Lajmet

Orav: Mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës

Published

on

Zyra e Bashkimit Evropian ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, duke dhënë dhe një lajm se janë mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai vlerësoi rolin e tyre si partnerë kyç dhe theksoi se Kosova është me fat që i ka.

“Sot jemi këtu, në Ditën Botërore të OJQ-ve, për t’u dhënë rëndësinë e merituar organizatave të cilat udhëhiqen nga interesi publik dhe e mira e përbashkët, atyre që sjellin ndryshime shoqërore dhe avokojnë për të drejtat dhe mirëqenien e popullsisë. Sot kemi ftuar organizatat që kanë marrë një grant nga BE-ja në vitin 2024. Megjithatë, BE-ja ka mbështetur një numër të madh organizatash të shoqërisë civile dhe mediave gjatë dy dekadave të fundit. Në mënyrë të pashmangshme, ju jeni gjithashtu një partner i paçmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, jo më pak për faktin se keni një aftësi të jashtëzakonshme për të ndjerë pulsin dhe nevojat e shoqërisë në çdo kohë. Kosova është me fat që ju ka”, ka deklaruar ai.

Orav gjithashtu u shpreh i vetëdijshëm për ndikimin e pezullimit të ndihmës amerikane në sektorin e OJQ-ve në Kosovë.

Ai përmendi Planin e Rritjes së BE-së, që përfshin 880 milionë euro për reformat në Kosovë, duke njoftuar se pas ratifikimit nga Kuvendi, BE-ja do të lëshojë një parafinancim deri në 7% të shumës totale.

“Jam i vetëdijshëm se vendimi befasues i administratës amerikane për të pezulluar një pjesë të madhe të ndihmës së saj në mbarë botën ka një ndikim të madh në programet e rëndësishme që zbatohen nga sektori i OJQ-ve në Kosovë. Për ta bërë këtë, kemi paraqitur Planin e Rritjes, i cili inkurajon reformat e lidhura me BE-në. Mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës. Pas ratifikimit të marrëveshjeve për financim dhe kredi nga Kuvendi i Kosovës, BE-ja do të lëshojë parafinancim deri në 7% të shumës totale të alokuar”, ka theksuar Orav.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara