Lajmet

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, po vendosen lule pranë varreve të 45 civilë shqiptarë.

Gra, burra, fëmijë e të moshuar u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës

Lajmet

Lajçaku e konfirmon se Serbia refuzoi takimin e përbashkët për të zhdukurit

Published

on

By

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar se Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Lajçak tha se është takuar ndaras me të dyja palët, ku sipas tij, Kosova ka prezantuar prioritetet e saj.

“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në takimin e përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, tha Lajçaku.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka njoftuar gjatë ditës se kanë refuzuar që të marrin pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur pas mbylljes së 10 institucioneve paralele në Kosovë.

Continue Reading

Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës

Published

on

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një shkëmbim të të burgosurve të luftës, me secilën palë që ka dërguar 25 të burgosur në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky shkëmbim është bërë përmes një procesi që ka përfshirë lëshimin dhe transportimin e të burgosurve, ku të burgosurit rusë janë dërguar në Bjellorusi për t’u nënshtruar një vlerësimi mjekësor dhe më pas pritet të kthehen në Moskë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka theksuar se shkëmbimi ka ndodhur në kuadër të marrëveshjeve për të zbutur pasojat e luftës dhe për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve mes dy vendeve.

Megjithatë, nuk ka ende informacione të qarta në lidhje me vendndodhjen e të burgosurve ukrainas, pasi Kievi ende nuk ka konfirmuar publikisht situatën e tyre. Kjo ka lënë hapësirë për spekulime mbi procesin e shkëmbimit dhe mundësitë e vazhdimësisë së tij.

Ky shkëmbim është një nga shumë të tjerë që janë realizuar gjatë luftës në Ukrainë, ku Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer robër lufte në disa raste të tjera, si një pjesë e përpjekjeve për të rregulluar situatën e krijuar nga konflikti i nisur në shkurt të vitit 2022.

Po ashtu, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur se do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje paqeje për të ndalur luftime në Ukrainë sa më shpejt që të marrë postin, ndërkohë që lufta ka marrë një tollovë të madhe me mijëra viktima, përfshirë civilë dhe ushtarë, që nga fillimi i saj./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Serbia “arsyetohet” për dështimin e takimit për të pagjeturit në Bruksel

Published

on

By

Kryengociatori serb Petar Petkoviq është deklaruar rreth mos mbajtjes së takimit për të pagjeturit sot në Bruksel, pavarësisht se ai ishte paralajmëruar dy javë më parë.

Petkoviq në “arsyetimin” e tij për mos mbajtjen e takimit ka përmendur mbylljen e strukturave paralele sot në Kosovë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti “për sulm masiv ndaj institucioneve serbe”, por një pjesë të fajit ia ka hedhur edhe Bashkimit Evropian.

“Në Bruksel më priti lajmi për sulmin masiv të Kurtit ndaj institucioneve serbe. Mbyllja me dhunë e një numri të madh të komunave tona, qendrave për punë sociale, postave është duke u bërë… Është e qartë pse Bislimi nuk u paraqit sot në Bruksel. Unë kam ardhur me delegacionin e Beogradit me synimin që sot ta zgjidhim çështjen e personave të pagjetur, ndërsa Kurti dhe Prishtina kanë zgjedhur rrugën e dhunës dhe lëvizjeve të njëanshme. Ky lloj terrori vë në pikëpyetje vetë dialogun. Është e qartë se për këtë nuk është i vetmi fajtor Kurti. Përgjegjësia është edhe e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin X.

Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se mëngjesin e së mërkurës janë mbyllur komuna paralele të Serbisë si dhe posta e zyre. Sipas tij, aksioni është zhvilluar në dhjetë komuna Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale, janë lokacionet ku janë mbyllur komunat paralele të Serbisë. Derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele.

Continue Reading

Lajmet

​Reagon prokuroria, thotë se nuk ka autorizuar bastisjet në lokacionet e dyshuara për struktura paralele

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele.

“Prokurori i shtetit sqaron opinionin publik se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, për çka edhe nuk është ofruar kurrfarë prove para prokurorit të shtetit për tu krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi.

“Prokurori i shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mos diskriminimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se mëngjesin e së mërkurës janë mbyllur komuna paralele të Serbisë si dhe posta e zyre. Sipas tij, aksioni është zhvilluar në dhjetë komuna.

Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale, janë lokacionet ku janë mbyllur komunat paralele të Serbisë.

Ndërkaq, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se “Nuk ka vend për strukturat kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Continue Reading

Të kërkuara