Sport

Orari i ndeshjeve të 1/16 së Kupës së Kosovës

Publikuar

Është caktuar termini i ndeshjeve të rrethit të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës. Katër ndeshje do të luhen në këtë fundjavë, derisa ndeshjet e tjera në mesjavën e ardhshme. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:30.

Orari i ndeshjeve
E shtunë, 12.12.2020
Vitia – Ferizaj (stadiumi me bari sintetik në Han të Elezit)

E diel, 13.12.2020
Vllaznia P – Dukagjini
Malisheva – 2 Korriku
Ulpiana – Liria (ndeshja luhet në Shtime)

E martë, 15.12.2020
Gjilani – KEK-u (ndeshja zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan)

E mërkurë, 16.12.2020
Flamurtari – Drenasi
[email protected] – Kika
Besa – Istogu
Onix – Llapi
Kosova VR – Prishtina
Dardana – Ballkani

E enjte, 17.12.2020
Prizreni – Feronikeli
Vëllaznimi – Trepça ’89
Drita – Trepça
Vushtrria – Drenica
Ramiz Sadiku – Arbëria 

Lajmet

Kosova, e dyta në “Tokyo 2020” në sportin e xhudos

Publikuar

nga

Sot kanë përfunduar garat në të gjitha kategoritë në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Japonia prin bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

E menjëherë pas Japonisë, në vendin e dytë renditet Kosova me dy medalje gjithsej, të dyjat të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë meritoret që Kosova shkroi një sukses kaq të madh dhe një renditje kaq të lartë në mesin e të gjitha vendeve.

Vazhdo të lexosh

Sport

Man City e blindon Edersonin

Publikuar

nga

Ederson do të vazhdojë të jetë numri një në portën e Manchester City.

Sipas “Athletic”, klubi i ka ofruar kontratë të re portierit brazilian.

Ai ka kontratë deri më 2025, por paraqitjet mbresëlënëse kanë bërë që klubi t’i ofrojë rinovimin e kontratës me kushte më të mira ekonomike.

Ai do të vazhdojë të jetë numri një i skuadrës së Pep Guardiolës edhe për shumë vite.

Vazhdo të lexosh

Sport

City zyrtarisht në bisedime me Aston Villën, ofron 120 milionë për Grealish

Publikuar

nga

Manchester City ka bërë ofertë zyrtare 100 milionë funte për Grealish, apo ndryshe 117.4 milionë euro.

Grealish është dëshira e madhe e Pep Guardiolës.

Drejtuesit e Manchester City janë duke bërë gjithçka që është e mundur për t’ia plotësuar këtë dëshirë trajnerit të tyre të dashur.

Eksperti i transferimeve, italiani Fabrizio Romano, të premten në mëngjes raportoi se zyrtarisht, City ka nisur bisedimet me Aston Villën për Grealish.

Tani “Telegraph” raporton se oferta zyrtare e Cityt është 100 milionë funte, afër 120 milionë euro, një shifër vështirë e refuzueshme nga ana e Aston Villës.

Vazhdo të lexosh

Sport

Aguero nis stërvitjet te Barça, i lumtur dhe mezi pret të startojë sezoni

Publikuar

nga

Sergio Aguero është rikthyer nga pushimet dhe ka nisur punën te klubi i ri, Barcelona.

Ai është stërvitur i veçuar të premten në mëngjes, derisa thotë se mezi pret që të takojë shokët dhe të nisë sezonin me Barcelonën.

Aguero, te Barcelona do ta ketë Lionel Messin, shokun më të mirë, ani pse Messi ende zyrtarisht s’e ka rinovuar kontratën.

Që nga largimi i Luis Suarez, Messi ka qenë disi i vetmuar, por tashmë ka shokun e jetës, Agueron, i cili ka nënshkruar deri më 2023 me Barçën. 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara