Lajmet

Osmani fton deputetët shqiptarë që të votojnë rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Osmani nga atje ka folur për sfidat historike që kanë kaluar të dy shtete, duke dhënë kështu mesazhe edhe për të ardhmen e të dy vendeve.

“Jam shumë e lumtur që sot më është dhënë mundësia që nga Kuvendi i Shqipërisë tu drejtohem të zgjedhurve të popullit dhe bashkëkombësve të mia anë e mban botës. Është nder i madh që të ju drejtohem dhe të ju flas sikur njeriu familjes së vet me të cilën kanë ndarë aq shumë histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur, por së cilës i ka dhuruar dhe ka marr po aq shumë dashuri”, ka thënë ajo.

Osmani ka falënderuar popullin shqiptarë edhe për ndihmën dhënë shtetasve kosovarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe motrave tona por është ëndrra jonë e përbashkët. Është kujtesa jonë historike, vatra në të cilën ne ëndërronim të jetonim por që fatkeqësisht shumë prej nesh atë e takuam vetëm në acarin e luftës së ftohtë. Ajo u bë vatra jonë që na mbajtën të gjallë neve dhe shpresës sonë për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë”, ka thënë më tutje ajo.

U.d e presidentes rikujtoi edhe pasojat që la lufta e fundit në Kosovë, në humbjen e jetës së njerëzve.

“Sot kur unë jam para jush duhet ta kujtojmë historinë tonë të kaluar. Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë, përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i 13 mijë civilëve të vrarë, shumica prej tyre gra, pleq e fëmijë, nga të cilët 1600 janë ende të pagjetur”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, vetëm duke e rikujtuar të kaluarën e dhimbshme mund të shkojmë përpara, raporton Gazeta Express.

“Historia e dhimbshme e Kosovës duhet të mbahet mend e të rikujtohet, sepse duke e rikujtuar ajo bëhet më e dhimbshme. Si kryetare e Kuvendit të Kosovë dhe si u.d e presidentes dua ti thërras të rinjtë e vendeve tona që ti ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë që ëndrrat mund të jetësohen”, ka pohuar ajo.

Kryeparlamentarja Osmani, foli edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është ende i pa mbyllur e ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit,  duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues. Kosova nuk mund që ta shpërblejë më Serbinë me territorin e saj e as të bëj  koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje, e të dënohet e jo më të shpërblehet”, ka thënë ajo.

Një kërkesë, ajo pati edhe për deputetët shqiptarë.

“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi saç i kam bërë atij të Kosovës,  që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Ajo nuk la pa përmendur edhe vendosjen e taksës nga ana e Shqipërisë për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt shtetit shqiptar.

“Kosova nuk ka nevojë për një tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit vendosja e çfarëdo barriere komunikimi në mes të vendeve tona është kundër lëvizjes së lirë dhe sforcimit të marrëdhënieve ndër-shtetërore dhe ndër-shqiptare”, ka deklaruar ajo.

Vendi

Kurti nis takimin me Abdixhikun, në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë në takim së bashku me nënkryetaren e LVV-së, Arbërie Nagavci, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist se bisedimet me LDK-në do të mund të kontribuojnë në ecjen përpara dhe në konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Do të shohim se si do të mund të ecim përpara bashkë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive”, ka deklaruar Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shiste diploma profesionale të falsifikuara

Published

on

Një person me inicialet I.Ç. është arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse.

Hetimet e deritanishme tregojnë se nga viti 2019 deri më tani janë lëshuar rreth 1 mijë e 679 diploma, ndërsa për një diplomë dyshohet se paguhej rreth 300 euro. Sipas autoriteteve, përfitimi i dyshuar nga kjo veprimtari arrin në rreth 500 mijë euro.

Dyshohet se këto diploma janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, janë sekuestruar 333 diploma profesionale, dy pajisje kompjuterike, dy USB, tri vula të biznesit, një telefon mobil, 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Sipas hetimeve, subjekti dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale.

Prokuroria dhe Policia u kanë bërë thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë mashtruar lidhur me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, të raportojnë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Asociacioni i Komunave paralajmëron protestë para Qeverisë më 1 shtator

Published

on

By

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vendosur që më 1 shtator, në orën 11:00, të organizojë një protestë përballë ndërtesës së Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, AKK bëri të ditur se protesta organizohet për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Po ashtu, kërkohet zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti qendror, financim i drejtë për komunat dhe ndalimi i ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Lidhur me këtë vendim, Asociacioni i Komunave të Kosovës deklaroi zyrtarisht: “Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi ka nxitur edhe reagime të ndryshme mes krerëve të komunave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë për qasje totalitare dhe për ndëshkimin e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, duke deklaruar se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara