Lajmet

Osmani: Barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kërkoi nga të gjitha institucionet në Kosovë që të kenë prioritet barazinë gjinore. Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u publikua raporti “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, Osmani tha tha se barazia gjinore mbetet ende sfidë në Kosovë.

Ajo theksoi se në bazë të indekseve globale, shtetet më të fuqishme në luftën kundër korrupsionit janë ato që kanë siguruar barazinë gjinore.

“Kosova është një shtet që po ecë me hapa të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe zhvillimit, por siç e dimë ende mbeten sfida të shumta. Pabarazia gjinore në çdo sektor është një prej tyre. Mendoj se kjo duhet të shndërrohet në një prej prioriteteve kryesore të të gjitha hallkave të institucioneve tona në mënyrë që të ndërtojmë institucione më të forta, të rritet besimi në këto institucione. Rrjedhimisht sa më shumë që kemi barazi gjinore aq më efektive është edhe lufta kundër korrupsionit…Barazia gjinore në çdo institucion ka rezultuar me rritje të transparencës dhe rritje të besimit qytetarë dhe rritje të kualitetit të punës dhe me gjithëpërfshirje. Kjo është një prej parimeve bazike të arritjeve të sukseseve…Indekset globale tregojnë se në krye të listës së shteteve që janë të suksesshme për luftën kundër korrupsionit janë pikërisht shtetet që kanë arritur barazi gjinore. Flasim edhe për shtetet që kanë sistem të fortë arsimor e shumëçka tjetër”, tha ajo.

Pjesë e tryezës ishte edhe drejtoresha e Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tamra Greig, e cila tha se barazia gjinore është një rrugë strategjike për riformuar sistemin politik, ekonomik dhe social.

Sipas saj, korrupsioni është një sfidë globale që e përjeton çdo vend, andaj kërkohet një zgjidhje më e përshtatshme.

“Nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë ose përfaqësimin, por është më shumë se ajo. Është një rrugë strategjike për të riformuar sistemet politike, ekonomike dhe sociale për një integritet më të madh. Ne e dimë se duhet të vazhdojmë t’u ofrojmë mjete kampionëve tanë kundër korrupsionit për të kundërshtuar këtë lojë në të gjitha nivelet që kemi mësuar se korrupsioni është një sfidë globale ndërsektoriale që çdo vend e përjeton atë në mënyra të ndryshme dhe prandaj kërkon një zgjidhje të përshtatshme”, theksoi Greig.

Në anën tjetër, Arrita Rezniqi, menaxhere e programit në IKD, tha se në bazë të studimeve sa më shumë që ka gra në pushtet aq më pak ka korrupsion.

Ajo prezantoi edhe analizën ku sipas saj rezulton se pozitat udhëheqëse në vend janë të dominuara nga burrat.

“Sa më shumë që ka gra në pushtet aq më pak ka korrupsion. Kjo ka bërë realisht që integrimi i perspektivës gjinore me u diskutu çdo herë e më tepër si një mjet për me luftu korrupsionin në tërësi. Në përgjithësi është një qasje që shoqëritë me sa më shumë që kanë barazi gjinore, kanë institucione të forta, por të njëjtën kohë kanë më pak tolerancë ndaj praktikave korruptive…Në tri qeveritë e fundit [në pozita të zëvendëskryeministrit dhe ministrave] kanë qenë 38 burra dhe vetëm 15 gra. Kur flasim në anën tjetër për ata që vendosin drejtësi, fatkeqësisht nuk qëndron më mirë se këto që i prezantuam tash. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme, Oda e Avokatëve të Kosovës të gjitha udhëhiqen prej burrave”, deklaroi ajo.

Organizimi i kësaj tryeze u bë në kuadër të shënimit të Javës kundër korrupsionit në Kosovë.

Vendi

Kurti: Zgjedhja e presidentit është emergjente, moszgjedhja na pamundëson mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri është një çështje emergjente, pa të cilën Kosova nuk do të mund t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelimit të dënimit të tyre nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kurti theksoi se vendi ka nevojë të menjëhershme për një strategji shtetërore e kombëtare, e cila duhet të trajohet gjatë këtij muaji dhe jo vitin e ardhshëm. Sipas tij, nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti, Kosova rrezikon të mbetet me muaj të tërë pa institucione funksionale për shkak të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm kjo, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit. Pa President, Kosova rrezikon të mbetet pa institucione funksionale”, u shpreh Kurti. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

PDK kërkon nënshkrimet e opozitës dhe shumicës për seancë të jashtëzakonshme për Specialen

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, me qëllim votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë një konference për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur se deri më tani janë siguruar 29 nënshkrime – 22 nga grupi parlamentar i PDK-së dhe 7 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme sipas Rregullores së Kuvendit nevojiten së paku 40 nënshkrime.

Hamza konfirmoi se i kanë dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit dhe u kanë kërkuar mbështetje me nënshkrime deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje si dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“PDK-ja po pret dhe po kërkon që të thirret seanca në mënyrë që të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Iu kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të VV-së, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë joserbe që të na japin nënshkrimet, meqë kërkojmë me ngulm që ky ligj të miratohet”, deklaroi Hamza. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mblidhet grupi parlamentar i LVV-së, pritet caktimi i seancës për presidentin

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot në orën 14:00, mëson Ekonomia Online nga burimet e saj brenda këtij subjekti politik.

Mbledhja e parlamentarëve të shumicës vjen në një moment të tensionuar politik, kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar një orar zyrtar për mbajtjen e seancës plenare.

Sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë studimi për Masterin në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit

Published

on

By

Në një kohë kur siguria ushqimore përbën një nga sfidat më kryesore globale, UBT ka hapur aplikimet për programin Master në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit, duke ofruar 20% bursë studimi përmes skemës “Engaged Scholarship” për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve.

Bursa vlen për një sere profesionistësh të fushës, përfshirë teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.

Programi është i ndërtuar sipas standardeve të universiteteve më të avancuara evropiane dhe synon përgatitjen e kuadrove udhëheqëse për tregun e punës. Përmes punës praktike në laboratorë modernë, studentët trajnohen në kontrollin e cilësisë, inxhinierinë e përpunimit, kiminë e mikrobiologjinë ushqimore, si dhe zhvillimin e produkteve inovative në përputhje me legjislacionin dhe normat ndërkombëtare.

Përveç komponentës teoretike dhe praktike, ky program vë fokus të veçantë te kërkimi shkencor dhe zgjidhja e problemeve reale me të cilat përballet industria ushqimore sot. Studentët aftësohen për të analizuar parametrat dietikë, për të optimizuar linjat e prodhimit industrial me eficiencë energjetike dhe për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore në çdo fazë të përpunimit të ushqimit.

Gjithashtu, mjedisi interaktiv, stafi akademik me përvojë ndërkombëtare dhe rrjeti i gjerë i partneriteteve u mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme për pozita drejtuese e ekzekutive në sektorin publik dhe privat, si dhe për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.

Për më shumë informata mbi aplikimin dhe përfitimin e bursës prej 20%, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë hapësirave të UBT-së apo faqeve zyrtare të këtij institucioni.

Continue Reading

Të kërkuara