Lajmet

​Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Published

on

Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë mësimore i është kushtuar Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, në orën e parë mësimore u zhvilluan aktivitete të ndryshme për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Drejtoresha e kësaj shkolle Merita Haxhiu Hasani tha se kjo shkollë ka filluar që nga sot me aktivitete të ndryshme dhe se këto aktivitete sipas saj do të vazhdojnë deri më 7 mars, raporton KosovaPress.

“Për nderë të Epopesë së UÇK-së, sikurse të gjitha institucionet edukative arsimore edhe shkolla jonë fillon me aktivitete të ndryshme që nga data e sotshme më 5 mars, pastaj vazhdon më 6 dhe 7 mars deri te përfundimi i natës së zjarreve. Nxënësit tonë janë të inkurajuar nga mësimdhënësit që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme qoftë artistike, qoftë sportive, qoftë me ese të ndryshme, qoftë me dokumentar, qoftë me prezantime”, tha ajo.

Pajtim Hodolli mësimdhënës i Edukatës Qytetare në këtë shkollë tha se ora e parë po i kushtohet lavdisë së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës me aktivitete të ndryshme.

“Sot si në të gjithë Kosovën edhe shkolla jonë orën e parë po ja kushton mësimit të rreth lavidisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të datës 5, 6 dhe 7 mars, ku nxënësit së bashku me mësimdhënësit kanë bërë aktivitete të ndryshme, në mënyrë që ta përkujtojnë këtë datë historike për mbarë vendin”, tha ai.

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit i është kushtuar Epopesë së lavdishme të UÇK-së ku janë zhvilluar diskutime dhe aktivitete të ndryshme për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të luftës për liri.

Bota

Gjermania akuzon Rusinë se drejtoi qëllimisht dronët në Poloni

Published

on

By

Gjermania akuzoi sot Rusinë për drejtimin e qëllimshëm të dronëve të armatosur drejt Polonisë si pjesë e provokimeve dhe strategjisë së saj të luftës hibride.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius gjatë një debati parlamentar në Bundestag tha se dronët u drejtuan qëllimisht përgjatë kësaj trajektoreje.

Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të besuar se këto ishin gabime navigimi, korrigjime të kursit ose diçka të ngjashme,” tha ai.

Ministri i quajti inkursionet e dyshuara ruse me dronë si provokime, pjesë e strategjisë së luftës hibride të Rusisë për të testuar aftësitë mbrojtëse evropiane dhe për të destabilizuar rajonin.

Për të arritur në Ukrainë, këta dronë nuk kishin nevojë të ndiqnin këtë rrugë. Sipas raporteve nga Polonia, ato me sa duket ishin të pajisura edhe me municione. Pra, diçka mund të kishte ndodhur në çdo kohë”, tha Pistorius.

Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Berlinit për vendimin e Polonisë për të thirrur Nenin 4 të traktatit të NATO-s pas ndërhyrjeve ruse me dronë.

Ne po bashkëpunojmë me polakët dhe po zhvillojmë konsultime“, tha ministri, transmeton Anadolu.

Ushtria polake njoftoi se rrëzoi dronët rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ndaj Ukrainës./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Rutte: Shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë nuk është incident i izoluar

Published

on

By

Shefi i NATO-s Mark Rutte deklaroi sot se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë “nuk ishte një incident i izoluar”, duke vënë në dukje se një vlerësim i plotë i situatës është duke u zhvilluar.

Mbrëmë, dronë të shumtë nga Rusia shkelën hapësirën ajrore polake. Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç janë projektuar të bëjnë,” tha Rutte pas takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Ai tha se Polonia kërkoi konsultime sipas Nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit dhe aleatët shprehën solidaritet me Varshavën, ndërsa denoncuan “sjelljen e pamatur” të Rusisë.

Një vlerësim i plotë i incidentit është duke u zhvilluar. Ajo që është e qartë është se një shkelje e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar. Komandanti Suprem i Forcave Aleate do të vazhdojë të menaxhojë në mënyrë aktive qëndrimin tonë të parandalimit dhe mbrojtjes përgjatë gjithë krahut lindor. Aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit aleat“, tha ai.

Ai përsëriti angazhimin e NATO-s për forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e prodhimit të mbrojtjes dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, është absolutisht e pamatur. Është absolutisht e rrezikshme… Dhe për (Presidentin rus Vladimir) Putin: Mesazhi im është i qartë, ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni luftën në përshkallëzim, të cilën ai tani po e ngre në thelb mbi civilët e pafajshëm dhe infrastrukturën civile. Ndalo shkeljen e hapësirës ajrore aleate“, paralajmëroi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi forcat e NATO-s për reagimin e tyre të shpejtë, duke thënë: “Mendoj se mbrëmja e kaluar tregoi se ne jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, duke përfshirë, sigurisht, hapësirën e saj ajrore.

Sot, kryeministri Donald Tusk njoftoi në mediat sociale se ushtria e Polonisë kishte rrëzuar dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë natës. Ai shtoi se kishte thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit dhe kishte informuar shefin e NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadollu.

Neni 4 i Traktatit të NATO-s, i cili u lejon aleatëve të konsultohen kur dikush ndien se siguria e tij është e kërcënuar, është aktivizuar vetëm shtatë herë që nga themelimi i Aleancës në vitin 1949./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gucati e Syla takohen me eurodeputetin Mandl në Strasburg

Published

on

By

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë takuar sot me eurodeputetin Lukas Mandl në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg. Në njoftimin e OVL-UÇK-së, thuhet se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Po ashtu, bëhet e ditur edhe se, Gucati e Syla, i kanë kërkuar eurodeputetit që mesazhin e tyre ta përcjellë tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij.

Sot, në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg, zhvilluam një takim me rëndësi të veçantë me eurodeputetin Lukas Mandl, një zë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm në mbështetje të Kosovës. Përfaqësuesit e OVL UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, paraqitën me seriozitet shqetësimet tona lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës sonë çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ngritur liria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas OVL UÇK, “Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”.

Në fund të këtij njoftimi thuhet se “ky takim përbën një hap domethënës në kuadër të përpjekjeve tona për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu jep detaje për komentet e Vetëvendosjes drejtuar Kushtetueses

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje në lidhje me komentet që kjo parti i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Haxhiu në konferencë për media të mërkurën, tha se Lista Serbe nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, transmeton KosovaPress.

Shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë nuk e kanë të drejtën e vetos për formimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Rrjedhimisht, Haxhiu kërkoi nga Kushtetuesja që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e paparanueshme./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara