Lajmet

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Published

on

Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“E nderuam arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova. Njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Njeriu që i hapi dyert e mbarë botës në mënyrë që zëri ynë, zëri i popullit të Kosovës të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha ai.

E lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka përkujtuar personalitetet politike që dhanë kontributin për liri dhe pavarësi.

“Sot ne kujtojmë personalitetet politike, historike dhe kombëtare në faza dhe mënyra të ndryshme. Andaj ne jemi te presidenti i parë, i republikës së parë të Kosovës i cili është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar për të vazhduar me aktivitete të tjera. Në veçanti falënderojmë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuuar për këtë ditë të rëndësishme, përvjetorin e 13 të cilën e shënojmë sot”, tha ai.

Bota

​Britania e India nënshkruajnë marrëveshje tregtare rreth 6 miliardë funte

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha homologut të tij nga India Narendra Modi se nënshkrimi i marrëveshjes tregtare ishte një “ditë historike” për të dy vendet.

Në rezidencën e kryeministrit në Chequers, Starmer tha se marrëveshja përfaqësonte një “ndryshim të madh” në marrëdhënie, raporton BBC.

Modi tha se ata po “shkruanin një kapitull të ri” në historinë e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.

Marrëveshja vlen rreth gjashtë miliardë funte investime nga kompanitë indiane dhe britanike në ekonominë britanike dhe pritet të ketë një ndikim prej 4.8 miliardë funte në produktin e brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja pritet gjithashtu të krijojë 2 mijë e 200 vende pune në vend. Tarifat për një gamë mallrash britanike do të ulen nga një mesatare prej 15 për qind në tre për qind, me qëllim rritjen e eksporteve në Indi me 11 miliardë funte.

Negociatat për marrëveshjen filluan në vitin 2022, kur Boris Johnson ishte kryeministër i Britanisë së Madhe dhe përfunduan në maj të këtij viti.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Instiutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me temperatura të larta dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do sillen nga 15 deri 20°C, kurse ato maksimale: 35-39°C.

Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara vende vende.

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Juventusit nuk paraqitet në stërvitje, irritohen drejtuesit e klubit

Published

on

Douglas Luiz po përballet me një situatë kritike te Juventusi, pasi mesfushori brazilian refuzoi të paraqitet në vizitat mjekësore dhe në nisjen e kampit stërvitor të skuadrës nën drejtimin e Igor Tudor. Ky veprim i papritur ka tronditur drejtuesit e klubit, të cilët kanë paralajmëruar masa të rënda disiplinore ndaj tij, duke e bërë largimin e tij gjatë këtij merkatoje edhe më të mundshëm.

I transferuar nga Aston Villa verën e kaluar për 51.5 milionë euro, një marrëveshje që përfshinte edhe kalimin e Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling Jr, Luiz nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Ai luajti vetëm 27 ndeshje dhe shpesh u pengua nga dëmtimet dhe forma e dobët, duke mos arritur të bindë as ish-trajnerin Thiago Motta, as pasuesin e tij, Tudor.

Aktualisht, mesfushori 27-vjeçar lidhet me disa klube të Premier League si Manchester United, West Ham, Everton dhe Manchester City.

Agjenti i tij ndodhet në Angli për të gjetur një zgjidhje, pasi raportet e Luiz me Juventusin janë prishur plotësisht dhe një ndarje duket e pashmangshme. Ky transferim po shihet si një nga më të dështuarit e bardhezinjve në vitet e fundit.

Continue Reading

Të kërkuara