Lajmet

​Osmani falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetje në procesin e shtetndërtimit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Presidentja Osmani i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për rolin thelbësor në procesin e shtetndërtimit.

“Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në reformat institucionale dhe promovimin e sundimit të ligjit, ndaj Presidentja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme në fushën e mbrojtjes. Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në këtë fushë, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO”, tha ajo.

Osmani, poashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programin e bursave Chevening dhe diskutoi mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore, si dhe për forcimin e partneritetit në këto fusha.

“Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për adresimin e sfidave dhe avancimin e aspiratave të përbashkëta, duke shfaqur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

Ndalohen për 48 orë tre inspektorë të ATK-së, dyshohen për marrje ryshfeti

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, të pandehurit A.Gj., D.N., dhe E.Q., për shkak siç thuhet të dyshimit të bazuar se në cilësinë e Inspektorëve të ATK-së, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.

Sipas prokurorisë me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 i KPRK-së.

“Prokuroria Themelore Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve. Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Gjakovë, dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjakovë, me dt.20.01.2025, është kryer bastisje në tri (3) lokacion të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton po ashtu se ndaj të pandehurve A.Gj., D.N., dhe E.Q., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Continue Reading

Bota

Biden mirëpret Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Published

on

Në një moment të veçantë për historinë politike të SHBA-së, Presidenti aktual Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ky takim, i cili ka ndodhur pak orë para ceremonisë zyrtare të inaugurimit të Trumpit, është shoqëruar me një mikpritje formale, ku dy çiftet kanë ndarë një çaj së bashku.

Ky është takimi i parë mes Presidentit Biden dhe Trumpit gjatë ditës, pasi dy liderët nuk kishin pasur mundësinë të takohej më parë. Takimi ka pasur një karakter simbolik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në kalimin e pushtetit në SHBA, i cili shpesh është i mbushur me tensione, por gjithashtu është një mundësi për të përcjellë mesazhe të unitetit dhe bashkëpunimit mes dy administratave, ndonëse ato ndajnë pozita të kundërta politike.

Përpara këtij takimi, disa minuta më parë, anëtarë të familjes Trump ishin parë duke hyrë në ndërtesën e Capitolit, ku Presidenti i zgjedhur do të drejtohet për të vazhduar përgatitjet për ceremoninë e tij të inaugurimit. Ky moment shënon një kalim të rendësishëm në traditën amerikane të inaugurimeve dhe pasueshmërisë në pushtet, duke i dhënë mundësinë Trumpit të marrë detyrën dhe të fillojë mandatin e tij si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Bitcoin arrin rekord të ri historik

Published

on

By

Çmimi i Bitcoin-it tejkaloi 109.000 dollarë sot, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe lëvizi midis 99.400 dollarë dhe 109.110 dollarë.

Kujtojmë se çmimi i Bitcoin-it ishte në nivelin 70.000 dollarë përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor 2024, ndërsa vlera u rrit për rreth 55 për qind që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump-it.

Pas fitores, tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai u zotua se SHBA-ja do të jetë “kryeqyteti kripto” i planetit.

Madhësia e tregut të Bitcoin ka qenë kohët e fundit në nivel 2,14 trilionë dollarë, sipas shifrave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.

Continue Reading

Lajmet

​Vdiq 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Published

on

By

Ka vdekur të hënën 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal I Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi I fishekzjarrev), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur. Viktima Abdurrahman Memaj (d.l.13.08.1999), për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për shërim”, ka theksuar Bytyqi.

Ai po ashtu ka shkruar se lidhur me informatën nga hetuesit rajonal është informuar edhe prokurori i shtetit.

25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Prishtina” dhe Policia e Kosovës e ka pranuar informatën rreth orës 21:33.

Personi që ishte lënduar natën e 31 dhjetorit pas shpërthimit të një pike shitjeje të mjeteve piroteknike në Prizren, është dërguar për trajtim në Turqi.

Pas lëndimit nga zjarri i madh, ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka qëndruar deri më 6 janar.

Continue Reading

Të kërkuara