Lajmet

Osmani flet për shpronësimet në veri: Janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehën shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri, duke thënë se Qeveria nuk po i zbaton ligjin. Ajo tha se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane dhe se e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Çështja e shpronësimeve çdo qytetar i Republikës së Kosovës pavarësisht etnisë duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona, por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është nhë test pesë hapësh i i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronësimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt. Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur së si është bërë kjo procedurë, e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë së Kosovës”, tha Osmani.

Ajo shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë varësisht ku jetojmë qe veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet.

“Kemi nevojë për institucionet tona të sigurisë që ë kanë mbrojtur heroikisht dhe me çdo cep të vendit tonë prandaj përderisa shpronësimet janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, Kushtetutën dhe pesë hapat që janë standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si presidente e Republikës e përkrah çdo veprim në interes të sigurisë nacionale dhe qytetarëve pa dallim  besoj që ka ndoshta ende hapësirë për komunikim dhe të gjitha çështjet te partnerët tanë dhe në mënyrë që të sigurohen se e tëra që Kosova ka bërë ka respektuar një standard të Gjykatës Evropiane të cilën e respektojnë dhe e përcjellin të gjitha vendet anëtarë të KE-së, në fakt Kosova shpesh herë e respekton shumë më shumë këtë standard se ato vende që tashmë janë anëtare unë në asnjë moment nuk shoh tendencë për diskriminim mbi bazën etnike por thjeshtë të respektim të standardeve që i ka paraparë edhe Kushtetua jonë edhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut. Detyra jonë është ta mbrojmë çdo qytetarë të Kosovës pa dallim etnie dhe ta mbrojmë çdo cep të Kosovës”, theksoi ajo.

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi vazhdon në orën 14:00 seancën konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot në orën 14:00 seancën konstituive, ndërsa në rend dite është pika për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës ishte ndërprerë të premten, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan sallën, pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut për nënkryetare.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan gjatë votimit për Çitakun, duke bërë që ajo të mos i merrte votat e nevojshme.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje PDK-së që të paraqiste një propozim tjetër, por partia nuk e bëri një gjë të tillë.

Pas ndërprerjes së seancës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe paralajmëroi se çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sot pritet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi dështon sërish të përmbyllë seancën konstituive, PDK lëshon sallën

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të përmbyllet edhe në vazhdimin e sotëm, pasi procesi mbeti te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në votimin e veçantë për nënkryetarët, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh në këtë pozitë me 101 vota.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për nënkryetare. Deputetët e LVV-së abstenuan gjatë votimit për kandidaturën e saj.

Pas këtij votimi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu ndërpreu punimet e seancës.

Haxhiu tha se për vazhdimin e radhës së seancës deputetët do të njoftohen me kohë. Me këtë, Kuvendi ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e konstituimit.

Seanca e sotme vjen në kuadër të përpjekjeve për përmbylljen e seancës konstituive dhe funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara