Lajmet

Osmani kërkon reagim të unifikuar nga ndërkombëtarët për lirimin e policëve të rrëmbyer

Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e reagimit të unifikuar nga komuniteti ndërkombëtar me qëllim të lirimit të menjëhershëm të policëve që po mbahen në Serbi.

Gjatë takimit me një delegacion të ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë nga Finlanda, të cilët po qëndrojnë në një vizitë pune në Kosovë, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe institucioneve për mbështetjen e Finlandës për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova e vlerëson lartë partneritetin me Finlandën dhe konfirmoi gatishmërinë e plotë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

“Presidentja Osmani foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast e konfirmoi edhe një herë përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me aleatët”, u bë e ditur nga Presidenca.

Osmani foli edhe për tendencat e vazhdueshme destabilizuese nga ana e Serbisë dhe vuri theks tek rëndësia e ballafaqimit me drejtësinë të grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia e që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët.

“Në takim u diskutua edhe për tre policët e kidnapuar thellë në territorin e Republikës së Kosovës, gjë që Presidentja Osmani e vlerësoi si akt të pastërt të agresionit nga ana e Serbisë dhe theksoi rëndësinë e reagimit të unifikuar nga komuniteti ndërkombëtar me qëllim të lirimit të menjëhershëm të policëve që po mbahen padrejtësisht në Serbi”, u bë e ditur tutje nga Presidenca.

Të mërkurën e 14 qershorit tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.

Aktualitet

​Sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës në Zveçan, kërkohet paraburgim për Lj.M

Published

on

Prokuroria Speciale pasi ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., i cili para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kryer veprat penale bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale, garanton qytetarët e vendit, se mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.

Continue Reading

Aktualitet

Dalin në shitje në mënyrë fizike biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Published

on

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet. Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, ajo tha se partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

Osmani tha se shkaku i kësaj bllokade politike, po humben projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë aq gjatë pa institucione.

“Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveria, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin me prit aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se nuk beson se ka ndikim nga jashtë në partitë e mëdha politike në Kosovë, në mënyrën se si reagojnë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Në autobusin e linjës Mitrovicë-Beograd në Jarinjë zbulohen 18 migrantë të paligjshëm

Published

on

Policia e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit në një autobus të linjës Mitrovicë -Beograd janë zbuluar 18 migrantë të paligjshëm. Policia ka njoftuar se shtetasit e huaj, që nuk kishin të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës, gjendeshin në katin e dytë të autobusit.

“Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Janë kapur 5 palestinezë, 6 shtetas të Bangladeshit që posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova dhe 7 shtetas të Egjiptit që në Kosovë kishin hyrë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të BE-së.”, ka njoftuar Policia.

Pronari i kompanisë së autobusëve, G. A., dhe shoferi B. D., kanë mohuar përgjegjësinë, por Policia ka thënë se provat de verifikimet tregojnë përfshirjen direkte të tyre në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Continue Reading

Të kërkuara