Lajmet

Osmani e gatshme të unifikojë skenën politike pas zhvillimeve të fundit

Publikuar

U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Osmani deklaroi se është e gatshme që të unifikojë skenën politike në Kosovë në mënyrë që vendi të përballojë sa më lehtë situatën e rënduar, pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

“Qytetarët nuk do ta falin askënd në qoftë se në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim një zëri për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, që ne të bëhemi peng i politikave ose dallimeve ditore. Prandaj është me rëndësi që për çështje të interesit nacional të bashkohen të gjithë. Natyrisht, sa më përket mua, edhe në pozicionin e ushtrueses së detyrës së presidentes, unë do ta japë kontributin tim maksimal, por kjo siç e thash varet edhe nga vullnetin përfaqësuesve tjerë politik”, deklaroi ajo./UBTNews

Lajmet

Ambasadori i Izraelit në OKB thotë se OKB-ja bashkëpunon me Hamasin

Publikuar

nga

Gilad Erdan i tha Radios së ushtrisë izraelite se OKB-ja “është bërë vetë një organ terrorist”.

“Qëkur Izraeli u tërhoq nga Gaza – OKB-ja bashkëpunon me Hamasin, ajo e mbulon atë dhe Sekretari i Përgjithshëm shpejt e dënon Izraelin për gjithçka që publikohet”, pohoi ai.

Më shumë se 35 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Pas sulmit nga Hamasi, Guterres tha: “Kam dënuar pa mëdyshje aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të terrorit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – apo lëshimin e raketave kundër objektivave civile”.

Guterres gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht Izraelin për luftën e tij në Gaza. Kohët e fundit ai tha se Izraeli ka sjellë “viktima dhe dëme të pamëshirshme” për palestinezët në Gaza./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani në bisedë telefonike me presidentin gjerman flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë bisedë sipas presidentes Vjosa Osmani është diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social X.

Ndryshe ditë më parë, Gjermania e Franca e kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin në Kushtetuese të drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

SHBA do të konfiskojë asetet ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës

Publikuar

nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të përdorin asetet ruse të konfiskuara për të siguruar fonde për rindërtimin e Ukrainës.

“Kongresi ynë na ka dhënë fuqinë për të konfiskuar asetet ruse në Shtetet e Bashkuara. Ne synojmë t’i përdorim ato”, tha Blinken gjatë një fjalimi në Institutin Politeknik Igor Sikorsky në Ukrainë.

“Atë që Putini shkatërroi, Rusia duhet të paguajë për ta rindërtuar”, tha Blinken, teksa shtoi se SHBA po punon me vendet e tjera të G7-ës për të bërë të njëjtën gjë me “asetet sovrane të palëvizshme të Rusisë”.

“G7 mund të zhbllokojë miliarda dollarë dhe t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm Putinit se koha nuk është në anën e tij”, tha Blinken./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Nuk jeni vetëm”, i thotë Blinken Ukrainës

Publikuar

nga

Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu mbështetjen e plotë të administratës së Bidenit për Ukrainën.

“Erdha në Ukrainë me një mesazh. Nuk jeni vetëm”, tha Blinken.

Fjalimi i tij erdhi pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë miratuan një paketë prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën dhe BE-ja miratoi një paketë financiare prej 54 miliardë dollarësh.

Blinken fokusoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij në ndërtimin e infrastrukturës së sigurisë dhe ekonomike në Ukrainë për të hapur një rrugë drejt pranimit në NATO.

“Kur të mbajmë Samitin e Uashingtonit në muajin korrik, ne do të ndërmarrim hapa të prekshëm për të rritur rolin e NATO-s në ndërtimin e një force elastike, të aftë ukrainase, duke mbështetur reformat e saj të vazhdueshme që po integrojnë Ukrainën në aleancë”, tha Blinken./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara