Lajmet

​Osmani: Jemi takuar me Jasharin dhe Maqedoncin

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka pasur takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ajo nuk ka dhënë detaje të këtij takimi, veçse tha se janë në kontakt të vazhdueshëm.

Kështu u deklarua ajo pas konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës, ku u diskutua për dhunën seksuale.

Po, jemi takuar, kemi biseduar dhe vazhdimisht jemi në kontakt”, deklaroi Osmani.

E pyetur lidhur me çështjen e furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ajo tha se është deklaruar për një gjë të tillë.

Jemi deklaruar dhe çfarëdo që ka tjetër shtesë, ju kisha lutur që të dërgoni pyetjet me shkrim edhe ju dërgojmë përgjigjet, sepse me të vërtetë më duhet të shkojë se jam shumë vonë për takimet tjera”, deklaroi Osmani.

Osmani nuk u përgjigj as në pyetjet e gazetarëve për çështjen e dialogut.

Për çështjen e furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çka pati akuza për partitë në pushtet.

Ndërkaq, ditë më parë Ministria e Mbrojtjes ka thënë se është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinierëve dhe se me pranimin e personelit prej 106 personash, kjo problematikë do t’i përkas së kaluarës.

Lajmet

Peci: Të gjithë e shohim Nismën si partner eventual, ka pasur takime me Limajn

Published

on

By

Ministri në detyrë, Faton Peci ka thënë se Vetëvendosje e sheh Nismën si partner eventual.

Për negociatat me Nismën Socialdemokrate negociatat e zhvillon Lëvizja Vetëvendosje ose kryeministri Albin Kurti. Ka pasur takime me Fatmir Limajn, para dy a tri ditësh. Nuk e di se në çfarë niveli është realizuar.  Është konfirmuar edhe nga akterët e Vetëvendosje. Deri në këtë fazë nuk jam në dijeni të ketë lëvizur diçka. Ne të gjithë e shohim Nismën si partner eventual”, deklaroi Peci.

“Çdo herë vijmë me shpresën se ka lëvizur diçka nga kampi opozitar. E vërteta është që qytetarët presin që ne me ju ofru zgjidhje, ne nuk kemi bërë lëvizje në këtë drejtim. Tash, në vazhdimësi kemi komunikim. Unë nuk jam prej atyre që kam zhvilluar bisedime”, theksoi ai.

I pyetur se pse nuk po e ndërrojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Peci tha se “nuk është fundi i botës që opozita ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe të marrë pjesë në votim”.

E kemi dhënë sqarimin, nuk është fundi i botës që deputetët të marrin pjesë në votim dhe ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Forumit do të mbahet nga ora 10:00 dhe do të mirëpresë mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme të botës.

Ky forum, që tashmë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare me ndikim për çështjet e grave dhe sigurisë globale, këtë vit zhvillohet nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për herë të njëzet e pestë deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.

Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Të kërkuara