Lajmet

Operacioni i komplikuar për të evakuuar futbollistet afgane

Shumica e futbollisteve afgane, nga ekipi kombetar i formuar në 2007, u evakuuan në Australi javën e kaluar.

Published

on

Vajzat lëvizin nga një vend në tjetrin pa parapërgatitje, në përpjekje të dëshpëruara për t’u shpëtuar talebanëve, për t’i shpëtuar rrezikut ndaj jetës thjesht për faktin se janë marrë me një aktivitet të dashur – lojën e futbollit.

Përpjekje ndërkombëtare për të evakuuar anëtaret e ekipit kombëtar të futbollit për femra në Afganistan, së bashku me dhjetëra anëtarë të familjeve të tyre dhe stafin e federatës së futbollit, pësuan një dështim dërrmues javën e kaluar nga sulmi vetëvrasës në aeroportin e Kabulit që vrau 169 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë.

Tani, të frikësuara dhe të dëshpëruara, vajzat mbajnë gjallë një shpresë të vogël se një koalicion i largët me ish-zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane, kongresmenë, aleatë amerikanë, grupe humanitare dhe kapitenen e ekipit kombëtar të femrave në Afganistan mund t’i nxjerrin së bashku me familjet nga Afganistani.

“Ato janë vajza të reja të mrekullueshme të cilat, në vend që të luajnë me shoqet apo të argëtohen me njera-tjetrën, gjenden në një situtë shumë të keqe thjesht për faktin se luajnë futboll,” thotë Robert McCreary, ish-shef i stafit të Kongresit dhe zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin George W. Bush, i cili ka punuar me forcat speciale në Afganistan. “Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur, për t’i sjellë në vend të sigurt”.

Shumica e futbollisteve afgane, nga ekipi kombetar i formuar në 2007, u evakuuan në Australi javën e kaluar.

Por lojtaret e ekipit të shpresave, të moshës 14-16 vjeç dhe familjet e tyre janë po aq të kërcënuara nga talebanët, jo vetëm sepse grave dhe vajzave u ndalohet të luajnë sport, por sepse ato bënin aktivizëm për vajzat dhe angazhoheshin në mënyrë aktive në komunitetet e tyre, thotë Farkhunda Muhtaj, kapitene e ekipit kombëtar të futbollit afgan për femra, e cila jeton në Kanada.

“Ata janë të demoralizuara, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen,” thotë zonja Muhtaj, i cili është në kontakt me vajzat dhe i nxit të ruajnë qetësinë.

Deri tani ka pasur të paktën pesë përpjekje të dështuara për të shpëtuar vajzat, pasi ato u zhvendosën për hir të sigurisë, thanë McCreary dhe Muhtaj. Ata ishin “vetëm pak hapa nga liria,” kur ndodhi shpërthimi vetëvrasës, tha zonja Muhtaj.

Përpjekjet e shpëtimit janë ndërlikuar edhe nga madhësia e grupit – 133 persona, përfshirë 26 pjesëtaret e ekipit të të rejave, si dhe familjarë, të rritur dhe fëmijë, përfshirë edhe foshnja. Shumë prej tyre nuk kanë pasaporta ose dokumentacionin tjetër të nevojshëm për të hipur në avionë që nisen nga Kabuli.

Zoti McCreary tha se misioni – i quajtur Operacioni Topat e Futbollit – vazhdon në bashkëpunim me vende të tjera, me shpresën se vajzat do të vendosen në SHBA.Ai tha se Australia, Franca dhe Katari kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar. Ai gjithashtu u bëri thirrje talebanëve të krijojnë lehtësira për daljen e grupit, duke thënë se kjo do të krijojë vullnet të mirë.

Ish-kapitenia e ekipit kombëtar të futbollit amerikan për femra, Julie Foudy, e cila ka fituar dy herë Kupën e Botës dhe dy herë medalje ari në Olimpike, tha se përpjekjet e shpëtimit “rrisin staturën e këtyre vajzave dhe e vënë theksin tek rëndësia e barazisë gjinore, tek demokracia dhe të gjitha këto gjëra që ne vlerësojmë në këtë vend”.

“Shumë prej nesh mund të ngrihemi si atlete femra – si qenie njerëzore – dhe të themi: ‘Ky është një moment që kërkon prej nesh të bëjmë atë që është e drejtë,’ prandaj absolutisht duhet ta bëjmë,” tha ajo.

Nic McKinley, ish-zyrtar i CIA-s dhe veteran i Forcave Ajrore amerikane, i cili themeloi DeliverFund me qendër në Dallas, një organizatë jofitimprurëse që ka siguruar strehim për 50 familje afgane, tha se ai e kupton përse SHBA ishte e përqendruar në zhvendosjen e afganëve që ndihmuan forcat amerikane, por se edhe të tjerë kanë nevojë për ndihmë.

“Si i bëhet për atë vajzën e vogël që thjesht dëshiron të gjuajë topin me këmbë përreth një fushe dhe ka punuar shumë për ta perfeksionuar këtë aftësi për të konkurruar në rang botëror, e cila e gjen veten papritmas në rrezik vetëm sepse thjesht donte të merrej me sport? ” pyet ai. “E vetmja gjë e keqe që kanë bërë në sytë e talebanëve … është fakti që kanë lindur vajza dhe kishin guximin të ëndërronin të bënin diçka”.

