Lajmet

Osmani: Historia nuk mbyllet pa dalë para drejtësisë autorët e dhunimeve gjatë luftës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti serb gjatë luftës në Kosovës, ka përdorur si mjet të fortë dhunën seksuale, ndërsa ka deklaruar se historia nuk mbyllet pa dalë para drejtësisë autorët e krimit.

Në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Osmani i ka quajtur heroina dhe vetë nderi i Kosovës të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Për gjatë 25 viteve, KRTC ka bërë një gjë që vështirë të përshkruhet me një fjalim. U siguruan që mund të flasin para popullit të Kosovës por edhe para botës dhe mund të vazhdojë luftën për drejtësi. Dua të iu siguroj që mbështetja për juve nuk do të ndalet por do të vazhdojë dhe ne do të luftojmë për këtë kauzë. Për gjatë këtyre, ne vazhdimisht e kemi kujtuar dhimbjen e së kaluarës, e mbi të gjitha ka një vendosmëri për të kërkuar drejtësi. Dhuna seksuale u përdor edhe si mjet nga udhëheqësi gjenocidial i Millosheviqit, në mënyrë që të vuajnë edhe gjeneratat pasuese. Historia dëshmoi një qendresë të popullit tonë, dhe kjo u dëshmua nga të mbijetuarat e dhunës seksuale për të treguar të vërtetën”.

Edhe sot me praninë tuaj po e dëshmoni që historia të mos përsëritet, padrejtwsitë nuk duhet të kalojë në heshtje dhe historia nuk mbyllet pa dalë para drejtësisë autorët e krimit. Jam e lumtur që Kosova për këto vite ka krijuar mekanizma që secila e mbijetuar ta ndjejë ndihmën e shtetit. Unë jam krenare për punën që po bën Vasfija”.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, tha se nga viti 2019 e deri këtë vit, kanë arritur të dokumentojnë rreth 1300 raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Nga 1300 raste të dokumentuara, 1 212 apo 93 për qind janë gra dhe vajza dhe 88 apo 7 për qind janë burra e djem.

Kjo konferencë për neve ka rëndësi sidomos për ata që kanë rrugëtuar me neve për 25 vite sidomos në rehabilitin e dhunës seksuale gjatë luftës. Më kujtohet vjeshta e vitit 98-të dhe për herë të parë me ra të takoja njerëz që ishin plagosur në luftë, njerëz që i kishin humbur familjarët. Prindër që ishin ndarë nga fëmijët e tyre por edhe fëmijë që ishin ndarë nga prindërit. Në mesin e personave ishin edhe histori që nuk kishin zë fare e ata ishin të mbijetuarat e dhunës seksuale. Përpos ndihmës mjekësore ata kishin nevojë edhe për rehabilitim psiko-social”.

Rreth 1 300 raste të dokumentuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Sot nuk janë viktima të heshtura por edhe lidere në komunitet. Ato janë ambasadore të reflektimit dhe zhdukjes së stigmës”, u shpreh Rushiti.

Beteja për drejtësi nga të mbijetuarat e luftës filloi menjëherë pas luftës. Ato arritën që 23 vite më vonë të depononin dëshmi të cilët më pastaj prodhuan rastin e parë të dënimit për dhunë seksuale gjatë luftës për rastin Vukotiq”, deklaroi Rushiti.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, pati kritika për mënyrën se si gratë e dhunuara gjatë luftës nuk po arrijnë të përfitojnë pension.

Nuk mund ta dëshmojë para doktorit diçka që kanë ndodhur para 25 vite dhe kjo me të vërtetë është përdhunim për herë të dytë”, u shpreh Krasniqi.

Vendi

Profesorët e UBT-së botojnë studimin mjekësor në revistën prestigjoze ndërkombëtare MDPI

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Dr. Lirim Shefki Mustafa dhe Dr. Fitim Bexhet Alidema, kanë publikuar një studim mjekësor në revistën e njohur ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”, që është pjesë e platformës së fuqishme shkencore MDPI.

Ky punim, me titullin “Comparison of Two Triple Therapy Regimens for Helicobacter pylori Eradication in Patients with Dyspepsia: A Retrospective Study from Primary Care”, ka arritur të indeksohet në rrjetet më të rëndësishme të shkencës botërore si Web of Science dhe Scopus, duke u renditur në kategorinë e lartë Q2.

Ky hulumtim i stafit të UBT-së ka një rëndësi të madhe praktike pasi ka marrë në shqyrtim plot 1,800 pacientë të rritur që u trajtuan mes janarit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2026.

