Lajmet

Opozita kërkon që në Komisionin për Buxhet të bëhet përzgjedhja e guvernatorit të BQK-së

Hoti tha se për momentin nuk ka çështje më të rëndësishme sesa përzgjedhja e guvernatorit.

Published

on

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar që sa më shpejt të futet në rend dite përzgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti tha se për momentin nuk ka çështje më të rëndësishme sesa përzgjedhja e guvernatorit.

“Unë kam dërguar edhe email ku kam pyetur se ku është procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit të BQK-së. Në media e kam lexuar se tash ka dhënë dorëheqje edhe zëvendësguvernatorja”, tha Hoti.

Të njëjtën e kërkoi edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

“Pajtohem me zotëri Hotin që të vije sot në këtë mbledhje, pavarësisht se kemi shumë pika të rendit të ditës. Në fund të ditës të vendoset në rend të ditës se ne ashtu kështu nuk mund ta diskutojmë për shkak të seancës, por e rëndësishme është që të vendoset në rend dite”, tha Lushtaku.

Në fund, kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja tha se së shpejti do të futet në rend dite kërkesa e opozitës.

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

FIFA teston rregullin dy-minutësh

Published

on

FIFA ka prezantuar një rregull të ri që synon të ndalë humbjen e kohës gjatë ndeshjeve të futbollit. Sipas presidentit të Komisionit të Gjyqtarëve, Pierluigi Collina, çdo lojtar që kërkon trajtim mjekësor gjatë lojës do të detyrohet të largohet nga fusha për dy minuta.

Collina sqaroi se ky rregull vlen në të gjitha rastet, përveç kur lojtari që shkakton faullin ndëshkohet me karton të verdhë ose karton të kuq.

Portierët, ndërkohë, mbeten të përjashtuar nga ky rregull për shkak të rolit të tyre specifik në lojë.

Qëllimi i FIFA-s është të dekurajojë simulimet dhe lëndimet e kota, duke detyruar skuadrat të luajnë për dy minuta me një lojtar më pak nëse lojtari i dëmtuar kërkon trajtim. Në këtë mënyrë pritet të rritet koha reale e lojës dhe të ulen vonesat artificiale.

Rregulli i ri do të testohet për herë të parë në Kupën Arabe 2025, që zhvillohet nga 1 deri më 18 dhjetor në Katar.

Nëse vlerësohet i suksesshëm, mund të zbatohet edhe në garat më të mëdha, përfshirë Kupën e Botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

By

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./EO

Continue Reading

Të kërkuara