Lajmet

Osmani: Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës, masat e BE-së dëmtojnë dialogun

Presidentja Osmani thekson po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore.

Presidentja Osmani thekson po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna. Megjithatë, ajo shprehet e habitur për masat e BE-së ndaj Kosovës të cilat i quan në disproporcion me veprimet e institucioneve të Kosovës. Madje, ajo thekson se masat nuk janë përgjigje që nxitin bashkëpunimin dhe koordinimin, por që sipas saj më së shumti i bëjnë dëm procesit të dialogut.

“Pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerësoj se përgjigja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxitë bashkëpunimin dhe koordinimin , përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATO-s. Për këta njerëz ka dëshmi të sakta. Ata njerëz janë në video, dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raport me Kosovën dhe për dhunën që ka kryer në raport me NATO-n”, thekson Osmani.

Ajo më tej theksoi se masat e BE-së padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat fushatës dezinformuese masive kundër Kosovës.

“Komunikmimi im është i përditshëm me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Sa i përket masave që padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat unë do të thosha edhe i një fushate dezinformuese masive kundër Kosovës, e cila ka rezultuar me një sërë masash të cilat akoma janë në fuqi”, theksoi ajo.

Ajo gjatë vizitës në Dragash foli edhe për marrëveshjen e Bratislavës, që sipas saj duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

“Në Bratislavë është arritur një marrëveshje që ka kërkuar masa të deeaskalimit nga Kosova. Vendi ynë është duke e respektuar me besnikëri atë marrëveshje. Tashmë ka reduktim të forcave policore në përputhje me marrëveshjen që kërkon konsultim edhe me EULEX dhe me prezencën e NATO-s këtu. Në anën tjetër është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Të gjitha këto kanë qenë kërkesa të marrëveshjes së Bratislavës, tani presim që hapat t’i ndërmarrin partnerët tanë në Bashkimin Evropian, sepse masat e tyre kanë qenë komplet disproprocionale me çfarë do pakënaqësie që mund të kenë pasur në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës”, theksoi ajo.

Ndërsa shtoi se përshtypja e saj është që në ditët e kur pati tensione në veri, shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë. Sipas saj, Kosova nuk ka pushtuar asnjë territor.

“Përshtypja ime është nga një herë që shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën ato ditë sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë. Kosova nuk e ka pushtuar asnjë territor të shtetit fqinjë. Kosova ka vepruar në territorin e Republikës së saj sovrane, e cila është njohur nga shumica dërmuese e shteteve të Bashkimit Evropian. Si presidente e vendit kërkojë që të ketë çdo ditë koordinim me aleatët dhe partnerët tanë, sepse çështjet e sigurisë janë tema kolektive, nuk janë tema individuale”, theksoi ajo.

Ajo përsëriti thirrjen e saj që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të ndal presionin ndaj serbëve të Kosovës, dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale në veri.

“Unë jam e bindur që qytetarët dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, dhe për këtë jam e bindur nga komunikimet që kemi çdo ditë. Ata dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë të drejtë, në mënyrë që të kenë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të zgjedhin kryetarët e komunave që e marrin votën e qytetarëve në zgjedhje të lira e demokratike. Mirëpo, deri më tani, unë nuk shoh ndonjë vullnet nga presidenti Vuçiq, që të ndërpresë agresionin institucional që vazhdimisht e kryen në raport me fqinjët. Nuk pres që ai të ndërpresë dhunën që nëpërmjet strukturave krinimale vazhdimisht e ushtrojnë ndaj qytetarëve tanë në veri. Prandaj presioni duhet të jetë në Beograd, që të fillojë të sillet në përputhje me standardet evropiane e jo si një shërbëtor besnik i Putinit dhe vetëm i Putinit”, tha ajo.

Këto komente presidentja Osmani i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e komunës së Dragashit. 

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara