Lajmet

​Osmani kërkon dorëzimin e terroristëve nga Serbia dhe masa kundër lidershipit atje

Osmani ia ka përmendur Serbisë listën e moszbatimit të marrëveshjeve.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në mbyllje të fjalimit të saj në KS të OKB-së, ka thënë se Kosova ka nevojë për garanci thelbësore të sigurisë brenda kornizës së sigurisë euroatlantike, rritjen e sigurisë rreth kufirit të Kosovës me Serbinë dhe miratimin e masave të qarta kundër lidershipit të Serbisë si pengesë.

Osmani në mbledhjen e KS të OKB-së për Kosovën, i kërkoi partnerëve ndërkombëtar që fokusi të jetë në ndalimin e mbështetjes së Serbisë për aktivitetet terroriste kundër Kosovës, duke i nxitur ata që të bashkëpunojnë në hetimin e sulmit të fundit terrorist dhe t’i dorëzojnë terroristët e përfshirë. Sipas saj, Kosova nuk do t’i jap Serbisë instrumente përmes të cilave ata mund të shkatërrojnë jetët e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe përpiqen të zbehin vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin tonë territorial.

“Konfirmoj se ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë për serbët në Kosovë, por nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes të cilave ata mund të shkatërrojnë jetët e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe përpiqen të zbehin vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Zonja dhe zotërinj, Kosova, dikur simbol i vuajtjeve për shkak të luftës gjenocidale të Millosheviçit, është shfaqur sot si një shembull i ndritshëm i demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, deklaroi ajo.

Ajo ka përmendur edhe raportet dhe publikimet ndërkombëtare, të cilat kanë theksuar vazhdimisht progresin e jashtëzakonshëm demokratik të Kosovës.

“Lutja jonë është e qartë dhe e palëkundur: Kosova ka nevojë për garanci thelbësore të sigurisë brenda kornizës së sigurisë euroatlantike. Ndërsa ecim përpara, ne duhet të fokusohemi në ndalimin e mbështetjes së Serbisë për aktivitetet terroriste kundër Kosovës, duke i nxitur ata që të bashkëpunojnë në hetimin e sulmit të fundit terrorist dhe të na dorëzojnë terroristët e përfshirë. Për më tepër, rritja e sigurisë rreth kufirit të Kosovës me Serbinë dhe miratimi i masave të qarta kundër lidershipit të Serbisë si pengesë”, tha ajo.

Osmani ia ka përmendur Serbisë listën e moszbatimit të marrëveshjeve, duke thënë se shtuar se Kosova dëshiron një zbatim të plotë dhe të shpejtë të tërësisë së Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit, në mënyrë të drejtë dhe të ekuilibruar.

“Nuk duhet të lëmë propagandën të fitojë. Ne duhet të luftojmë për të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë që mund të dëshmohet dhe ajo është se Kosova ka qenë viktimë e një akti agresioni nga Serbia, se Serbia po terrorizon serbët që jetojnë në Kosovë për hir të ndalimit të integrimit të tyre në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës; se Serbia dëshiron territorin e Kosovës të cilin nuk do ta marrë kurrë; që Kosova është pala konstruktive në dialog me historikun e zbatimit të shumicës dërrmuese të angazhimeve të saj, dhe se lista e moszbatimit nga Serbia është aq e gjatë saqë do të na duheshin shumë e shumë orë për ta diskutuar atë; se ne duam një zbatim të plotë dhe të shpejtë të tërësisë së Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit në mënyrë të drejtë dhe të ekuilibruar; që ndërsa ishim të përkushtuar për bisedime paqësore me Serbinë, ata përdorën forcë; që ne duam drejtësi dhe llogari, dhe Serbia do mohim dhe mosndëshkim; se ne duam paqe dhe Serbia më 24 shtator ka treguar që fatkeqësisht do luftë, por ne nuk do t’i lëmë ta kenë. Siç e dimë të gjithë, demokracia dhe liria mbizotërojnë gjithmonë sepse nuk ka asgjë që mund t’i pengojë një kombi liridashës. Sepse sado të vështira të jenë pengesat, sado e vështirë të jetë rruga, sado e dhimbshme të jetë sakrifica, populli i Kosovës kurrë nuk do të heqë dorë nga liria e tij”, ka thënë ajo.

E në fund, Osmani iu ka përgjigjur edhe përfaqësuesit të Rusisë në KS-të OKB-së, duke thënë se mjaftoi të dëgjohet fjalimi i Federatës Ruse për të kuptuar se cila palë po thotë të vërtetën dhe cila po hedh falsifikime përmes një makinerie propagandistike.

“Rusia edhe një herë përdori propagandë kundër popullit të Kosovës dhe kundër atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dallimi më i madh mes Kosovës dhe Serbisë është se ne nuk kemi frikë nga drejtësia, prandaj edhe ne vetë kemi krijuar dhomat e specializuara sepse nuk do të lejojmë që të krijohet një ekuivalencë morale mes atyre që kryen gjenocid dhe atyre që mbrojtën popullin tonë nga gjenocidi, siç ishte rasti në të kaluarën, ne kemi besim të plotë se drejtësia do të triumfojë përsëri. …. Ju dëgjuat Rusinë dhe zonjushën Bërnabiq sot duke folur për të ashtuquajturin “terror të Kurtit”. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, por ka qenë edhe i burgosur lufte, pothuajse i torturuar deri në vdekje në burgjet e tyre, ndërsa presidenti i Serbisë po ato vite ishte Ministër i Propagandës për Millosheviqin. Dhe sikur të mos mjaftonte, ata publikisht deklarojnë edhe në ditët e sotme, përfshirë edhe mbrëmë nga presidenti i Serbisë, se dëshirojnë që Kurtin të mos e kishin liruar kurrë të gjallë nga burgjet. Mirëpo përsëri, kryeministri i Kosovës ka zgjedhur dialogun. Në atë tryezë, të udhëhequr nga negociatorët e BE-së, në njërën anë keni kryeministrin e Kosovës, një i burgosur lufte pothuajse i torturuar për vdekje, dhe në anën tjetër keni ministrin e propagandës, të regjimit që e torturoi. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga dialogu si mjeti i vetëm për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje mes nesh, sepse Kosova është një vend plot me Mandela, Gandi dhe Martin Luther King-a, me njerëz që përpiqen për të ardhmen, për paqen dhe pajtimin”, tha ajo.

Ajo theksoi se parlamenti qeveria jonë, çdo institucion e çdo shtëpi në Republikën e Kosovës është plot me të mbijetuar të krimeve të tmerrshme, por të gjithë të përkushtuar dhe duke punuar për paqen.

“Ky jemi ne, një komb i të mbijetuarve që lulëzon, një komb i përkushtuar ndaj paqes, sepse kemi parë të kundërtën e saj, një komb i përkushtuar ndaj demokracisë sepse ne kemi jetuar të kundërtën e saj, dhe një komb që është gati të paguajë çdo çmim për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë”, përfundoi ajo.

Opinione

3 Maji nuk është ceremoni, por provë: Gazetaria mes përgjegjësisë ndaj publikut dhe tundimit të pushtetit

Published

on

By

Shkruan: Musa Sabedini

3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Medias, nuk duhet të reduktohet në një shënim simbolik kalendarik, por të shërbejë si moment reflektimi profesional dhe etik për rolin thelbësor të gazetarisë në shoqëritë demokratike. 

Kjo ditë rikujton se liria e medias është e pandashme nga përgjegjësia për saktësi, paanësi dhe integritet, duke kërkuar nga gazetarët një angazhim të vazhdueshëm për profesionalizim dhe respektim të standardeve më të larta të raportimit. 

Gazetaria, si shërbim ndaj interesit publik, mbetet një mekanizëm i domosdoshëm për llogaridhënie dhe transparencë, sidomos përballë tendencave që cenojnë vlerat demokratike. Në këtë kontekst, një urim i veçantë u takon të gjithë gazetarëve që qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së vërtetës, shpesh përballë presioneve dhe rreziqeve. 

Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes; përkundrazi, ata duhet të mbrohen dhe të mbështeten në misionin e tyre për të nxjerrë në dritë të vërtetat dhe për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë e më të informuar.

Nuk zgjidhet problemi duke etiketuar apo përjashtuar, por duke ngritur standardin profesional që i detyron të gjithë të reflektojnë. 

Këshilla ime për çdo gazetar është e thjeshtë dhe e panegociueshme, besnikëria juaj duhet të jetë ndaj publikut dhe së vërtetës, jo ndaj pushtetit. Gazetaria humb kuptimin në momentin që zëvendëson rolin mbikëqyrës me rolin mbrojtës të institucioneve. Solidariteti profesional nuk është luks, por detyrim, mbrojtja e kolegëve kur cenohen është mbrojtje e vetë lirisë së medias. 

Prandaj, çdo gazetar duhet të rikthehet te parimet themelore: pavarësi editoriale, integritet, verifikim faktesh dhe guxim për të kërkuar llogari.

Vetëm kështu mund të ndërtohet një kulturë mediatike që nuk i shërben pushtetit, por qytetarit.

Continue Reading

Lajmet

Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme, NATO kërkon sqarime

Published

on

By

Gjermania e ka cilësuar si të “parashikueshëm” vendimin e Donald Trump për të tërhequr rreth 5.000 trupa amerikane nga territori i saj, ndërsa NATO ka kërkuar sqarime shtesë nga Washingtoni lidhur me këtë veprim.

Në një deklaratë për agjencinë DPA, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, theksoi se prania e forcave amerikane në Evropë – veçanërisht në Gjermani – mbetet në interes të ndërsjellë si për Berlinin ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, bëri të ditur se aleanca është duke punuar me SHBA-në për të kuptuar më mirë detajet e vendimit.

I pyetur për këtë çështje, Trump deklaroi se reduktimi i trupave do të jetë edhe më i thellë se sa 5.000, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vendimi i Washingtonit vjen pas kritikave të Trump ndaj kancelarit gjerman, Friedrich Merz, lidhur me deklaratat e tij për rolin e SHBA-së në raport me Iranin.

Aktualisht, SHBA-ja ka mbi 36.000 trupa të stacionuara në Gjermani – prania më e madhe në Evropë – krahasuar me rreth 12.000 në Itali dhe 10.000 në Mbretërinë e Bashkuar. Trump ka sugjeruar gjithashtu mundësinë e tërheqjes së trupave edhe nga këto vende.

Ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvendosur fokusin ushtarak amerikan nga Evropa drejt rajonit Indo-Paqësor. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet brenda aleancës 32-anëtare të NATO-s se një reduktim i tillë mund të ndikojë në forcën dhe kohezionin e saj.

Continue Reading

Vendi

Dekani i Shkencave të Sportit në UBT, Agron Thaqi, pjesë e konferencës shkencore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Published

on

By

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit në UBT, Assoc. Prof. Dr. Agron Thaqi, po merr pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi një takim me rektoren e universitetit, ku u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe organizimin e aktiviteteve shkencore.

Me këtë rast, u bë edhe një ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën vjetore të UBT-së, ndërsa u theksua bashkëpunimi ekzistues në kuadër të projektit ndërkombëtar SHAPE, ku të dy institucionet janë partnere.

Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe avancimit të arsimit të lartë në nivel rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Koalicionet parazgjedhore: afati deri më 7 maj

Published

on

By

Partitë politike në Kosovë duhet të deklarohen deri më 7 maj nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe nëse do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 2 maj ka nisur edhe periudha për aplikimin për certifikimin e partive të reja, si dhe për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për regjistrimin e partive të reja përfundon më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve mund të bëhet deri më 12 maj.

Deri tani, nuk ka indikacione se partitë e mëdha politike do të formojnë koalicione para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor, nga subjektet kryesore shqiptare vetëm Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar në koalicion me parti më të vogla, përfshirë Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi si planin e aktiviteteve ashtu edhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, i cili arrin në 10 milionë e 887 mijë euro.

Sipas këtij plani, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, duke filluar më 28 maj dhe duke përfunduar më 7 qershor në orën 07:00, kur edhe hapen vendvotimet.

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës pritet të merret më 5 maj, ndërsa më 16 maj do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Procesi i votimit përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Një ditë para zgjedhjeve do të organizohet edhe votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ndërkohë, periudha për regjistrimin e votuesve nga diaspora është caktuar nga 6 deri më 17 maj.

Më 21 maj, KQZ-ja do të bëjë certifikimin e listës së votuesve, si për ata brenda vendit ashtu edhe për votuesit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara