Lajmet

​OpenAI tani do t’ju lejojë të krijoni video nga sinjalet verbale

Published

on

Udhëheqësi i inteligjencës artificiale OpenAI prezantoi një model të ri të inteligjencës artificiale të quajtur Sora, i cili pretendon se mund të krijojë video “realiste” dhe “imagjinative” 60 sekondash nga kërkesat e tekstit.

Në një postim në blog të mërkurën, kompania tha se Sora është në gjendje të gjenerojë video me gjatësi deri në 60 sekonda nga udhëzimet e tekstit, me aftësinë për të shfaqur skena me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjes dhe detaje të hollësishme të sfondit.

“Modeli e kupton jo vetëm atë që përdoruesi ka kërkuar në kërkesë, por edhe se si ato gjëra ekzistojnë në botën fizike”, thuhej në postimin në blog.

Hayden tha se këto lloje të modeleve të AI mund të kenë një ndikim të madh në tregjet e argëtimit dixhital me përmbajtje të re të personalizuar që transmetohet nëpër kanale.

“Një rast i dukshëm përdorimi është brenda TV; duke krijuar skena të shkurtra për të mbështetur narrativat”, tha Hayden. “Modeli është ende i kufizuar, por tregon drejtimin e tregut”.

Për momentin, mesazhet e OpenAI mbeten të përqendruara te siguria. Kompania tha se planifikon të punojë me një ekip ekspertësh për të testuar modelin më të fundit dhe për të parë nga afër fusha të ndryshme duke përfshirë dezinformimin, përmbajtjen me urrejtje, dhe paragjykimet. Kompania tha se po ndërton gjithashtu mjete për të ndihmuar në zbulimin e informacionit mashtrues.

Sora fillimisht do të vihet në dispozicion të profesorëve të sigurisë kibernetike, të quajtur “ekipet e kuqe”, të cilët mund të vlerësojnë produktin për dëmet ose rreziqet. Po ashtu u jep qasje një numri artistësh vizualë, stilistësh dhe kineastësh për të mbledhur komente se si profesionistët krijues mund ta përdorin atë.

Përditësimi më i fundit vjen ndërsa OpenAI vazhdon të avancojë ChatGPT.

Në fillim të kësaj jave, kompania tha se po teston një veçori në të cilën përdoruesit mund të kontrollojnë kujtesën e ChatGPT, duke i lejuar ata të kërkojnë që platforma të kujtojë bisedat për t’i bërë bisedat e ardhshme më të personalizuara ose t’i thotë të harrojë atë që u diskutua më parë.

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre zyrtarë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e FBI-së, vlerësohet partneriteti me SHBA-në

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se tre zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

“Krenarë të festojmë diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë nga Akademia Kombëtare e FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në zbatimin e ligjit, me një nga rrjetet më të mëdha të alumni-t të Akademisë Kombëtare të FBI-së në botë. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.

Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës. /KosovaPress/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Javën e ardhshme pritet drafti i parë i strategjisë për Apelin dhe Ligjit për Specialen

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të pranohen drafti i parë i strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë dhe drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Kuvend për Ligjin për Specialen, Kurti ka thënë se ai është hartuar pas pakënaqësisë me aktgjykimin e 16 shtatorit, por ka theksuar se që nga fillimi kishte shprehur rezerva për këtë nismë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se në grupin punues për strategjinë janë të përfshirë përfaqësues të ndryshëm, ndërsa drafti i ri i ligjit pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh.

Kurti ka përsëritur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Dhomat e Specializuara që nga viti 2015, duke e cilësuar këtë gjykatë si të pazakontë.

Ai ka përmendur edhe raportin e vitit 2008 për pretendimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se hulumtimet e zhvilluara nuk kishin gjetur dëshmi për këto pretendime.

Sipas Kurtit, çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbetet ndër pikat që duhet të trajtohen në procesin e Apelit. Ai ka shprehur bindjen se vendimi i 16 shtatorit duhet të korrigjohet në Apel, proces për të cilin ka thënë se pritet të zhvillohet gjatë vitit 2027./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara