Lajmet

Osmani e Kurti nderojnë të rënët në Reçak, kërkojnë dënimin e kriminelëve

Published

on

U.d e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Reçak, për të përkujtuar masakrën që ndodhi pikërisht me 15 janar të vitit 1999.

Vjosa Osmani ka thënë se kjo ishte nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimit.

“Sot janë bërë 22 vjet në nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimit. Në fakt është vendi ku u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve. Nga këtu duhet me zë të lartë ta themi këtë të vërtetë duke kërkuar drejtësi që ranë për liri. Dëshmitë e gjenocidit mund t’i gjejmë anekënd vendit tonë. Akoma po dominion kjo mendje gjenocidale. Lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut”, deklaroi ajo.

Kurti deklaroi se është detyrë e vendit që t’i ndjekë dhe t’i gjykojë kriminelët e luftës. Ai ka shtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme deri sa nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Sot bashkë me presidenten në detyrë Osmanin, erdhëm të bëjmë nderime këtu në Reçak në përvjetorin e 22-të. Ai dimër mbaj mend se ka qenë shumë më i ftohtë si ky sot dhe kjo ngjarje ka tronditur e tmerruar gjithë Kosovën dhe pati alarmuar edhe fuqitë botërore. Nuk vonoi shumë pas këtij akti gjenocidal ku edhe u ndihmua Kosova nga NATO. Me pikëllim e dhimbje erdhëm që të takojmë edhe familjarët sepse edhe këta janë viktima për shkak të drejtësisë së mohuar dhe të vazhdueshme. Jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët dihen me emra në shumë raste jo vetëm në këtë masakër dhe është detyrë e vendit që t’i ndjekim dhe t’i gjykojmë ata. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme deri sa nuk ka drejtësi që sjell rehabilitim për viktimat dhe familjarët. Përkulemi për këtë humbje dhe lavdia është e tyre”, deklaroi ai.

Gjatë ditës pritet që homazhe në këtë vend të bëjnë edhe liderët tjerë të partive dhe institucioneve.

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara