Lajmet

Organizatorët e protestave studentore, padi kundër zyrtarëve qeveritarë në Mal të Zi

Published

on

Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do të ngrejë padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeveri.

Sipas këtij grupi, zyrtarët qeveritarë nga kjo parti kanë bërë “akuza të pavërteta për lidhje të organizatorëve të protestës studentore me klane kriminale dhe për korrupsion”, duke rrezikuar, sipas tyre drejtpërdrejt këtë grup.

Zyrtarët publikë, anëtarët e qeverisë apo aktorët politikë nuk kanë treguar përgjegjësi për fjalët e thëna publikisht… dhe asnjëherë nuk kanë dhënë prova për pretendimet e tyre, edhe pse një gjë e tillë u është kërkuar në disa raste”, thuhet në reagimin e studentëve.

Ata akuzuan Ministrin e Brendshëm, Danilo Sharanoviç për komentet e bëra në shtyp kur u shpreh se “ka të dhëna operacionale për një vlerësim të tillë”, ndonëse sipas studentëve, ai nuk ka dhënë asnjë provë për to.

Sipas grupit studentor, akuzat nga zyrtarët politikë ndaj organizatorëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj tyre.

Ndjejmë keqardhje të thellë që studentët janë një objektiv i lehtë për politikanët dhe në këtë mënyrë ata demonstrojnë qëndrimin e tyre ndaj parimeve demokratike – lirisë së mendimit dhe fjalës”, thuhet në reagimin e grupit “Kamo Sjutra”.

Protestat e përditshme kanë vazhduar me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera që nga fillimi i vitit. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Kërkesat e tjera kanë të bëjnë me çmilitarizimin e shoqërisë dhe konfiskimin e armëve, së bashku me rishikimin e të gjitha lejeve të dhëna në periudhën e kaluar, ngritjen e policisë së lagjeve, rikthimin e edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme, shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja të armëve deri në ndryshimi i ligjit.

Protestat e studentëve po gjejnë mbështetje edhe tek publiku në Mali të Zi, ku shumë banorë shprehen të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Së fundmi, mbi 100 profesorë të universitetit dhe asistentë, artistë dhe intelektualë të njohur dërguan një letër në mbështetjeje për kërkesat e studentëve për të përcaktuar përgjegjësinë për incidentet në Cetinë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë po ashtu ka “mbështetur fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes si vlera themelore të një shoqërie demokratike”.

Vendi

“United Hospital”, avancon diagnostikimin në Kosovë me MRI të pajisur me Inteligjencë Artificiale, shëndeti i pacientit mbetet prioritet absolut

Published

on

By

Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm dhe i saktë po konsiderohet çelësi kryesor për trajtimin e suksesshëm të shumë sëmundjeve, United Hospital po vazhdon të investojë në teknologjitë më të avancuara mjekësore, duke e vendosur shëndetin dhe sigurinë e pacientëve në qendër të çdo shërbimi. United Hospital është shndërruar në një nga adresat më të besueshme për qytetarët që kërkojnë diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe kujdes të avancuar shëndetësor.

I pajisur me sistemin modern të rezonancës magnetike (MRI) të gjeneratës së fundit, të integruar me Inteligjencë Artificiale, spitali po sjell standarde të reja në fushën e radiologjisë dhe diagnostikimit në Kosovë. Kjo teknologji mundëson imazhe me rezolucion të lartë, analiza më të detajuara dhe identifikim më të hershëm të ndryshimeve patologjike, duke ndihmuar mjekët në marrjen e vendimeve klinike më të sakta.

United Hospital është shndërruar në një nga adresat më të besueshme për qytetarët që kërkojnë diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe kujdes të avancuar shëndetësor.

I pajisur me teknologjinë më moderne diagnostike dhe me një ekip mjekësh specialistë me përvojë të gjerë profesionale, spitali po vendos standarde të reja në ofrimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.

Diagnostikimi i hershëm dhe i saktë i sëmundjeve mbetet një nga shtyllat kryesore të suksesit në mjekësinë moderne, ndërsa pikërisht për këtë kujdeset çdo ditë stafi profesional i United Hospital, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të avancuar.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe gatishmëria për t’u ofruar pacientëve zgjidhjet më të mira terapeutike e kanë bërë United Hospital një qendër referuese ku shëndeti i pacientit trajtohet si prioritet absolut dhe ku çdo rast merr vëmendjen e merituar nga mjekë të zotë, të përgatitur dhe të përkushtuar ndaj misionit të tyre për të shpëtuar dhe përmirësuar jetë.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në rezonancën magnetike jo vetëm që rrit saktësinë diagnostike, por edhe shkurton kohën e ekzaminimit, përmirëson cilësinë e imazheve dhe e bën përvojën e pacientit më të rehatshme dhe më efikase.

Në kuadër të shërbimeve diagnostike, United Hospital ofron ekzaminime MRI për regjione të ndryshme të trupit, rezonancë të plotë të shtyllës kurrizore (All Spine MRI) si dhe rezonancë të të gjithë trupit (All Body MRI), duke u mundësuar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre shëndetësore nëpërmjet teknologjisë më bashkëkohore.

Përfaqësuesit e spitalit theksojnë se investimet në pajisje moderne dhe në zhvillimin profesional të stafit kanë një qëllim të vetëm: ofrimin e kujdesit më cilësor dhe më të sigurt për pacientët. Sipas tyre, çdo ekzaminim realizohet sipas standardeve ndërkombëtare, duke garantuar saktësi, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.

Përveç diagnostikimit të avancuar, United Hospital vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve specialistike, duke bashkuar teknologjinë moderne me ekspertizën e mjekëve të profileve të ndryshme. Kjo qasje ka bërë që spitali të fitojë besimin e një numri në rritje pacientësh, të cilët vlerësojnë cilësinë e shërbimeve dhe kujdesin e vazhdueshëm që u ofrohet.

Mesazhi i institucionit mbetet i qartë: kontrolli i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë investimi më i rëndësishëm për shëndetin. Për këtë arsye, United Hospital po vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve me teknologji të avancuar, staf të specializuar dhe një përkushtim të palëkundur për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të secilit pacient.

Besimi i pacientëve, vlerësimi më i madh për profesionalizmin dhe përkushtimin në kujdesin kardiologjik

Çdo fjalë mirënjohjeje nga pacientët përbën motivimin më të madh për të vazhduar misionin tonë me përkushtim dhe përgjegjësi. Kur profesionalizmi, ekspertiza mjekësore dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj shëndetit të zemrës vlerësohen nga ata që kanë përfituar nga shërbimet tona, ky është treguesi më i qartë i besimit të ndërtuar ndër vite.

Vlerësimi i pacientes S.K. Dogani për Dr. Edis Demirin, kardiolog invaziv në United Hospital, dëshmon rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe njerëzore në trajtimin e pacientëve. Ky besim na obligon të vazhdojmë të ofrojmë kujdes të nivelit më të lartë, duke qëndruar pranë çdo pacienti për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin kardiovaskular, sepse çdo rrahje e zemrës ka rëndësi./Rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

UBT hap regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin ndërkombëtar që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha akademike dhe shkencore në Evropë.

I planifikuar të mbahet gjatë muajit korrik, festivali do të mbledhë studentë, profesorë, hulumtues dhe profesionistë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të gjerë për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim profesional.

Në kuadër të Global UBT Fest 2026 do të organizohen mbi 40 shkolla verore ndërkombëtare, konferenca shkencore, forume, samite, gara profesionale, si dhe aktivitete kulturore e artistike.

Ky festivali synon të krijojë një hapësirë unike për mësim, inovacion dhe rrjetëzim profesional, duke bashkuar ekspertë dhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Global UBT Fest tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve nga e gjithë bota.

Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Continue Reading

lajme

Prof. Demokrat Nuha përfaqëson UBT-në në “3rd Net4Brain Annual Meeting” në Stamboll

Published

on

By

Profesori Demokrat Nuha nga UBT mori pjesë në “3rd Net4Brain Annual Meeting”, i mbajtur në Stamboll, Turqi, nga 1 deri më 3 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare të rrjetit Net4Brain.

Gjatë këtij takimi shkencor, ai prezantoi punimin me titull: “Design and Biological Evaluation of Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Substituted Azole Derivatives with Enzyme Modulation Activity Against Neurodegeneration-Related Targets”.

Punimi trajton dizajnimin dhe vlerësimin biologjik të derivateve azole të substituuara me grupe klorofenile dhe klorofenoksi, duke analizuar potencialin e tyre për modulimin e enzimave që lidhen me sëmundjet neurodegjenerative.

Pjesëmarrja e Prof. Nuhës në këtë ngjarje ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e rezultateve kërkimore të UBT-së, shkëmbimin e njohurive me studiues nga vende të ndryshme dhe zgjerimin e bashkëpunimeve shkencore në fushat e neuroshkencës, kimisë mjekësore dhe zhvillimit të molekulave të reja bioaktive.

Përmes angazhimit aktiv të stafit akademik dhe hulumtues, UBT vazhdon të forcojë praninë e tij në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Continue Reading

Lajmet

PE miraton raportin për Kosovën, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale

Published

on

By

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa raportuesi për Kosovën në këtë institucion, Riho Terras, ka shprehur shpresën që vendi të tejkalojë sa më shpejt bllokadën institucionale dhe të vazhdojë rrugën e reformave dhe integrimit evropian.

Terras vlerësoi progresin e Kosovës në fusha si reformat zgjedhore, qëndrueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave themelore, por theksoi se mbeten sfida në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe efikasitetin e administratës publike.

Raporti rithekson mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të lehtësohet avancimi i saj në procesin integrues.

Po ashtu, në dokument theksohet rëndësia e vazhdimit të reformave dhe e angazhimit konstruktiv në dialogun me Serbinë, si pjesë e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Terras shprehu shpresën që institucionet e Kosovës të tejkalojnë ngërçin politik dhe të fokusohen në prioritetet që lidhen me zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Të kërkuara