Lajmet

​Orav me mesazh për qeveritë: Duhet t’i kryeni detyrat e shtëpisë

Published

on

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci ka lënë një mesazh për Kosovën e shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke thënë se “detyrat e shtëpisë” të Qeverisë duhet të realizohen për të hyrë në BE. Orav është shprehur se Qeveritë duhet ta vërtetojnë se këto detyra janë për të mirën e shtetit e jo vetëm për t’u bashkuar. Ai ka thënë se BE e ka marrë seriozisht punën e zgjerimit.

Sipas tij, nuk duhet të humben shpresat sepse askush nuk tregon data se kur do të ndodhë ky proces.

“Bashkimi Evropian po e konsideron sërish më seriozisht zgjerimin, pas gjithë atyre viteve. Para vitit 2022, vendet e Ballkanit Perëndimor dëgjuan shumë që vendi juaj është në Bashkimin Evropian, por nuk po ndodhte shumë sepse nga një raport progresi në tjetrin raport progresi. Ju nuk dëgjoni më nga Brukseli se nuk do të ketë zgjerim pesë vitet e ardhshme apo gjashtë vitet e ardhshme, në vend të kësaj, keni dëgjuar shumë shifra të ndryshme vjetore që ndoshta këtë vit duhet të ndodhë zgjerimi”, ka thënë Orav.

Për anëtarësim është i rëndësishëm edhe roli i shoqërisë civile, sepse, sipas tij, duhet të shtyjnë qeveritë dhe t’i udhëheqin në drejtimin e duhur.

“Momenti i së vërtetës vjen më 1 janar 2027, kur shohim nëse ka para në buxhetin e BE-së apo jo, sepse shumë shpejt do të fillojnë negociatat për buxhetin e ri të BE-së. Tani detyrat e shtëpisë, kjo është ajo që keni dëgjuar shumë gjithashtu. Detyrat e shtëpisë duhet të bëhen. Ky është mesazhi ynë për qeveritë, sepse është punë e vështirë të bëhen të gjitha ato reforma, sepse ato reforma nuk janë aspak popullore. Dhe qeveritë duhet të shpjegojnë se, jo, kjo nuk është për Bashkimin Evropian, por ne vetë besojmë se kjo është e mirë. Dhe roli i shoqërisë civile është jashtëzakonisht i rëndësishëm këtu, sepse ju duhet t’i shtyni qeveritë, duhet t’i udhëhiqni në drejtimin e duhur dhe kjo kritikë që po bëni është jashtëzakonisht e rëndësishme për qeveritë, për shoqëritë, dhe gjithashtu për ne”, ka shtuar ai.

Çelës për anëtarësimin sipas tij është edhe dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Tani jemi këtu në Kosovë, ju vini nga vende të ndryshme, më duhet të theksoj, natyrisht, procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut sepse është absolutisht një çelës. Dhe unë i di edhe pritshmëritë për komisionin e ri, përbërjen e re, por thjesht do të doja të kisha një citat tjetër nga mandati që më dhanë nga 27 shtete anëtare, dhe ai thotë ‘Duhet të promovoj një Kosovë të qëndrueshme, të zbatueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila angazhohet në bashkëpunim rajonal’ dhe do ta bëj”, ka theksuar ai.

Ndërkaq ky është edicioni i tretë i Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, (KPDS) të titulluar: “Realitete radikale: Dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”.

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës

Published

on

By

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën prite të caktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3.   Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  4.   Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  5.   Pyetjet parlamentare;
  6.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

Continue Reading

Lajmet

Macron dënon dhunën dhe plaçkitjet në Francë: Mbi 2.400 të arrestuar pas protestave masive

Published

on

By

Protestat mbarëkombëtare në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe kushteve në arsim janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, duke çuar në arrestimin e më shumë se 2.400 personave në të gjithë vendin.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Presidenti Emmanuel Macron shprehu zemërimin dhe turpin për trazirat, ndërsa fajësoi grupet e së majtës ekstreme dhe elementët kriminelë për nxitjen e kaosit. Macron u zotua se përgjegjësit për plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve do të përballen me pasojat ligjore, duke udhëzuar prefektët të marrin masa strikte për mbrojtjen e ndërtesave publike dhe bizneseve, përfshirë edhe ndalimin e protestave kur kjo të jetë e nevojshme.

Dëmet materiale nga përplasjet llogariten të jenë të konsiderueshme. Në qytetin Limoges, goditja e stilit historik e bashkisë u shkatërrua pothuajse tërësisht pasi protestuesit i vunë zjarrin. Incidentet nuk munguan as në Marsejë e Lion, ku u sulmuan stacione policie dhe zyra publike, ndërsa në Paris u arrestuan më shumë se 850 persona pasi zona përreth Sheshit të Republikës u kthye në fushëbetejë me xhama të thyer e rrugë të dëmtuara. Gjithashtu, policia e Parisit njoftoi se një person ndërroi jetë nga një sulm në zemër gjatë trazirave.

Sipas autoriteteve, në marshime morën pjesë rreth 550.000 persona, ndërsa organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në 800.000. Ngjarjet kanë nxitur edhe reagime të ashpra politike në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku opozita ka kritikuar reagimin e qeverisë, ndërsa liderët e qyteteve kryesore kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për menaxhimin e situatës. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara