Lajmet

Opozita me kritika për organizimin e vitit shkollor, pozita lavdëron MASH-in për përgatitjet

Published

on

Deputetët e opozitës kanë kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më të madh të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në përgatitjet për vijimin e mësimit në këtë vit shkollor, derisa kanë theksuar se në shumë shkolla matja e temperaturës së nxënësve po bëhet nga punëtorët teknik, kurse, ka raste ku dezinfektimi po bëhet vetëm ujë. Derisa, deputetët e pozitës kanë lavdëruar punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit shkollor në rrethanat e pandemisë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka theksuar se në shumë shkolla matja e temperaturës së nxënësve po bëhet nga punëtorët teknik.

Sipas tij, dezinfektimi në shumë shkolla të Kosovës, po bëhet vetëm ujë.

Hoxha gjatë seancës plenare, ka ngritur këtë shqetësim duke theksuar se duhet të merret seriozisht jeta e nxënësve dhe mësimdhënësve, ashtu si e deputetëve të Kosovës, për çka tha se po bëhet diskriminim.

“Vendet e tjera për përkujdesin e shëndetit të nxënësve kanë angazhuar profesionistë shëndetësorë. Ata çdo ditë masin temperaturat e nxënësve si dhe shikojnë simptomat tjerat të cilat lidhen me virusin COVID-19. Shtrohet pyetja se kush po e bën këtë punë në Republikën e Kosovës? Ministër është mirë me na tregu kush po përkujdeset për kujdesin e nxënësve në Kosovë? Kush po e mat temperaturën e nxënësve në shkolla? Sigurisht që këtë po e bëjnë ose mësimdhënësit, ose punonjësit teknikë dhe administrativ. Ky veprim mund të rrezikojë edhe shëndetin e nxënësve por edhe shëndetin e mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë, sepse ata nuk janë profesionistë të fushës”, u shpreh ai.

Hoxha thotë se në disa shkolla ka informacione se dezinfektimi bëhet vetëm me ujë.

“Në të gjitha shkollat dezinfektimi, pothuajse në të gjitha shkollat janë duke e bërë punonjësit teknikë. Madje kam informacione të sakta që në disa shkolla përdoret uji për dezinfektim. Nuk ka as materiale tjera dezinfektuese të cilat e luftojnë virusin COVID-19. Dhe sinqerisht kjo paraqet një shqetësim jashtëzakonisht të madh”, theksoi ai.

Ndër tjera, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha tha se numri i atyre që kanë mbetur pa u regjistruar në shkollat publike është jashtëzakonisht i madh. Për çka sipas tij, prindërit janë shumë të shqetësuar dhe ankohen që nuk kanë kushte t’i regjistrojnë në shkolla private.

E deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se mësimi në fillimin e vitit të ri akademik është duke vazhduar mirë në shumicën e komunave. Por ajo ka kërkuar një zgjidhje për komunën e Kamenicës, pasi është duke u bojkotuar mësimi.

Në seancën e sotme plenare, Bunjaku konsideroi se janë marrë masat e duhura për t’iu përshtatur edhe pandemisë COVID- 19.

“Ky fillim vit në shumicën e komunave ka vazhduar mirë, përveç në komunën e Kamenicës ku e dina që aty janë problem të theksuara. Ne si komision do të mblidhemi do të marrë gjitha sugjerimet e anëtarëve të komisionit dhe do të mundohemi që Kamenicës t’i dalim në ndihmë sepse e dina që ata janë duke e bojkotuar mësimin”, tha ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e ka ftuar në interpelancë sot ministrin e Arsimit, Ramë Likaj lidhur me përgatitjet që janë për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë./Telegrafi

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara