Kulturë

Oscars ranë mbi 50 për qind në vlerësime krahasuar me vitin e kaluar

Published

on

Sipas Variety, ceremonia e Oscars 2021, përmes numrave paraprakë kombëtarë të Nielsen Live+Same Day, u pa nga vetëm 9.85 milionë shikues.

Kjo është e barabartë me një rënie prej 58% nga ceremonia e vitit të kaluar e mbajtur në muajin shkurt, transmeton Klan Kosova.

Shumë ceremoni të ndarjes së çmimeve të rëndësishme në vitet e fundit kanë qenë në rënie dhe Oscars nuk u kursye.

Në krahasim me vitet e kaluara, shfaqja 2020 tërhoqi një vlerësim 5.3 dhe solli rreth 23.6 milionë shikues. Në vitin 2019, ishte një vlerësim 7.7 me 29.6 milionë shikues.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit: “Religjioni dhe mjekësia”

Published

on

By

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri më i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit, i titulluar “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”. Ngjarja mblodhi familjarë, kolegë, profesorë, studentë e profesionistë të shëndetësisë e kulturës.

Vepra analizon raportin e thellë mes shkencës mjekësore dhe besimit, duke trajtuar lidhjen trup-shpirt, përballjen me sëmundjen dhe kërkimin e paqes së brendshme.

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vuri në dukje se libri shërben si një pikëtakim thelbësor mes besimit dhe shkencës, veçanërisht në momentet kur njeriu përballet me dilema të brendshme.

“Ajo që profesori Halil e thotë edhe në libër është se religjioni dhe mjekësia janë një ftesë për dialog ndërmjet mjekut dhe pacientit, shkencës dhe etikës, trupit dhe shpirtit, dijes dhe besimit. A është ky një formulim i qëndrueshëm? Po, sepse e gjejmë në pjesën praktike atëherë kur njeriu përballet me ato shqetësimet e veta të brendshme,” u shpreh Sejdiu.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë të Dr. Krasniqit në akademi dhe mjekësi, duke e cilësuar librin si një hap të guximshëm për të hapur debate të nevojshme shoqërore.

“E falënderoj doktor Halilin për kontributin e tij në gjenerimin e dijeve përmes punës si profesor në UBT, si dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkushtimin e tij në fushën e mjekësisë. Libri i tij i fundit është mjaft interesant dhe sfidues… Një guxim i tillë është i nevojshëm, sepse kemi nevojë të debatojmë për çështje që lidhin religjionin me shëndetin,” theksoi Hajrizi.Në përmbyllje, vetë autori Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi tregoi se shtysa kryesore pse një kirurg i përkushtohet shkrimit lidhet drejtpërdrejt me vlerën e vetë njeriut dhe forcën hyjnore që udhëheq jetën.

“Shtrohet pyetja se pse shkruan një mjek, një kirurg, vendi i të cilit është në sallën e operacionit pranë pacientëve? Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: të gjitha librat shkruhen për njeriun — qenien më të përsosur, e cila vuan, sëmuret, përjeton faza të ndryshme të jetës dhe që është ajo që e ndryshon botën. E në ndikimin e njeriut ekziston edhe një forcë natyrore që e quajmë Zot (Allah), i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin, jetën dhe vdekjen e njeriut,” përmbylli Krasniqi.

 

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “DUA” do të hapë edicionin e 18-të të PriFest

Published

on

Filmi kosovar “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të hapë edicionin e 18-të të PriFest – Prishtina International Film Festival, më 8 shtator në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, rikthimi i filmit në kryeqytet ka një domethënie të veçantë, pasi historia e tij lidhet drejtpërdrejt me Kosovën dhe periudhën e viteve ’90. Filmi trajton adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën përmes historisë së një vajze 13-vjeçare në Prishtinën e asaj kohe.

Në kastin e filmit janë Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj.

“DUA” është bashkëprodhim i Kosovës, Zvicrës dhe Francës, me skenar nga Blerta Basholli dhe Nicole Borgeat, montazh nga Enis Saraçi dhe drejtore fotografie Lucie Baudinaud.

Filmi e pati premierën botërore në Festivalin e Kanës 2026, në Seksionin e Kritikëve të Javës së Kritikës.

Pas prezantimit në festivale ndërkombëtare, “DUA” do të rikthehet në Prishtinë si filmi hapës i PriFestit, i cili do të vazhdojë për gjashtë ditë me shfaqje filmash, takime dhe aktivitete të ndryshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Të kërkuara