Zoti McCreary thotë se ata që janë angazhuar për t’i shpëtuar ndjehen personalisht përgjegjës sepse SHBA i ndihmoi vajzat të shkonin në shkollë dhe të luanin futboll.

“Tani ne duhet t’i mbrojmë,” tha ai. “Ato nuk duhet të jenë në rrezik për gjëra që vetë ne i ndihmuam t’i bëjnë”.

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë të gjitha vendimet e PZAP-së

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.

Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.

Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën.

Continue Reading

Lajmet

​Më 15 janar do të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Published

on

By

Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” më 15 janar 2022 duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Në Prishtinë, aktivistët e kësaj Qendre qirinjtë do t’i ndezin në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa për të gjithë ata që nuk do të mund t’iu bashkëngjiten kanë apeluar të ndezin qirinjtë në ballkonet e shtëpive.

Në të njëjtën kohë ftojmë shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët e qyteteve të tjera të gjejnë formën e përshtatshme që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënon asnjë vrasje në 2025-ën

Published

on

By

Pas 26 vjetësh, komuna e Pejës, shënon vitin e parë pa asnjë vrasje.

Në një konferencë për media, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton.

Në konferncë ajo ka treguar se për 25 vjet në rajonin e Pejës u shënuan 203 vrasje me 227 viktima.

Duke ditur që regjioni jonë ka qenë më i ndjeshëm në aspektin e veprave penale të rëndë veçanti të vrasjeve. Aty ku shtrihet juridiksioni dhe kompetenca lëndore e territoriale kemi punuar në këtë drejtim dhe sot në praninë  e juaj kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin të prezantojë që pas 26 vjetësh pas luftës viti 2025 evidentohet si viti i vetëm pa asnjë vrasje në rajoni e Pejës. Kjo ka ardh si rezultat i mirëkordinimit institucional dhe thellimit ndërinstitucional me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjetër institucional dhe pa minimizuar asnjëherë bashkëpunimin e ngushtë edhe me qytetarët tanë.  203 vrasje për 25 vite, me 227 viktima për 25 vitesh, është jashtëzakonisht shumë për një rajon siç jemi ne e mos të flasim sa e dhimbshme për familjarët që i kanë përjetuar këto”, tha ajo.

Vuçetaj, shtoi se kjo ka bërë që ta rendit Pejën si rajonin më të qetë.

Ashtu siç shihet viti 2025 është zero vrasje e zero viktima. Kjo tregon se nga rajoni më i nxehtë me më së shumti raste dhe me rastet më të ndjeshme dhe komplekse, falë  punës dhe angazhimit tonë të përbashkët  kemi arrit që vitin 2025 me plotë të drejtë ta marrim epitetin si rajoni më i qetë dhe prokuroria e vetme në sistem prokurorial pa asnjë rast vrasje”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

​Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin

Published

on

By

Nëna e dy djemve binjakë të vrarë në Prizren, Mihrije Daçaj ka kërkuar edhe një herë burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin, i cili akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Pas përfundimit të seancës se sotme të Gjykatës së Apelit, ku është shqyrtuar ankesa ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e Millosh Pleskoviqit, nënë Mihrija ka thënë para mediave se “nuk kam pasur çfarë të shtijë në tokë”.

Unë kërkoj burg përjetë, m’i kanë mbytur dy djemtë, në mal, pa kurrfarë… M’i kanë dërrmuar djemtë, nuk kam pasur çfarë të shtij në tokë“, ka thënë ajo.

Dënim të përjetshëm ka kërkuar edhe avokati Gent Gjini, i cili tha se ky krim është makabër.

“Sot Gjykata e Apelit ka mundësi që të vërtetojë gjërat, sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik të grupit të Arkanoviqëve, sepse zonjës Mihrije ja ka mbytur dy djem të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së qytetit dhe ai krim ka qenë makabër dhe dënimi prej 15 vjetësh është dënim i vogël, e diskriminimi më i madh është se ky po dënohet me ligj të Jugosllavisë e ne pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur e kemi Ligjin e Tribunalit të Hagës, ku këta kriminelë duhet të dënohen me dënim të përjetshëm sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi“, tha ai.

Në seancën e sotme, avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq, ka pretenduar se ky krim nuk është kryer nga Pleskoviqi./Sh.Pajaziti

Avokati Blend Gjini e ka konsideruar “tallje”, per çka paralajmëroi se nuk do të ndalen se kërkuari burgim të përjetshëm.

Avokatja që e mbrojti kriminelin lufte vec na ka prezantuar foto, foto që ka qenë si turist ne Prizren. Do te thotë me këto foto ajo po dëshiron të tregojë se nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e civilëve. Paramendo, po vjen si turist kur ka pasur urdhërarrest, mandej ju ka zbuluar, dhe sot po na tregon avokatja se kam foto se unë kam ardhur si turist edhe çka është më e keqja po thotë ‘ka marrë shumë likes dhe komente nga komentues shqiptarë’, kjo është një tallje me ne, por ne nuk do të ndalemi derisa të kërkojmë burgim të përjetshëm“, përfundoi ai.

Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim, më 31 korrik 2025, ku i njëjti akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara