Lajmet
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, Bardhi: Na dënuat pa ligj
Published
1 year agoon
By
UBTnewsOpozita në Shqipëri është rikthyer këtë të enjte në Kuvend, ndërsa vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative lidhur me përjashtimin e disa deputetëve të PD-së nga seancat plenare u bë shkak që edhe kjo ditë të niste me debate e tensione.
Kreu i Grupt Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se i përjashtoi deputetët pa ligj dhe i kërkoi asaj të japë dorëheqjen.
“Klotilda Bushka, përfshirë dhe atë që e keni në burg, do të duhet të dorëhiqeni nga funksionet që mbani se për 30 ditë keni penguar me urdhër të krimit të organizuar mos të marrim pjesë në seancat plenare. Në kundërshtim me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit i keni vënë opozitës kangjella, roje sigurie. Ti zonjë që je ulur atje në maj, je thjesht dhe vetëm përfaqësuese e krimit ët organizuar, duhet të dorëhiqesh nga pozicioni jo sepse për 1 muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë detyrën e vet. Turp e vetëm turp. Duhet të jepni dorëheqjen sepse për opozitën t’i nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige. Momenti kur i me urdhër të krimit ët organizuar ke vendosur të grisësh rregulloren e Kuvendit, nuk mund të ulesh më aty. Të dënosh deputetë e opozitë pa ligj, t’i heqësh mandatin për 30 dit, këtë e bën vetëm një grup kriminal”, tha Bardhi.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i cili po ashtu akuzoi kryetaren Spiropali se “me urdhër të Ramës” vendosi përjashtimin e 24 deputetëve. Sipas tij, qëllimi është që t’i mbyllë gojën opozitës “duke shkelur rregulloren dhe Kushtetutën e vendit”.
“Po shkelni rregulloren përsëri. Tani flisni ministri dhe nuk ia ndërpretë kohën edhe pse foli për procedurë, ndërse neve na e ndërprisni fjalën a na mbaron koha. Përjashtimi i 24 deputetëve me urdhrin tuaj, konfirmoi atë që ne dyshuam se ju e larguat Lindita Nikollën se Rama donte një ushtar në krye dhe të përjashtonte 24 deputetët në kundërshtim me rregullore, përfaqësuesit e qytetarëve dhe ju me urdhër nga Rama për të penguar fjalën tonë. Sapo jeni ulur në atë karrige keni rrezuar rendin kushtues në vend dhe keni përjashtuar 24 deputetë vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës se ju intereson të ktheheni në diktaturë. Ju jeni kryetare e gjithë deputetëve dhe ju bëj thirrje të respektoni rregulloren, pasi parlamenti është një vend ku flitet për qytetarët dhe bëhet debat, ne dhe do bëjmë gjithçka që fjala e lirë të respektohet. Ju keni ardhur në pushtet me grupet kriminale dhe drejtoni me grupet kriminale. Do ju lutesha që kjo sallë të kthehet në një sallë debati dhe jo një sallë censure që ju ri bllokoni fjalën deputetëve të opozitës”, tha Dogjani.
Në përgjigje të tyre, ministri i Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Gjykata Administrative nuk ka hedhur poshtë vendimin e Kuvendit, por vetëm ka ulur numrin masën e dënimit. Megjithatë ai theksoi qëndrimin socialist për të mos komentuar vendimet e gjykatave dhe i bëri thirrje opozitës që të rikthejnë Kuvendin në normalitet.
“Vendimet e Gjykatës, edhe pse janë të përkohshme, ky vendim i Gjykatës Administrative nuk ka rrëzuar thelbin, pra ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën. Ju keni të drejtën tuaj që në rrugë të tjera ligjore, administrative të vazhdoni të ndiqni çështjen që ngrini, tani pyetja që shtohet: do hymë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit? Se sa i përket vendimeve të Gjykatës, e kemi thënë që nuk diskutojmë kurrë vendime të Gjykatës, edhe pse rasti në fjalë, kam komentet e mia sepse ajo që thoni ju rrëzon këtë vendim gjykate”, tha Balla.
Edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi i bëri thirrje opozitës që t’i rikthehet normalitetit dhe të vijojnë me diskutimet në Kuvend.
“Ju sot jeni këtu dhe ne nuk po djegim karriget tona për të protestuar ndaj një vendimi gjykate. Mund të kemi mendime të ndryshme, por ne duhet të vendosim një standard normaliteti, të mos djegim karrigen kur nuk jemi dakord me një vendimi. Duhet të ndjekim procedurën dhe të mos kthehemi në precedent të rrezikshme. Gjykata Administrative që merr atributet e Sekretariatit të Kuvendit që vendos ne nuk jemi dakord, por ne nuk po djegim karriget. Nëse jeni për normalitet ta lëmë këtë histori sot dhe të vijojmë me procedurën në Kuvend. Jemi në sesionin më të rëndësime të punës së Kuvendit, por diskutojmë për buxhetin. Gjykata ka bërë një gjykim në vlerësimin tim të gabuar se ka hyrë në territor që nuk i takon, por edhe ai vendim gjykate nuk ju jep të drejtë ju të digjni karriget dhe të prisni normalitetin e Kuvendit”, tha Peleshi./RTSh
Rajoni
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Published
10 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.
Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.
Lajmet
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
Published
10 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.
ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.
Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.
“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.
Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.
Vendi
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
11 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Lajmet
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
12 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