Qëllimi ishte të gjendej një zgjidhje më e mirë kundër bakterit të rrezikshëm Helicobacter pylori, i cili shkakton probleme si gastriti apo ulçera, në një kohë kur trajtimet klasike po dështojnë rregullisht për shkak se bakteri është bërë rezistent ndaj antibiotikëve standardë.

Nga krahasimi që u bë, doli se terapia e re e bazuar në levofloxacin funksionon shumë më mirë, duke e zhdukur bakterin në 82.9% të rasteve, përballë trajtimit të vjetër me clarithromycin që pati sukses vetëm në 71.8% të pacientëve.

Përveç se më efektiv, ky kombinim i ri solli edhe më pak efekte anësore për organizmin. Profesorët zbuluan gjithashtu se stili i jetesës ndikon shumë në shërim, pasi duhani, alkooli, obeziteti dhe diabeti e bëjnë bakterin më të fortë dhe rrisin shanset që trajtimi të dështojë.

Ky botim, i dalë zyrtarisht sot më 13 korrik 2026, tregon edhe një herë nivelin e lartë të kërkimit shkencor në UBT dhe u vjen në ndihmë direkt mjekëve për të dhënë receta më të sakta e pa i keqpërdorur antibiotikët.

Continue Reading

Vendi

KFOR-i me stërvitje speciale pranë Bondsteel-it për menaxhimin e rasteve urgjente

Published

on

By

Ushtarët e Komandës Rajonale në Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për reagim ndaj rrëzimit të aviacionit pranë Kampit Bondsteel.

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në zonat operative.

Stërvitja bëri bashkë ekuazhet ajrore dhe mjekët fluturues për të ushtruar triazhin e të lënduarve, trajtimin mjekësor dhe procedurat e evakuimit urgjent.

Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i mban gatishmërinë operacionale dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Burim Berisha sjell “RESIDUE”, një reflektim artistik mbi kujtesën dhe transformimin

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Burim Berisha, do të prezantojë ekspozitën e tij personale “RESIDUE”, e cila do të hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë.

Ekspozita është pjesë e programit kuratorial të institucionit dhe paraqet një përmbledhje të praktikës artistike të Berishës, të zhvilluar përgjatë më shumë se 25 vjetësh krijimtari në fushën e artit bashkëkohor.

Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin elemente si tingulli, tymi, dheu dhe materiale të ndryshme, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien ndërmjet kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Veprat ftojnë publikun në një reflektim mbi praninë dhe mungesën, duke e trajtuar artin si një proces që ruan dhe rikrijon kujtesën përtej momentit të krijimit.

Në këtë ekspozitë, figura nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes materialit, shenjave të pranisë dhe hapësirës, duke krijuar një dialog mes asaj që është e dukshme dhe asaj që mbetet e nënkuptuar.

Ekspozita “RESIDUE” dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm artistik të Prof. Burim Berishës dhe kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor, si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë ligjëron në UBT për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT ka nisur aktivitetet e Akademisë Verore 2026, në kuadër të Global UBT Fest 2026, me një ligjëratë të veçantë nga Ambasadori i Hungarisë në Republikën e Kosovës, László Dux, i cili zhvilloi një dialog me studentët dhe stafin akademik mbi temën “EU Enlargement Policy”.

Aktiviteti inaugurues mblodhi studentë të Shkencave Politike, Studimeve të Sigurisë, Politikave Publike dhe Menaxhimit, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi një nga temat më aktuale të agjendës evropiane – politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e saj për vendet aspirante.

Gjatë ligjëratës, Ambasadori Dux trajtoi zhvillimet më të fundit në procesin e zgjerimit të BE-së, sfidat dhe mundësitë që e shoqërojnë këtë proces, si dhe perspektivën e Hungarisë lidhur me të ardhmen evropiane të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve evropiane, duke nënvizuar se zgjerimi mbetet një element kyç për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në Evropë.

Diskutimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, ku studentët adresuan pyetje mbi procesin e integrimit evropian, politikat e zgjerimit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sfidat gjeopolitike që ndikojnë në të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Përmes organizimit të këtij aktiviteti, UBT vazhdon të sjellë pranë studentëve diplomatë, vendimmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi për debat akademik dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë të përvojave mbi çështjet më të rëndësishme të politikës globale.

Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata, panele diskutimi dhe aktivitete akademike të fokusuara në diplomaci, siguri, qeverisje dhe politika publike, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Të kërkuara