Mobile

OnePlus rivalizon Apple dhe Samsung me tabletin e parë

OnePlus Pad vjen me ekran 11.6-inç me një raport të pazakontë 7:5 dhe frekuencë rifreskimi prej 144Hz.

Publikuar

OnePlus më në fund është gati të zbulojë tabletin e saj të parë dhe është aq i ndryshëm saqë ja vlen të konsiderohet në një det tabletësh Android.

OnePlus Pad vjen me ekran 11.6-inç me një raport të pazakontë 7:5 dhe frekuencë rifreskimi prej 144Hz. Dizajni e bën më të lehtë të mbahet në duar falë skajeve 2.5D dhe një kamër të pasme e cila nuk do të përfundojë pas gishtave tuaj.

Disa detaje teknike nuk janë të disponueshme në këto moment por OnePlus Pad do të fuqizohet nga çipi MediaTek Dimensity 9000 dhe 12GB RAM. Jetëgjatësia e baterisë pritet të jetë e lartë falë kapacitetit 9510 mAh me deri në 14.5 orë duke parë video.

Gjithashtu falë karikimit 67W SuperVOOC mund të shkojë në 100 përqind në 80 minuta. Me Dolby Atmos, tableti premton audio cinematike.

OnePlus Pad vjen me lapsin Stylus dhe një tastierë magnetike, dhe kështu përdoruesit nuk kanë pse të blejnë aksesorë më vete. Softueri do të jetë shumë familjar për përdoruesit të cilët kanë një telefon OnePlus.

Çmimet dhe datat e debutimit mbeten enigmë për momentin. /PCWorld Albanian

Internet

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i mundshëm i TikTok-ut “shkelje e fjalës së lirë”

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë.

Publikuar

nga

TikTok thotë se ndalimi i mundshëm i aplikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsiderohet “shkelje e fjalës së lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të shtunën për të ndaluar TikTok-un nëse pronari i aplikacionit nuk i ndërpret lidhjet me Kinën.

Legjislacioni është pjesë e një pakete të politikës së jashtme të SHBA-së, ku mes tjerash përfshihej ndihma për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj që në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë. Ata pretendojnë se pronari i TikTok, Bytedance, është i nënshtruar ndaj Pekinit – akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Mobile

​Pas një viti të zymtë Samsung parashikon rritje 900 për qind në fitim

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore vlerëson se fitimi i tij operativ është rritur në 6.6 trilionë won korean (monedha zyrtare e Koresë së Jugut).

Publikuar

nga

Samsung Electronics ka thënë se pret të raportojë një rritje të madhe të fitimit të saj operativ në tremujorin e parë, duke ofruar shpresa për një rikuperim të fortë pas një viti të zymtë në vitin 2023.

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore vlerëson se fitimi i tij operativ është rritur në 6.6 trilionë won korean (monedha zyrtare e Koresë së Jugut) në tremujorin janar-mars, nga 0.64 trilion won të raportuar një vit më parë, sipas një udhëzimi fitimi të publikuar të premten. Parashikimi është më i lartë se vlerësimet e konsensusit prej 5.4 trilionë fitimesh nga FactSet.

Shitjet pritet të jenë rritur me më shumë se 11% në 71 trilionë won. Kompania pritet të publikojë rezultatet e detajuara të fitimeve më vonë këtë muaj.

Parashikimi optimist vjen pasi Samsung raportoi katër tremujorë radhazi të fitimeve në rënie, por kompania është optimiste për këtë vit dhe tha në janar se pret një ringjallje të kërkesës për pajisjet celulare, veçanërisht me paraqitjen e produkteve të reja si telefonat e zgjuar me inteligjencë artificiale.

Kompania gjithashtu pret që biznesi i saj i çipave të rimëkëmbet këtë vit “përkundër pengesave të ndryshme të mundshme, duke përfshirë politikat e normave të interesit dhe çështjet gjeopolitike”, ka shtuar kompania.

Vazhdo të lexosh

Mobile

​SHBA padit Apple

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një padi kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të telefonave të zgjuar dhe shtypjen e konkurrencës.

Padia pretendon se kompania përdori fuqinë e saj për të kufizuar konkurrentët, si dhe opsionet në dispozicion të konsumatorëve.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Kjo është hera e tretë që kompania paditet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që nga viti 2009.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fortnite do të kthehet në iPhone në BE

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple.

Publikuar

nga

Videoloja e famshme Fortnite do të rikthehet në iPhone pas një mungese katërvjeçare. Sipas një ligji të ri të Bashkimit Evropian (BE), i krijuar për të rritur konkurrencën, zhvilluesit Epic Games do t’i mundësohet të drejtojë dyqanin e vet të aplikacioneve në pajisjet Apple.

Aktualisht, kushdo që ka iPhone mund të shkarkojë aplikacione vetëm nga App Store i Apple. Por Apple duhet t’ua mundësojë klientëve të saj të qasen në dyqanet alternative të aplikacioneve në pajisjet iOS të blera në BE nga muaji mars.

Apple u angazhua vazhdimisht që përmes rregullave të saj të mbrojë sigurinë e përdoruesve.

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple. Nuk ka qenë i disponueshëm në App Store që nga viti 2020, megjithëse është e mundur të luhet përmes ueb-it./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara