

nga

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka qëndruar në Kroaci me rastin e konferencës ASDA, e cila u mbajt të enjten më 13 qershor 2024 në Hotel “Westin” në Zagreb, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të këtij vendi, Zdravko Jakop.

Siç njofton ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Jakop bashkë me Sylën konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer të mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

“Bashkëpunimi i mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës ka për qëllim kryesisht mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizatat dhe iniciativat euroatlantike dhe rajonale, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, shumë anëtarë janë shkolluar në Akademinë Ushtarake Kroate ‘Dr.Franjo Tuxhman”, u tha në njoftimin e ministrisë kroate të Mbrojtjes.

Me këtë rast, Sekretari i Shtetit kroat shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës në procesin e anëtarësimit në integrimet euroatlantike.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara