Lajmet

Osmani falënderon Bidenin për ndihmën në sigurimin e vaksinave

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për letrën e dërguar.

Osmani veçanërisht e ka falënderuar presidentin Biden për gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën me vaksina antiCOVID.

“Në veçanti, e falenderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi”, shkroi Osmani në Facebook.

Në letrën e Bidenit mes tjerash thuhet se e ShBA-të mbështesin vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden./UBTNews

E falenderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij të përzemërt në emër të…

Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, April 20, 2021

Lajmet

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur në takim kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.

Continue Reading

Lajmet

​Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër të shtënave festive

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme lansoi fushatën e re ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, me slloganin “Festo me zemër, jo me armë”.

Gjatë prezantimit, u publikuan të dhëna nga fushata e vitit 2024, ku u evidentua një rritje prej 40% e raportimeve nga qytetarët për të shtënat festive.

Sipas statistikave zyrtare, janë konfiskuar 121 armë, janë arrestuar 177 persona dhe janë pranuar gjithsej 133 raportime nga qytetarët për raste të të shtënave festive.

Zyrtarët potencuan se këto rezultate dëshmojnë vetëdijesimin në rritje të qytetarëve, por edhe nevojën për vazhdim të fushatave të tilla.

Zyrtarët e MPB-së ritheksuan se qëllimi kryesor i kësaj fushate është që “gëzimi i qytetarëve të mos shndërrohet në tragjedi”, duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt dhe pa armë.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takohet edhe me Nenad Rashiqin, ngërçi në fokus

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e partisë “Guxo” Faton Peci, diskutohet për bllokadën

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të ri, raporton Ekonomia Online.

Para takimit, Peci deklaroi se këto konsultime përbëjnë një përpjekje të rëndësishme për përmirësimin e situatës aktuale dhe theksoi gatishmërinë e subjektit që ai përfaqëson për të dhënë kontributin e vet.

Përpjekja e radhës për përmirësim të situatës. Besoj se këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi për të kontribuar brenda mundësive,” u shpreh Peci.

Continue Reading

Të kërkuara