Lajmet

Osmani dekreton 31 gjyqtarë me propozim të KGJK-së

Publikuar

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”, thuhet në njoftim.

Bota

Shkeli ligjet e BE-së për azilin, Hungaria humbet 200 milionë euro fonde

Publikuar

nga

Gjykata e lartë e BE-së, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ), vendosi gjobën në muajin qershor.

Budapestit iu dha afat deri të martën për të paguar dënimin, por ai nuk u pajtua me vendimin, theksoi Komisioni.

“Ajo që do të bëjmë tani është të zbresim 200 milionë euro nga pagesat e ardhshme nga buxheti i BE-së ndaj Hungarisë”, theksoi një zëdhënës i komisionit në Bruksel.

Njoftimi është i fundit në një seri qortimesh për Hungarinë, ku qeveria nacionaliste e krahut të djathtë shpesh është kritikuar nga Komisioni Evropian për politikën e saj të ngurtë ndaj refugjatëve./UBTNews/

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kjo është logoja e KQZ-së që do të përdoret për Zgjedhjet e Përgjithshme

Publikuar

nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar për logon që do të përdoret në Zgjedhjet e Përgjithshme më 9 shkurt të vitit ë ardhshëm.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, ka thënë se ky ka qene vetëm një ndryshim teknik.

“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ. Është vetëm aspekti i tekstit, kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Krasniqi për takimin e Bislimit në Bruksel: Ka qenë vetëm dështim, në zgjedhjet e 9-të shkurtit do të ndërpritet keqqeverisja

Publikuar

nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka qenë i dështuar.

Krasniqi ka thënë se në çdo takim nuk ka transparencë, duke krahasuar qeveritë e kaluara që pas çdo takimi kanë raportuar se për çka kanë diskutuar.

“Çdo takim ka qenë vetëm dështim sepse nuk ka pasur aspak transparencë, në qeveritë e kaluara kryeministri apo zëvendëskryeministri kanë ardhur dhe kanë raportuar para dhe pas çdo takimi mirëpo nuk dimë se çfarë po bëhet për takimet. I shohim deklaratat e njëpasnjëshme të cilat gjithmonë janë të kundërta si me ndërkombëtarët si dhe me anëtarët e kabinetit qeveritar, nuk shpresoj për ta edhe këta pesë muaj që kanë mbetur, që të ndodh diçka me dialog, sa i përket politikës së jashtme kemi regres sepse për herë të parë kemi masa nga Bashkimi Evropian nuk kemi asnjë njohje nga vendet që ende nuk e njohin Kosovën. Dhe nuk kemi asnjë aplikim nga organizata ndërkombëtare. Pikërisht kjo Qeveri e dështoi edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Krasniqi.

Ajo pret që javën e ardhshme Bislimi të vijë Komisionin për Integrim të Evropian dhe të tregoj se çfarë ka ndodhur në atë takim, duke shtuar se deklarata nganjëherë janë skandaloze dhe nuk përputhen njëra me tjetrën.

“Pres që në javën e ardhshme të vijë në Komisionin për Integrim të Evropian dhe të na tregoj qartë se çfarë ka ndodhur në atë takim, sepse deklarata nganjëherë po janë skandaloze nuk po përputhen njëra me tjetrën. Svecla është mirë e u marrë më shumë me jetën e qytetarëve me Policinë me ua jep rrogën dhe shtesat dhe jo me ndenjtë tek ura e Ibrit, duhet të hapet ura e Ibrit mirëpo duhet gjithmonë koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë. Tash është fushatë zgjedhore dhe çdo punë që po e bënë Veriu po i duket që po i dhez dhe po merret me të, por jetesën e qytetarëve e kanë harruar krejt, kemi një varfëri të lartë kemi ikje në numri të lartë të rinjve që po e lëshojnë Kosovë. Gjithçka është alarmante dhe po merret me Veri se ka dështuar në të gjitha fushat tjera”, ka potencuar Krasniqi.

Në fund, deputetja ka shtuar se kjo Qeveri e ka zhgënjyer popullin dhe në zgjedhjet e 9-të shkurtit do të ndërpritet keqqeverisje.

“Ne jemi në terren çdo ditë, e ka zhgënjyer shumë popullin, mendoj që me datën nëntë shkurt do të ndërpritet keq qeverisja në shtetin e Kosovës”, shtoi ajo.

Ky takim që u mbajt të martën, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por nuk pati edhe takim trelateral, pasi që Serbia refuzoi atë. Në këtë takim temë diskutimi kanë qenë një varg çështjes, por kryesorja ka qenë rruga drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit./EO/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Katër deputetë ftohen në Procesin e Berlinit, dy të pushtetit e dy të opozitës

Publikuar

nga

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e Berlinit. Dy janë nga radhët e pushtetit e dy nga radhët e opozitës.

Këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e këtij komisioni, ku në rend dite ka qenë raporti i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.

“Kemi një ftesë në Procesin e Berlinit me katër deputetë që janë të ftuar. Dy të pozitës dhe dy të opozitës. Nuk ka qenë e specifikuar por janë katër dhe kanë kërkuar që shumica me qenë pozitë, unë e kam te specifikuar që shumica të jenë pozitë dhe andaj kam caktuar dy pozitë dhe dy opozitë”, ka thënë Krasniqi.

Por mospajtime me këtë ftesë pati deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. Sipas saj kjo është praktikë e re dhe e instaluar nga kjo qeveri.

“Në këtë legjislaturë është bërë një gabim sepse përfaqësimi duhet të jetë politike. Praktikat parlamentare janë të kenë përfaqësim politik, pavarësisht a është parti opozitare apo në pozitë. Kjo është praktika më e re e instaluar nga kjo qeveri. Nëse shkojmë në një udhëtim zyrtar nëse ka qenë ftesa se duhen dy opozitë dhe dy pozitë atëherë pajtohem. Nëse nuk ka të specifikuar ftesën nuk bënë. Nuk shkon ashtu është përfaqësim politik”, ka thënë Kadriaj.

Ndërsa aktivitetet e këtij sesioni, deputetja e AAK-së propozoi që të plotësohen sipas nevojës.

“Zakonisht plani i punës varet nga agjenta legjislative, ne si komision nuk e kemi pasur asnjë shqyrtim. Për aktivitetet munden me u plotësu dhe koordinuar sipas nevojave. Nuk është plani i punës statik”, u shpreh Kadrijaj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara