Lajmet

​Osmani: Gratë mund të jenë të suksesshme në udhëheqje të shtetit

Ndër të tjera, Osmani tha se më përjashtimin e grave dhe vajzave nga vendimmarrja dhe gjithëpërfshirja, komunitete të tëra dështojnë.

Published

on

Kudo që ka udhëheqje gjithëpërfshirëse, aty ka përparim, mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë. Dita ditës kuptojmë se mund të kemi sukses të grantuar qoftë në udhëheqjen e shtetit, të një kompanie apo në organizmin në komunitet, atëherë kur vajzat dhe gratë janë prezente, përfshihen, kanë rol aktiv, u dëgjohet zëri dhe marrin vendime në një platformë të barabartë.

Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”, derisa potencoi se rikthimi në javën e gruas gjithnjë është sikur të kthehesh në shtëpi. Osmani theksoi se sfidat e grave janë të mëdha dhe komplekse, porse duhet angazhuar në ndërtimin e një shoqërie e cila vlerëson dhe e shfrytëzon plotësisht kontributin e secilit individ, përfshirë gratë.

Ndër të tjera, Osmani tha se më përjashtimin e grave dhe vajzave nga vendimmarrja dhe gjithëpërfshirja, komunitete të tëra dështojnë.

“Rikthimi në javën e gruas gjithnjë është sikur të kthehesh në shtëpi…Kudo që ka udhëheqje gjithëpërfshirëse, aty ka përparim, mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë. Të gjithë e diimë se sfidat para nesh janë të mëdha dhe komplekse. Ne jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme, në një periudhë të transformimit global dhe sfidave të pa precedentë… Përballja me sfidat e shekullit 21 kërkon një ndryshim të botëkuptimit se si i organizojmë shoqëritë tona. Nuk mund të vazhdojmë më të mbështetemi në modelet e vjetra të mendimit dhe veprimit të cilat kanë prodhuar vazhdimisht pabarazi. Në vend të kësaj, duhet të angazhohemi për ndërtimin e një shoqërie e cila vlerëson dhe e cila shfrytëzon plotësisht kontributin e secilit individ. Kjo është e pamundur, pa përfshirë në tërësi kontributin e vajzave dhe grave. Dita ditës kuptojmë se mund të kemi sukses të grantuar qoftë në udhëheqjen e shtetit, të një kompanie apo në organizmin në komunitet, atëherë kur vajzat dhe gratë janë prezente, atëherë kur ato përfshihen, kanë rol aktiv, u degjohet zëri, edhe ato marrin vendime në nje platformë të barabartë. Kur i përjashtojmë vajzat dhe gratë, komunitete të tëra dështojnë”, tha Osmani.

Ndërkaq, zëvendës udhëheqësja e Misionit dhe Konsulle në Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Nathalie Niedoba tha se me largimin e diskriminimit, gratë mund të kenë qasje, të jenë të gjithmbarshme dhe pozitive në familjet e tyre.

Niedoba theksoi se vizioni i Kandasë është një botë ku të gjitha gratë dhe vajzat janë të fuqizuara, kanë kontrollë mbi jetën e tyre, të jetojnë të lira nga dhuna dhe të marrin pjesë në vendimmarrje në shoqëritë e tyre. Ajo shtoi se kryeministri i Kanadasë ka paralajmëruar disa miliarda dollarë për të promovuar të drejtat e grave, fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Kanadaja ka qenë një avokate afatgjate për barazinë gjinore dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut. Këto çështje janë prioritete kyçe të Kanadasë dhe politikat e Kanadasë. Vizioni i Kandasë është një botë ku të gjitha gratë dhe vajzat janë të fuqizuara, kanë kontroll, mbi jetën e tyre të jetojnë të lira nga dhunës dhe te marrin pjese na vendimmarrje në shoqëritë e tyre dhe të kontribuojnë për përfitimin dhe prosperitetin…Kur kemi diskutime në baza sociale, nëse i largojmë ato diskriminime gratë kanë qasje në kapital dhe mund të hyjnë të gjithmbarshme, pozitive në familjet e tyre. Kur gratë kanë të drejta reproduktive, të shëndetit reproduktiv familjet lulëzojë. Barazi gjinore është një prioritet për qeverinë e Kanadasë dhe është e theksuar në planin e veprimit të Kanadasë për gratë, paqen dhe sigurinë, përfshirjen e tyre në poltikat e jashtme dhe asistencat ndërkombëtare. Për këtë arsye që nga viti 2015 kryeninistri Trudo e ka mbajtur një kabinet me balanc gjinor…kryeminstrininkandasë ka parajëmruar rreth disa miliarda dolrë për të promuvuar të drejtat e grave, fëmijëve dhe adoleshentëve”, theksoi Niedoba.

Ndërsa, drejtoresha e programit në Institutin Demokratik Kombëtar, Pranvera Lipovica tha se duke ndërtuar mbi parimet themelore të demokracisë me temën kryesore “Udhëheqje dhe gjithëpërfshirje, ndërthurja e politikës me ekonominë”, përmes adresimeve dhe sesioneve të planifikuara synojnë një diskutim të frytshëm që qëndron gjininë dhe reflekton mbi përvojat unike të jetuara të grave. Ajo potencoi se përfshirja e grave dhe komuniteteve të nënpërfaqesuara në proceset vendimmarrëse rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve publike.

Lipovica tha se “Java e Gruas” mbetet një platformë e veçantë me shumë rëndësi për dialog me temat që prioritet kanë individët dhe grupet e ndryshme të shoqërisë të cilën e kanë parë të konceptohet, zhvillohet dhe marrë formën që ka sot, përgjatë këtyre 12 viteve.

“Përfshirja e grave dhe komuniteteve të nënpërfaqesuara në proceset vendimmarrës rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve publike. Kjo përmirëson ndjeshëm bashkëpunimet mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, dhe në të njëjtën kohe duke njohur rëndësinë e diversitetit në një mjedis shoqëror dhe duke inkurajuar gjithëpërfshirës. Dhe angazhimin aktiv në sferën politike, ekonomike dhe sociale forcohet tutje një shoqëri më e shëndoshë, më e drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Java e Gruas mbetet një platformë e veçantë me shumë rëndësi për dialog me temat me prioritet për individët dhe grupet e ndryshme të shoqërisë të cilën e kanë parë të konceptohet, zhvillohet dhe marrë formën që ka sot përgjatë këtyre 12 viteve”, potencoi Lipovica.

Instituti Demokratik Kombëtar ka mbajtur edhe dje (e martë) konferencë me rastin e “Javës së Gruas 2024”.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara